Mungesa e vitaminės D gjatė shtatzėnisė shton rrezikun pėr hipoplazi tė smaltit te fėmijėt

Pedodonci | 31 Gusht 2023 |

Mungesa e vitaminės D gjatė shtatzėnisė shton rrezikun pėr hipoplazi tė smaltit te fėmijėt


Njė studim publikuar sė fundi nė revistėn "Pediatrics", ka zbuluar se ekziston njė lidhje mes mungesės sė vitaminės D gjatė tremujorit tė dytė apo tė tretė tė shtatzėnisė dhe zhvillimit tė kariesit te foshnjat.

Duke supozuar se nivelet e pamjaftueshme tė vitaminės D te gratė shtatzėna mund tė ndikojnė nė kalcifikimin e dhėmbėve duke rritur predispozitėn pėr fillimin e kariesit, lezioneve dhe hipoplazisė sė smaltit, ėshtė kryer njė studim me qėllim verifikimin e hipotezave nė fjalė. Studimi rekrutoi 207 gra shtatzėna nga njė zonė urbane ekonomikisht e  pafavorizuar, tė cilat iu nėnshtruan tėrheqjes sė njė kampioni gjaku pėr tė pėrcaktuar nivelet e 25-hidroksi vitaminės D, e cila pėrfaqėson formėn mė tė bollshme tė vitaminės D qarkulluese. Nė vitin e parė tė jetės, fėmijėt e lindur prej tyre iu nėnshtruan njė vizite dentare nga njė ekzaminues i cili nuk mori parasysh nivelet serike tė vitaminės D tė regjistruara te gratė shtatzėna.

33% e nėnave pjesėmarrėse nė kėtė studim kishin nivele tė ulėta tė kėsaj vitamine. Hipoplazia e smaltit u vu re nė 22% tė tė porsalindurve, ndėrsa 23% e tyre paraqitėn lezione kavitare nė dhėmbė. Nėse do tė merren nė konsideratė edhe fazat fillestare tė sėmundjes, pėrqindja shkon nė 36%. Nėnat  e fėmijėve me hipoplazi tė smaltit shfaqėn nivele shumė mė tė reduktuara tė vitaminės D se nėnat, fėmijėt e tė cilave nuk shfaqėn probleme me dhėmbėt (P=.05).

Analiza statistikore tregoi se hipoplazia e smaltit (P<.001) te fėmijėt (P=.002) dhe nivelet e ulta tė vitaminės D paralindjes (P=.02) ishin tė lidhura nė mėnyrė tė konsiderueshme me praninė e kariesit. Nė pėrfundim, ky studim interesant konfirmoi se nivelet e ulėta tė vitaminės D gjatė shtatzėnisė mund tė ketė njė ndikim negativ nė daljen dhėmbėve duke paraprirė edhe zhvillimin e hipoplazisė sė smaltit te fėmijėt.
Nė fakt nė njė studim tė kohėve tė fundit ėshtė raportuar se nėnat me nivele tė ulėta tė vitaminės D gjatė shatzanisė ishin mė tė rrezikuara pėr tė lindur njė fėmijė me peshė mė tė ulėt pėr moshėn gjestacionale. Tashmė ėshtė verifikuar se fėmijėt me peshė tė ulėt nė lindje kanė njė risk mė tė lartė nė krahasim me foshnjat me peshė normale pėr tė zhvilluar hipoplazi tė smaltit. Nė dritėn e gjithė kėsaj, ėshtė e qartė se patologjitė e  kavitetit oral duhet tė konsiderohen dhe tė trajtohen gjithnjė e mė shumė nė njė kėndvėshtrim mė tė pėrgjithshėm tė shėndetit.

 

Schroth RJ, Lavelle C, Tate R, Bruce S, Billings RJ, Moffatt ME. Prenatal Vitamin D and Dental Caries in Infants.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D