Nga farmakologjia vijnė disa kėshilla pėr ortodontistėt

Ortodonci dhe gnatologji | 23 Korrik 2019 |

Nga farmakologjia vijnė disa kėshilla pėr ortodontistėt

Nga Debora Bellinzani


Nė ditėt e sotme njihet qė bifosfonatet frenojnė lėvizjen ortodontike, por ka pak njohuri rreth efekteve tė mundshme tė ngjashme me produktet nga substanca tė tjera: por a ekzistojnė edhe barna tė tjera qė mund tė interferojnė me punėn e ortodontistit?
Edhe pse janė ende tė pakta studimet shkencore nė lidhje me kėtė temė, pėrgjigjja ėshtė po. Literatura e disponueshme deri mė tani, ėshtė treguar nga njė rishikim sistematik nga American Journal of Orthodontics and Dentofacial Orthopedics, duke indikuar qartėsisht jo vetėm qė ka barna qė frenojnė lėvizjen ortodontike derisa e bllokojnė plotėsisht, por edhe qė ekzistojnė medikamente dhe integratorė ushqimorė qė mund ta favorizojnė duke ndėrhyrė tė mėnyrė tė konsiderueshme me trajtimet ortodontike.
"Deri nė vitet '90 ndėrveprimi ndėrmjet barnave dhe lėvizjes ortodontike nuk konsiderohej njė argument studimi apo mė saktė deri atėherė janė ndeshur nė literaturė vetėm paraqitje tė disa rasteve klinike tė izoluara, qė sidoqoftė kanė nxitur interesin nė lidhje me kėtė temė," - tregon Theodosia Bartzela, docente nė departamentin e ortodoncisė dhe biologjisė orale nė Radboud University Nijmegen Medical Centre nė Nijmegen, Hollandė. "Njė shembull i njohur i pėrshkruar nė literaturė ėshtė rasti i njė pacienteje nė menopauzė, e cila po ndiqte njė terapi me bazė estrogjeni pėr tė luftuar osteoporozėn, i ėshtė ngadalėsuar lėvizja ortodontike e parashikuar nga ortodontisti qė e ndiqte, ndėrkohė qė njė rast tjetėr qė lidhet me njė paciente tė prekur nga tumori ka dėshmuar ndalimin total tė lėvizjes ortodontike pas fillimit tė njė terapie me injektime tė acidit zelendronik, njė bifosfonat qė ėshtė i aftė tė ndalojnė riabsorbimin e osteoklasteve, qė nė kėtė rast ėshtė dhėnė pėr tė ndaluar metastazėn kockore."


Por merita e kėtij rishikimi ėshtė se nuk e ka limituar hetimin e barnave qė veprojnė pak a shumė direkt tek indet kockore, por e ka zgjeruar te medikamentet mė tė zakonshme si analgjezikė dhe anti-inflamatorė, qė shpesh janė pėrdorur nga pacientėt nė mėnyrė tė vazhdueshme edhe pa recetė nga mjeku.
"Duhet tė fillojmė duke thėnė edhe se pjesa mė e madhe e 49 studimeve qė janė pėrfshirė nė rishikim janė kryer te kafshėt, pasi ne besojmė se rigoroziteti i tyre dhe shuma e rezultateve na lejojnė tė nxjerrim disa konkluzione qė mund tė shtrihen te njeriu," - saktėson docenti.
"Nga kėto rezultate mund tė dalim nė pėrfundimin se kortikosteroidet, hormoni i paratiroides, tiroksina dhe eicosanoids favorizojnė lėvizjen ortodontike, ndėrsa estrogjenėt e reduktojnė. Pėr mė tepėr rezulton qė barnat anti-inflamatore jo-steroidale (Fans) kanė fuqinė pėr tė zvogėluar lėvizjen ortodontike, ndėrsa disa anti-inflamatorė dhe analgjezikė tė njė klase tjetėr, si paracetamoli, kanė treguar se nuk interferojnė nė ndonjė mėnyrė me tė. Edhe integratorėt e dietės mund tė kenė efekte nė lėvizjen e parashikuar nga ortodontisti, pėr shembull vitamina D3 ka treguar se stimulon lėvizjen ortodontike, ndėrsa kalciumi provokon njė reduktim."


Duke qenė se nuk ka punime tė detajuara pėrpara se tė krijohen udhėzime tė vlefshme pėr praktikėn e ortodontistit, kėrkuesit sidoqoftė kanė trajtuar disa konkluzione nga rezultatet e rishikimit. "Ngaqė numri i pacientėve qė pėrdorin barna rregullisht, edhe pa recetė nga mjeku ėshtė nė rritje tė vazhdueshme si pasojė edhe ortodontistėt janė gjithnjė e mė shumė duke u marrė me kėtė kategori personash. Vetėm se disa herė nuk e dinė: ndaj ėshtė mirė qė tė pyetet gjithnjė pacienti nėse po merr barna dhe se cilat po merr, sidomos nėse mendon se trajtimi nuk do i arrijė rezultatet e parashikuara nė kohėn qė ėshtė menduar. Pėr mė tepėr, edhe nėse indikacionet e pėrdorshme nė praktikė janė ende tė pakta, mendojmė se mund tė jetė njė sugjerim i mirė pėrdorimi i paracetamolit si analgjezik, nga momenti qė nuk ka treguar ndonjė ndėrveprim me lėvizjen ortodontike."

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 42 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D