Proteza tė lėvizshme tė realizuara me njė pėrzierje tė teknikės CAD-CAM dhe teknikės tradicionale


|

Protezim | 14 Shtator 2017 |

Proteza tė lėvizshme tė realizuara me njė pėrzierje tė teknikės CAD-CAM dhe teknikės tradicionale



Metodologjitė konvencionale pėr realizimin e protezave totale tė lėvizshme nuk kanė pėsuar ndryshime dhe inovacion nė 50 vitet e fundit dhe kėrkojnė mė shumė seanca dhe procedura mė tė gjata laboratorike, pėrveē ndėrhyrjeve tė konsiderueshme dhe manipulimeve nga ana e profesionistėve (stomatolog dhe teknik dentar) dhe pėrdorimit tė materialeve tė ndryshme, tė gjitha kėto pasazhe qė mund tė ēojnė nė gabime tė punimit, pasaktėsi, kohė e gjatė dhe kosto tė larta.
Nė mėnyrėn tradicionale kėrkohen tė paktėn 5 takime pėr tė pėrfunduar njė protezė totale konvencionale nga gjurma preliminare deri nė dorėzimin e protezės. Nė vitet e fundit projektimi i kompjuterizuar (CAD-CAM) qė ka sjellė njė frymė inovative dhe revolucionare nė sektorin e protezave dentare fikse, ka gjetur rrugė dhe nė sektorin e protezave tė lėvizshme duke u shfaqur premtues dhe duke ofruar avantazhe si pėr dentistin si pėr pacientin.
Teknika CAD-CAM nė fushėn e protezave tė lėvizshme parashikon marrjen e gjurmės virtuale nėpėrmjet skanerit intraoral qė mundėson tė dhėna pėr softuerin qė mundėson krijimin e njė skice virtuale tė protezės sė ardhshme tė lėvizshme (CAD) qė do tė realizohet mė pas nėpėrmjet frezimit tė materialit tė pėrzgjedhur me CAM. Por duhet qė dhe tė themi se shpesh profesionistėt e mėsuar me metodologjinė tradicionale hasin vėshtirėsi nė pėrdorimin e skanerit dhe softuerit pėrkatės duke mos pasur eksperiencė me kėto sisteme tė kompjuterizuara.


Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Prosthetic Dentistry, gusht 2017 propozohet njė teknikė pėr realizimin e protezave totale tė lėvizshme qė kombinojnė teknikėn CAD-CAM me teknikat konvencionale, duke kaluar me bypass fazėn e gjurmės virutale me skaner qė mund tė vendosė nė vėshtirėsi operatorėt qė nuk janė mėsuar me sistemet e kompjuterizuara.
Nė kėtė studim nė fakt gjurmėt dhe matjet e parametrave tė marrėdhėnies maksilo-mandibulare janė pėrftuar duke pėrdorur teknikat konvencionale dhe protezat e lėvizshme janė nė fakt tė punuara duke pėrdorur softuer dhe njėsi frezimi tė sistemit CAD-CAM.


Metodika e propozuar nga autorėt ėshtė si mė poshtė:
• marrja e gjurmės maksilare dhe mandibulare tradicionale nėpėrmjet hidrokoloidit tė pakthyeshėm dhe rrjedhjes sė modelit nė shkumės
• ndėrtimi i lugėve individuale
• krahasimi i lugėve individuale tė pėrftuara me gojėn e pacientit dhe kryerja e korrigjimeve tė duhura dhe krijimi i bordurės me pastė termoplastike (Impression compound; Kerr Corp), pra ribazimi i lugės individuale me pastė me oksid zinku eugenol (Impression Paste; S. S. White Group)
• identifikimi, pėrcaktimi i: margos posteriore tė qiellzės sė fortė, planit okluzal, dimensionit vertikal, linjės sė buzėqeshjes, pozicionet e kaninėve, linjės sė mesit dhe kufijve incizalė tė dhėmbėve anteriorė pėr suportin e buzėz, marrėdhėnie qendrore;
• dėrgimi i gjurmėve pėrfundimtare dhe i parametrave tė regjistruar nė laborator pėr skanimin dhe dixhitalizimin.
Nėpėrmjet softuerit duke futur tė gjitha tė dhėnat e nevojshme do tė krijohet skica e protezės sė lėvizshme virtuale qė mund tė modifikohet nga tekniku dentar nė bazė tė kėrkesave nė tė gjithė parametrat e saj drejtpėrdrejt me softuerin, mė pas do tė kalohet nė realizimin e protezave reale me CAM nėpėrmjet frezimit tė bllokut nė rezinė tė zgjedhur mė parė. Sė fundi proteza e frezuar do tė pėrfundohet dhe lustrohet nėpėrmjet metodave tradicionale. Mė pas proteza do tė provohet nė gojėn e pacientit dhe do t'i nėnshtrohet tė gjitha korrigjimeve tė nevojshme qė mund tė nevojiten.
Ky kombinim i metodės tradicionale dhe asaj tė kompjuterizuar CAD CAM propozuar nga autorėt mund tė reduktojė kostot e studimit dhe tė thjeshtojė realizimin e parametrave okluzalė dhe tė raporteve mandibulo-maksilare qė mund tė rezultojnė tė vėshtira nė tė kundėrt pėr operatorėt qė nuk kishin pėrdorur pajisjet e kompjuterizuara dhe softuerin.
Nuk ka pasur akoma rezultate afatgjata tė publikuara pėr kėtė metodikė pėr tė cilėn ėshtė i nevojshėm njė feedback klinik pėr kėtė protokoll.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
Use of CAD-CAM technology for the fabrication of complete dentures: An alternative technique. Burak Yilmaz, Aysen Nekora Azak, Gülce Alp, e Hilal Eks J Prosthet Dent 2017;118:140-143)

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 73 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D