Funksionaliteti mastikator te pacientėt me proteza tė lėvizshme

Protezim | 31 Korrik 2023 |

Funksionaliteti mastikator te pacientėt me proteza tė lėvizshme


Humbja e dhėmbėve pėrgjithėsisht rritet me rritjen e moshės. Pėr tė rikthyer funksionin mastikator te pacientėt edentulė janė tė disponueshme lloje tė ndryshme trajtimesh protetike si proteza fikse, tė lėvizshme dhe implantologjia.

Pacientėt qė kanė proteza totale tė lėvizshme shumė shpesh kanė vėshtirėsi qė tė mėsohen me to dhe gjatė muajve tė parė shfaqin shqetėsime gjatė ngrėnies pėr shkak tė reduktimit tė funksionalitetit mastikator.

Njė trajtim protetik i kombinuar me njė ndėrhyrje dietetike mund tė jetė efikas pėr tė pėrmirėsuar konsumimin e ushqimit dhe nutrientėve sidomos nė muajt e parė tė vendosjes sė protezės totale tė lėvizshme.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim tė publikuar nė "Journal of Oral Rehabilitation", autorėt kanė dhėnė disa kėshilla tė thjeshta dietetike mbi funksionin mastikator tek individėt tė cilėt kishin vendosur proteza tė reja dentare totale.

Pjesėmarrėsit u ndanė nė mėnyrė rastėsore nė:
• Grupi 1, apo grupi i ndėrhyrjes, i pėrbėrė nga 15 burra dhe 15 gra, me moshė mesatare 74-80 vjeē, tė cilėve pėrveē dorėzimit tė njė proteze totale tė lėvizshme iu dhanė edhe kėshilla tė thjeshta dietetike (duke i dhėnė edhe njė broshurė, versionin geriatrik tė guidės ushqimore japoneze Spinning Top tė nxjerrė nga ministria japoneze, qė pėrmban informacione tė dobishme sesi tė praktikojnė njė dietė tė balancuar, "ēfarė" tė hamė dhe "sa" vakte duhen konsumuar nė ditė) pėrveē kėshillave mbi ruajtjen dhe pastrimin e protezės sė re;
• Grupi 2, apo ai i kontrollit, i pėrbėrė nga 15 burra dhe 14 gra, me moshė mesatare 78 vjeē, tė cilėve pėrveē dorėzimit tė protezės sė re totale iu dhanė vetėm disa kėshilla rreth kujdesit pėr tė.

Funksioni mastikator u analizua duke pėrdorur njė ēamēakėz qė ndryshon ngjyrė sipas aftėsisė sė pėrzierjes dhe prerjes. Aftėsitė e pėrzierjes dhe prerjes u vlerėsuan nė kohėn 0 (pre-trajtim) dhe 3 apo 6 muaj pas trajtimit.

Nė ēdo moment tė vlerėsimit, aftėsia e pėrzierjes ėshtė krahasuar duke pėrdorur testin t tė Student dhe aftėsia e prerjes ėshtė krahasuar duke pėrdorur testin U tė Mann-Whitney. Diferencat nė brendėsi tė grupit nė aftėsinė e pėrzierjes u analizuan duke pėrdorur analizėn e variacionit njėdrejtimėsh me matje tė pėrsėritura dhe ato rreth aftėsisė sė prerjes janė analizuar duke pėrdorur testin e Wilcoxon me korrigjime nga Bonferroni.

Rezultatet

Nė Grupin 1 aftėsia e pėrzierjes dhe prerjes rezultoi tė ishte mė e mirė nė mėnyrė tė konsiderueshme pas 3 dhe 6 muajsh trajtimi.

Nė Grupin e kontrollit aftėsia e pėrzierjes rezultoi tė ishte mė e madhe nė mėnyrė tė konsiderueshme pas 6 muajsh trajtimi.

Nga rezultatet e studimit, Grupi i ndėrhyrjes, nė tė cilin pjesėmarrėsit morėn njė protezė tė re totale dhe kėshilla dietetike, regjistroi njė konsumim nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė lartė tė ushqimeve tė caktuara (pėr shembull, mishi i pulės) dhe substanca nutritive (pėr shembull, proteinat) qė nė muajt e parė pas dorėzimit tė protezės sė re totale nė krahasim me Grupin e kontrollit.

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, autorėt arritėn nė konkluzionin se ndjekja e protokolleve tė thjeshta dietetike tė njė ushqyerje tė shėndetshme me vakte tė rregullta dhe me orare fikse mund tė ndihmojė pacientėt qė tė kenė njė funksion mastikator mė tė pėrshtatshėm menjėherė pas vėnies sė njė proteze tė re totale tė lėvizshme (3-6 muaj).

Implikimet klinike

Pėr tė ndihmuar pacientėt qė tė mėsohen me njė protezė tė re totale tė lėvizshme dhe tė arrijnė njė mastikacion mė tė mirė pėr njė kohė tė shkurtėr, stomatologu (pėrveē kėshillave mbi kujdesin dhe mirėmbajtjen e protezės sė re) duhet tė japė edhe informacione mbi pėrēueshmėrinė e njė ushqyerje tė shėndetshme dhe tė rregullt.

Pėr mė shumė informacione:

Suzuki H, Kanazawa M, Komagamine Y, Iwaki M, Amagai N, Minakuchi S. Influence of simplified dietary advice combined with new complete denture fabrication on masticatory function of complete denture wearers. J Oral Rehabil 2019 Dec;46(12):1100-6.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D