Sa tė sinqertė janė pacientėt me dentistin nė lidhje me gjendjen e shėndetit tė tyre tė pėrgjithshėm

| 20 Nėntor 2019 |

Sa tė sinqertė janė pacientėt me dentistin nė lidhje me gjendjen e shėndetit tė tyre tė pėrgjithshėm

Nga Lara Figini


Thuhet shpesh qė kaviteti oral ėshtė dritarja e shėndetit tė pėrgjithshėm dhe kushtet sistemike kanė shumė manifestime orale. Por pėr fat tė keq, integrimi i kartelave mjekėsore klinike elektronike dhe atyre diagnostikuese ėshtė ende nė fillim.

Informacionet mjekėsore tė paplotėsuara ose ende mė keq, informacionet e gabuara qė i jepen profesionistėve nga pacientėt mund tė reduktojnė cilėsinė dhe rezultatet e kurave dhe mund tė ēojnė nė efekte anėsore tė rrezikshme.

Diabeti dhe hipertensioni janė dy patologjitė sistemike kronike mė tė rėndėsishme dhe tė shpeshta qė mund tė ndėrhyjnė gjatė kurave stomatologjike.

Ėshtė vėnė re, pėr shembull, qė pacientėt me diabet tė pakontrolluar kanė njė tolerancė nė nivele tė ulėta pėr ngarkesėn bakteriale dhe nė kėto raste mund tė jetė e nevojshme njė mbėshtetje nga antibiotikėt pėrpara dhe pas procedurave kirurgjikale pėr tė kompensuar pėrgjigjen defiēitare tė sistemit imunitar.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim, tė publikuar nė JDR Clinical and Translational Research nė shtator 2019, autorėt kanė kėrkuar qė tė pėrcaktojnė sesa probleme mund t'i krijojė dentistit njė deklaratė e gabuar nga ana e pacientit mbi kushtet e tij tė shėndetit tė pėrgjithshėm.

Autorėt kanė marrė nė konsideratė dhe kanė vlerėsuar dy kushte tė zakonshme, hipertensionin dhe diabetin e kanė krahasuar tė dhėnat e shėndetit tė pėrgjithshėm qė janė marrė nga pacientėt nė momentin e vizitės sė parė stomatologjike, gjatė grumbullimit tė anamnezės mjekėsore, me ato qė janė tė pranishme nė kartelat klinike tė pacientėve qė janė vizituar mė parė nė klinikėn mjekėsore tė University of Texas dhe qė janė kuruar mė pas nga University of Texas Health Science Center at Houston School of Dentistry.

Autorėt kanė identifikuar 1013 pacientė me kushte tė zakonshme tė diabetit, hipertensionit ose tė tė dyjave dhe nėpėrmjet analizės sė tė dhėnave krahasuese kanė identifikuar pėrqindjen e individėve me diagnozė tė mėparshme mjekėsore tė diabetit dhe/ose hipertensionit (tė kryer nga mjekėt e tyre) por qė nuk ja kanė referuar kėto informacione stomatologut.

Rezultate
Nga pacientėt me diabet, 15,1% kanė gėnjyer dentistin pėr gjendjen e tyre, ashtu si 29% nuk kanė referuar pėr gjendjen e tyre tė hipertensionit.

Nuk janė gjetur lidhje ndėrmjet gjinisė dhe deklaratave tė gabuara mbi hipertensionin apo diabetin, ndėrsa pėrqindja e gabimeve pėr hipertensionin duket se zvogėlohet me rritjen e moshės.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzione se njė pjesė jo e vogėl e pacientėve referon nė mėnyrė tė gabuar ose jo tė plotė tė dhėnat nė lidhje me gjendjet mjekėsore sistemike gjatė fazės sė plotėsimit tė anamnezės nė klinikat stomatologjike.

Implikimet klinike
Njė raportim i pasaktė i gjendjeve mjekėsore nga ana e pacientėve mund tė ketė rezultate negative nė nivelin stomatologjik.

Dalim nė pėrfundimin se do tė ishte e pėrshtatshme qė tė shtohet cilėsia e ndihmės shėndetėsore duke mbėshtetur integrimin e stomatologjisė nė mėnyrė tė tillė qė tė shmangen mospėrputhjet ndėrmjet tė dhėnave mjekėsore elektronike tė pacientėve dhe atyre tė shėndetit tė pėrgjithshėm qė i referohen dentistit.

Pėr mė shumė informacione: Adibi S, Li M, Salazar N, Seferovic D, Kookal K, Holland JN, Walji M, Farach-Carson MC. Medical and dental electronic health record reporting discrepancies in integrated patient care. JDR Clin Trans Res 2019 Sep 27.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 28 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D