Ērregullimet e gjumit te fėmijėt: shkaqet, pasojat dhe trajtimi

Ortodonci dhe gnatologji | 28 Qershor 2019 |

Ērregullimet e gjumit te fėmijėt: shkaqet, pasojat dhe trajtimi

Nga Lara Figini


Studime tė ndryshme nė literaturė kanė nxjerrė qė edhe te fėmijėt gėrhitja dhe apnea obstruktive e gjumit (OSA) janė tė shpeshta, me njė prevalencė 27% dhe 5,7% respektivisht. Risku i OSA ėshtė njė problem edhe pėr fėmijėt dhe ėshtė theksuar edhe nė eventin e organizuar nė Dhomėn e Deputetėve nga On. Rossana Boldi.

Kjo problematikė trajtohet me detaje nė njė artikull tė publikuar nė European Journal of Paediatric Dentistry nė mars 2019 nga prof. Luigi Paglia. Kėto ērregullime tė gjumit mund tė lidhen me hipertrofinė adeno-tonsilare, alergjitė e rrugėve tė sipėrme ajrore, obezitetin dhe anomalitė dento-skeletike.

Pasojat klinike tė ērregullimeve tė gjumit te fėmijėt janė pėrgjumja dhe ērregullimet konjitive, por edhe ērregullimet nė sjellje gjatė ditės me rezultat shpėrqendrimin nė shkollė. Pasoja tė tjera mund tė jenė ndryshime nė rritjen kranio-faciale, influencė negative nė shėndetin e pėrgjithshėm dhe nė zhvillimin e fėmijės. Ndaj apnea obstruktive e gjumit konsiderohet tashmė njė sindromė neuro-komportamentale. Studime tė shumta nė literaturė kanė konsoliduar tashmė lidhjen ndėrmjet obezitetit dhe ērregullimeve tė gjumit qė lidhen me respirimin nė moshė pediatrike, si edhe komorbitetin ndėrmjet OSA dhe bruksizmit nokturn.

Njė shkak i rėndėsishėm i OSA ėshtė rezistenca mė e madhe e rrugėve tė sipėrme ajrore, qė mund tė vijė pėr shkak tė pranisė sė njė qiellze tė kontraktuar dhe mandibulė tė vogėl ose tė retropozicionuar, hipertrofi adeno-tonsilare dhe ose njė kombinim i atyre qė u pėrmendėn mė lart. Tė gjithė kėto faktorė mund tė identifikohen dhe trajtohen nga dentisti, nė bashkėpunim me otorinolaringologun dhe pediatrin.

Pedodontistėt kanė njė rol tė rėndėsishėm nė diagnozėn e ērregullimeve tė gjumit qė lidhen me respirimin nėpėrmjet vlerėsimit tė faktorėve predispozues skeletikė, veēanėrisht nė rastin e maksilės sė kontraktuar dhe mandibulės sė vogėl dhe/ose tė retropozicionuar. Trajtimi dentar dhe ortodontik, sė bashku me vizitėn te njė otorinolaringolog dhe duke kontrolluar peshėn trupore ėshtė nė gjendje tė zgjidhė problemin respirator dhe pasojat e mundshme klinike.

Pėr mė tepėr:
Eur J Paediatr Dent. 2019 Mar;20(1):5. Respiratory sleep disorders in children and role of the paediatric dentist. Paglia L.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 41 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D