Eruptimi i dhėmbėve tė qumėshtit dhe shfaqja e temperaturės: lidhja reale?


|

Pedodonci | 8 Shkurt 2018 |

Eruptimi i dhėmbėve tė qumėshtit dhe shfaqja e temperaturės: lidhja reale?

Lara Figini


Eruptimi dentar ėshtė njė proces fiziologjik natyral qė fillon me dhėmbin e parė qė 4 deri nė 10 muaj dhe plotėsohet normalisht, pėr dhėmbėt e qumėshtit, brenda moshės 30 muaj tė fėmijės. Procesi i eruptimit tė dhėmbėve primarė ėshtė shpesh i lidhur me disa simptoma qė pėrfshijnė irritim, inflamacion gingival, rritje tė prodhimit tė pėshtymės, gjumė i shqetėsuar, diarre, humbje e oreksit dhe temperaturė. Ndėr simptomat, ajo qė raportohet mė shpesh nga prindėrit ėshtė temperatura (Ramos-Jorge 2011).

Me temperaturė pėrkufizohet temperatura trupore mbi 98,6 ° F (37 ° C).

Nėse rritja e temperaturės ėshtė e lidhur apo jo me eruptimin e dhėmbėve tė qumėshtit ėshtė njė pyetje qė ėshtė debatuar gjerėsisht por qė gjen pėrgjigje kontradiktore nė literaturė; disa studime raportojnė ekzistencėn reale tė kėsaj lidhje, ndėrsa tė tjera jo. Duhet tė themi se te tė porsalindurit nuk ėshtė kaq e thjeshtė tė matim nė mėnyrė korrekte temperaturėn (larg vakteve, nga gjumi, nga e qara etj...), gjithashtu tė shumta janė mėnyrat e mundshme tė matjes: nė sqetull, rektale, orale, frontale, nė vesh, nga kontakti dermik. Matja nė sqetull pėr shembull rezulton mė pak invazive, por nuk reflekton temperaturėn e brendshme dhe ėshtė nė pjesėn mė tė madhe e influencuar nga temperatura e ambientit dhe nga aktiviteti i enėve tė gjakut. Matja rektale te tė porsalindurit ėshtė me shumė mundėsi ajo mė e besueshmja por edhe mė invazivja dhe duhet konsideruar se temperatura nė nivel anal ėshtė mė e lartė me rreth 1 ° F (0,5 ° C) nga temperatura orale dhe me 2 ° F (1 ° C) mė e lartė se ajo nė sqetull.

Pra rritja e temperaturės qė lidhet me eruptimin dentar ėshtė vetėm njė besim popullor i pėrhapur apo gjen komente reale shkencore?

Nė njė rishikim sistematik tė publikuar nė International Journal of Clinical Pediatric Dentistry, shtator 2017, kėrkohet qė t'i jepet njė pėrgjigje.

Autorėt kanė kryer njė kėrkim bibliografik nėpėrmjet Pubmed, MEDLINE, Web of Science, Scopus dhe Cochrane regjistėr nga tė gjithė studimet e publikuara nė gjuhėn angleze pėr sa i pėrket lidhjes sė mundshme midis shfaqjes sė temperaturės gjatė eruptimit tė dhėmbėve tė qumėshtit. Janė pėrfshirė studime qė kanė tė bėjnė me pacientė me sindroma apo pacientė me ēfarėdolloj patologjie sistemike. Metanalizat janė kryer me Review Manager (versioni 5.3). Vetėm studimet qė kanė raportuar rezultate si tė dhėna diktomike janė analizuar me Cochran-Test tė Mantel-Haenszel nė funksionin e metanalizės sė Review Manager 5.3.

Kėrkimi ka identifikuar 83 studime potenciale. Vetėm 6 studime janė seleksionuar dhe pėrfshirė nė rishikimin final pėr sa janė gjykuar tė rėndėsishėm. Nė metanalizėn kompleksive nuk ėshtė hasur asnjė lidhje [OR = 1,32 (0,88-1,96)] midis temperaturės dhe erupsionit tė dhėmbėve tė qumėshtit. Megjithatė nė analizėn e nėngrupeve, nėse do tė ishte pėrdorur metoda rektale pėr matjen e temperaturės ėshtė hasur njė lidhje reale [OR = 2.82 (1.55-5.14)] midis temperaturės dhe eruptimit tė dhėmbėve tė qumėshtit. Autorėt e studimit nėnvizojnė se edhe rezultatet e pėrftuara mund tė jenė ndikuar me shumė mundėsi nga heterogjeniteti i studimeve tė pėrfshira nė metanalizė; tė ndryshme janė njėsitė trupore ku mund tė matet temperatura dhe tė ndryshme janė edhe termometrat e pėrdorshėm dhe tė pėrdorur nė studimet e ndryshme tė pėrfshira: termometri me qelq me merkur, termometri elektronik me display (ekran) dixhital, me rreze infra tė kuqe, termometri timpanik, termometri me kontakt apo me njė pėrdorim, termometrat kimikė etj., prandaj ėshtė e vėshtirė qė tė krahasojmė tė dhėnat e pėrftuara nga studimet e ndryshme pa mundur qė tė konsiderojmė kėto faktorė si "interferenca potenciale".

Si pėrfundim mund tė themi se nė literaturė nė gjendjen aktuale ka pak studime tė pėrshtatshme dhe tė besueshėm pėr sa i pėrket lidhjes midis eruptimit tė dhėmbėve tė qumėshtit dhe temperaturės dhe ata mė pak tė hasur janė karakterizuar nga heterogjenitet tė lartė midis tyre. Gjithashtu ky rishikim i kohėve tė fundit ka dėshmuar vetėm njė lidhje por tė vėrtetė midis temperaturės dhe eruptimit tė dhėmbėve primarė vetėm kur temperatura trupore ishte matur nė nivel rektal. Janė tė nevojshme studime tė mėtejshme pėr tė bėrė dritė mbi kėtė lidhje duke pėrdorur parametra tė zbulimit tė temperaturės dhe instrumenteve nė dispozicion, homogjene midis tyre.
Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė nėnvizojmė dhe tė mos nėnvlerėsojmė praninė e temperaturės gjatė eruptimit tė dhėmbėve tė qumėshtit, duke u siguruar qė tė mos jetė shkak i infeksioneve tė tjera nė vijim.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33


Pėr mė tepėr:
• Ramos-Jorge J, Pordeus IA, Ramos-Jorge ML, Paiva SM. Prospective longitudinal study of signs and symptoms associated with primary tooth eruption. Pediatrics 2011 Sep;128(3): 471-476. Ashley MP. It's only teething...a report of the myths and modern approaches to teething. Br Dent J 2001 Jul;191(1):4-8.
• Association between Fever and Primary Tooth Eruption: A Systematic Review and Meta-analysis Mariana A Nemezio, Katharina MH De Oliveira, Priscilla C Romualdo, Alexandra M Queiroz Francisco ĖG Paula-e-Silva, Raquel AB Silva, Erika C Küchler International Journal of Clinical Pediatric Dentistry, July-September 2017;10(3):293-298

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 68 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D