Dezinfektimi ambiental, sistemet e ajrit tė kondicionuar dhe marrėdhėnia e tyre me shpėrthimin e COVID-19

Higjiena dhe Parandalimi | 1 Shtator 2020 |

Dezinfektimi ambiental, sistemet e ajrit tė kondicionuar dhe marrėdhėnia e tyre me shpėrthimin e COVID-19

Njė artikull i publikuar nė MAXILLARIS nga: Dr. Carlos A. Vivas Mefle, Dr. Javier Valdepeńas Morales, Dr. Maria Victoria Mateos Moreno dhe Dr. Victor Tapias Perero


Dy rrugėt kryesore qė njihen pėr transmetimin e SARS-CoV-2 te njerėzit janė rruga respiratore me anė tė transmetimit direkt tė sekrecioneve respiratore (spėrklat respiratore) ndėrmjet njerėzve dhe rruga e kontaktit me mukozėn (sytė, hunda ose goja) nėpėrmjet duarve.
Spėrklat respiratore qė pėrmbajnė virusin janė gjeneruar nga kollitja, tėshtimat ose nga e folura e njė personi tė sėmurė. Nga ana tjetėr, dihet qė SARS-CoV-2 mund tė transmetohet nėpėrmjet njė konglomerati spėrklash me pėrmasa tė ndryshme qė shoqėrohen nga fluide dhe substanca tė tjera, tė njohura si bioaerosole. Megjithėse nuk ėshtė konfirmuar qė ato janė njė formė e transmetimit tė virusit nėpėrmjet ajrit, kjo rrugė konsiderohet si njė mekanizėm transmetimi potencialisht i rrezikshėm, veēanėrisht nė fushėn e stomatologjisė, me procedurat e shpeshta qė prodhojnė aerosole. Prandaj nevojiten masa specifike pėr parandalimin e pėrhapjes sė virusit nė klinikėn dentare.

Pėr parandalimin e infeksionit tė kryqėzuar nė klinikė duhen disa zgjidhje tė ndryshme, duke pėrfshirė pėrdorimin e rrezeve ultravjollcė, filtrave dhe modifikimin e sistemeve tė ajrit tė kondicionuar, pastruesve tė ajrit dhe pėrdorimin e ozonit. Nė kėtė artikull ne do tė pėrpiqemi qė tė sqarojmė dyshimet kryesore qė kanė lindur nė kėtė sektor. ASHRAE (American Society Of Heating, Refrigerating and AC Engineers), shoqata mė e rėndėsishme pėr sektorin e ajrit tė kondicionuar dhe shoqata tė tjera tė ngjashme promovojnė veprimet e kontrollit pandemik nė politikat e tyre, duke vendosur burimet teknike qė nevojiten pėr tė adresuar sfidat pandemike, nė lidhje me efektet e ajrit tė kondicinuar te transmetimi i sėmundjes. Kėto strategji do tė jenė pjesė e njė grupi masash pėr tė parandaluar pėrhapjen e virusit, bashkė me pėrdorimin e pajisjeve tė tjera pėr mbrojtjen personale gjatė punės ku ekziston ekspozimi i mundshėm ndaj tij, siē ndodh nė fushėn dentare. Nė varėsi tė llojit tė klinikės, do tė ketė mė pak apo mė shumė masa tė mundshme.

Dy parametrat qė do tė pėrkufizojnė kryesisht sesi do tė pėrshtaten konsultimet dentare janė:
- Tipi i ventilimit: natyral, mekanik apo hibrid;
- Tipi i instalimit tė ajrit tė kondicionuar (A/C).

Cili lloj ventilimi ėshtė mė i pėrshtatshėm nė klinikat tona?
Parimi bazė ėshtė qė tė shtohet ventilimi i klinikave tona, duke i dhėnė prioritet ventilimit natyral. Pėr njė ekspert ėshtė e rėndėsishme qė tė vlerėsojė karakteristikat individuale tė secilės klinikė pėr tė pėrcaktuar nėse ka ventilimin e duhur. Ventilimi natyral ėshtė i pėrshtatshėm kur kemi hapėsira qė lejojnė qarkullimin e ajrit dhe ka dritare qė mund tė qėndrojnė hapur. Nė kėtė rast, duhet tė bėhet ventilimi pas ēdo trajtimi duke mbajtur derėn e sallės operative mbyllur pėr tė parandaluar pėrhapjen e kontaminantėve nė dhomat e tjera. Nėse nuk janė prodhuar aerosolė, koha e kėrkuar pėr ventilimin do tė jetė rreth 15 minuta, nė varėsi tė karakteristikave teknike tė sallės operative dhe tė klimės sė jashtme. Ventilimi do tė kryhet sapo tė largohet pacienti nga dhoma. Nga ana tjetėr nėse kemi kryer njė procedurė qė ka prodhuar aerosolė, koha e ventilimit ėshtė tė paktėn 1 orė sipas shumė autorėve dhe rekomandohet gjithashtu rrezatimi me dritė utravjollcė (UV) tė spektrit C nė sallėn operative pėrpara ventilimit dhe sapo pacienti dhe mjeku tė kenė dalė nga dhoma. Disa sisteme profesionale tė llambave UVC mund tė rekomandohen, siē janė edhe ato qė ofrohen nga College of Dentists and Stomatologists of Catalonia (COEC). Gamat e fuqisė janė pothuajse 180 W dhe shėrbejnė pėr tė sterilizuar ajrin nė sipėrfaqe pothuajse 8 metra katrorė nė zonėn e aerolizuar, pėrafėrsisht pėr 6 minuta. Nėse ka hapėsirė mė tė madhe kėrkesat pėr kohėn apo fuqinė do tė rriten. Idealja do tė ishte qė pajisjet tė jenė pranė burimit tė prodhimit tė aerosolit, qė nuk ėshtė i drejtuar. Si pasojė, do tė jetė e nevojshme qė tė pastrohen dhe tė dezinfektohen sipėrfaqet.
Nė hapėsirat e mbyllura ose tek ato me ventilim natyral tė papėrshtatshėm, nėse nuk ka lloje tė tjera ventilimi, prania e purifikuesve tė ajrit mund tė jetė e nevojshme. Karakteristika kryesore qė mund tė kenė ėshtė njė set i pėrshtatshėm i filtrave HEPA H14 ose ULPA 15. Karakteristika tė tjera tė rekomanduara janė prania e dritės UVC, energjia katalitike ose lėshimi i ozonit tė ngecur nė purifikues dhe qė ka njė fluks ajri tė pėrshtatshėm nė vėllim dhe tė orientuar drejt zonės qė do tė purifikohet. Pėr mė tepėr, ata kėrkojnė mirėmbajtje konstante me ndryshime periodike tė filtrave dhe kanė njė kosto tė lartė ekonomike, prandaj pėrdorimi i tyre mund tė jetė i diskutueshėm.

Nga ana tjetėr, kur ventilimi natyral nuk ėshtė i pėrshtatshėm, zakonisht instalohet ventilimi mekanik dhe ventilimi hibrid. Ventilimi hibrid vepron njėsoj si ai natyral nėn kushtet e temperaturės dhe presionit tė favorshėm si edhe si ventilim mekanik kur kėto kushte nuk ekzistojnė. Ventilimi mekanik punon edhe pėr insuflacionin e ajrit edhe pėr nxjerrjen e tij. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė hyrja dhe dalja e ajrit tė ndahen me tė paktėn 2 metra pėr tė shmangur kontaminimin e ajrit tė pastėr. Nėse ne kemi kėto dalje ėshtė e kėshillueshme qė tė instalohen filtra me efikasitet tė lartė. Pėr shembull, njė filtėr e hollė e klasit F9 ėshtė nė gjendje qė tė mbajė 70% dhe 80% tė pjesėzave 0.1 micron; por sidoqoftė njė filtėr e klasit F7 do tė jetė nė gjendje tė mbajė vetėm 50-60%. Si njė komplement opsional ndaj kėtyre, ėshtė e mundur ndonjėherė qė tė vendoset njė filtėr HEPA pėr filtrimin pėrfundimtar nė instalimet kritike. Njė sistem filtrash pėr dezinfektimin mund tė ulė mė tej kostot.
Idealja do tė ishte, nėse ventilimi mekanik apo ai hibrid ėshtė i disponueshėm, qė tė shmanget riqarkullimi i ajrit, duke u munduar qė tė nxirret i gjithė ajri i ndenjur pa e inkorporuar atė sėrish nė sistem. Nė rastin ku ventilimi ėshtė mekanik me fluks tė dyfishtė, ku flukset e hyrjes dhe daljes kalojnė nga i njėjti qark, nuk mund tė realizohet anulimi i kėtij riqarkullimi nėse duam tė mbajmė nė punė ventilimin. Nė ventilimin mekanik me fluks tė dyfishtė ka njė fluks tė ajrit tė pastėr qė vjen nga jashtė ndertesės nė brendėsi tė saj dhe njė tjetėr fluks me ajrin e ndjenjur qė nxirret me anė tė valvulave mekanike dhe freskueseve. Ky sistem nė dukje i papėrshkueshėm nga uji mund tė vuajė nga kontaminimi te kėmbyesit e nxehtėsisė, qė janė pajisje qė ndihmojnė nė ruajtjen e energjisė termale si nė dimėr ashtu edhe nė verė. Ndonjėherė, te kėto kėmbyes mungesa e ajrit tė ndjenjur mund tė bėjė qė tė pėrzihet me ajrin e pastėr duke e kontaminuar atė, prandaj ne rekomandojmė qė tė kontrollohet nė mėnyrė periodike pėr tė parė nėse kemi pasur tė bėjmė me njė mungesė tė tillė. Nėse keni kėmbyes entalpik, ato duhet tė fiken sepse pėr shkak tė dezajnit tė tyre ėshtė shumė i mundur kontaminimi i ajrit qė futet.

A mund tė pėrdorim ajrin e kondicionuar nė klinikat dentare?
HVAC, nė anglisht ekuivalentja e termit Heating, Ventilating And Air Conditioning (HVAC), konsiston nė krijimin e temperaturės, lagėshtisė dhe pastėrtisė sė ajrit tė pėrshtatshme pėr komfortin dhe mirėmbajtjen e cilėsisė sė ajrit tė brendshėm njėsoj si ai jashtė. Kjo pėrfshin tre faktorė kryesorė: ventilimin, ngrohjen nė dimėr ose ajrin e kondicionuar dhe ftohjen nė verė ose ajrin e kondicionuar. Nė lidhje me kėtė dhe veēanėrisht me ftohjen, duhet tė flasim pėr sistemet e ajrit tė kondicionuar (A/C), duke qenė se ky ėshtė njė koncept qė reflekton nė tė vėrtetė ajrin e kondicionuar gjatė gjithė vitit.
Sipas ASHRAE, ngrohja e ndėrtesave, ventilimi ose sistemet A/C (ftohja nė verė apo ajri i kondicionuar) nuk duhet tė ndalohet si njė masė pėr parandalimin e pėrhapjes sė SARS-CoV-2, pėr shkak tė problemeve tė tjera shėndetėsore.

Pėrdorimi i A/C nuk pėrjashon vazhdimėsinė pėr tė ofruar sa mė shumė ajėr tė freskėt qė tė jetė e mundur nga jashtė, duke hapur dritaret edhe nėse kemi disa shqetėsime termale. Nė sistemet A/C tė qendėrzuara nėpėrmjet kanaleve, riqarkullimi duhet tė anulohet pėr tė shmangur pėrhapjen e pjesėzave kontagioze nė dhomat e tjera dhe ėshtė e pėrshtatshme qė tė vlerėsohet vendosja e aksesorit tė tipit tė filtrave HEPA nė sistemet e ventilimit.
Nė A/C me shumė ndarje ose me ndarje individuale, ajri mund tė pėrdoret nė mėnyrė perfekte pa nevojėn e anulimit tė riqarkullimit sepse lėvizja e tij ėshtė e limituar nė dhomė kur janė tė vendosura pajisje.
Nuk duhet tė harrojmė as njė shtyllė shumė tė rėndėsishme siē ėshtė mirėmbajtja e vetė sistemit, qė duhet tė kryhet nė mėnyrė periodike nga njė profesionist ekspert. Nėse riqarkullimi i ajrit ėshtė anashkaluar dhe ajri i pastėr ėshtė pėrdorur vetėm pėr ventilim, nuk duhet tė krijohet njė protokoll mė i gjerė nė kanalet e pastrimit dhe procedurat e mirėmbajtjes. Nė lidhje me filrat e ajrit jashtė qė janė tė pranishme nė sistemet moderne, nuk ėshtė e nevojshme qė ato tė zėvendėsohen shpesh, por vetėm kur kalohen limitet e presionit ose kohės, gjithmonė nė pėrputhje me mirėmbajtjen e caktuar.

A ėshtė i kėshillueshėm pėrdorimi i ozonit si njė dezinfektant ambiental nė klinikė?
Ne mendojmė se duhet tė shmangen metodat e dezinfektimit duke qenė se ka njerėz nė kėto ambiente, pasi potenciali toksik nėse pėrdoret nė sasitė e nevojshme mund tė jetė vrastar. Prandaj European Chemical Agency nuk e pranon atė si njė biocid dhe pėrdorimi i tij nuk duhet tė rekomandohet. Avantazhet e ozonit pėr ata qė e mbrojnė janė qė brenda njė kohe tė shkurtėr ai arrin nivele tė rėndėsishme qė janė tė nevojshme pėr tė inaktivizuar virusin dhe mund tė dezinfektojė zonat me hije, por duhen rreth 30 minuta qė ai tė shpėrndahet. Nėse ende dėshironi qė ta pėrdorni atė atėherė bėjeni nė fund tė ditės, me njė kohėmatės dhe kurrė kur keni njerėz nė ambientet e klinikės.

Artikulli origjinal nga Maxillaris: https://www.maxillaris.com/maximas-20200529-Desinfeccion-ambiental-sistemas-de-climatizacion-y-su-relacion-con-el-brote-de-COVID-19.aspx

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 33 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D