Heqja e instrumenteve tė thyera endodontike nė kanale: nga kėrkimi, propozimi i njė metodike tė re krahasuar me majat me ultratinguj


|

Endodonci | 4 Shtator 2017 |

Heqja e instrumenteve tė thyera endodontike nė kanale: nga kėrkimi, propozimi i njė metodike tė re krahasuar me majat me ultratinguj



Instrumentet kanalare rrotulluese nė nikel titan tė pėrdorura prej dekadash nė endodonci zotėrojnė njė kapacitet tė mirė modelimi dhe ofrojnė njė shkallė suksesi mė tė mirė krahasuar me modelimit tradicional manual, mbi tė gjitha nė duar jo veēanėrisht eksperte. Megjithatė shpesh mund tė verifikohet thyerja e kėtyre instrumenteve, komplikim qė mund tė pengojė procedurat kanalare dhe tė influencojė nė rezultatin pėrfundimtar. Heqja e fragmenteve tė instrumenteve me nikel titan shpesh rezulton tė jetė e lodhshme dhe ndonjėherė e pamundur pa shkaktuar dėmtime nė rrėnjė.


Tė shumta janė teknikat e pėrdorura pėr rikuperimin e file-eve tė thyer. Nevojitet qė tė pėrgatisim njė zgjerim tė caktuar tė kanalit radikolar tė kurorės sė fragmentit qė tė mund tė rikuperojmė me sukses fragmentin e thyer. Deri mė sot teknika mė e pėrdorur dhe me sukses pėr heqjen e instrumenteve tė ndarė in vitro dhe in vivo ėshtė provuar tė jetė pėrdorimi i majave me ultratinguj nė bashkėpunim me mikroskopin operator. Kohėt e fundit ėshtė propozuar njė sistem i ri frezash rrotulluese me diametėr tė vogėl (Micro-Retrieve & Repair System; Superline NIC Dental, Shenzhen, China) me njė diametėr tė jashtėm qė varion nga 0,7 - 1,2 mm dhe me trashėsi 0,15 mm pėr heqjen e instrumenteve tė thyer nė kanale. Sistemi konsiston nė freza dhe mikro tuba.
Pėrveē njė diametri tė jashtėm tė vogėl, ky sistem i ri parashikon dhe rregullimin e gjatėsisė, si tė frezave si tė mikro tubave, sipas rrethanės pėr tė pėrmirėsuar aksesin edhe tė zonave molare qė arrihen me shumė vėshtirėsi. Freza "gėrmuese" aktivizohen me njė motor endodontik nė sens antiorar. Kur fragmenti ekspozohet pėr 1 - 1,5 mm gjatėsi pėrdoret mikro tubi pėr tė nxjerrė fragmentin.


Nė njė studim kinez in vitro, tė publikuar nė Journal of Endodontics janar 2017, autorėt kanė vlerėsuar efektet nė dentinėn radikolare tė dy teknikave pėr heqjen e instrumenteve endodontike tė thyera, atė me maja me ultratinguj krahasuar me Micro-Retrieve & Repair System nė kanale meziale tė molarėve inferior me ndihmėn e tomografisė sė mikro-kompjuterizuar. Autorėt kanė marrė nė konsideratė 21 dhėmbė me njė konfigurim anatomik tė ngjashėm. 4/5 mm nga gryka apikale kanė thyer vullnetarisht nė kanalet meziale njė segment file K3 25 / .06.
Njė skanim i mikro-CT ėshtė kryer para dhe pasi ėshtė hequr instrumenti i thyer. Janė hequr kėshtu instrumentet e thyer me dy teknikat. Nė vijim janė matur vėllimi kanalar, diametri, trashėsia radikolare nė nivelin e formimit dhe koha e kėrkuar pėr heqjen e fragmenteve.


Rezultatet e pėrftuara nga autori kanė qenė tė mėposhtmet:
Teknika Micro-Retrieve & Repair System ka treguar se ka mė pak impakt nė vėllimin e kanalit, nė diametėr dhe nė variacionin e trashėsisė radikolare nė nivelin e formimit, duke rezultuar mė konservative nė krahasim me ultratingujt.
Edhe koha e shpenzuar pėr heqjen e fragmenteve ka rezultuar shumė mė e vogėl nė grupin Micro-Retrieve & Repair System (8,9 +/- 3,5 minuta) nė krahasim me grupin me ultratinguj (25 +/-11,9 minuta) (P <.001).
Teknika e re Micro-Retrieve & Repair System pėr procedurėn e heqjes sė instrumenteve tė thyer nga kanalet radikolare, bazuar nė freza dhe mikro tuba me dimensione tė vogla nga ky studim in vitro duket se ofron njė ruajtje mė tė madhe tė indit radikolar dentinal nė krahasim me pėrdorimin e ultratingujve duke garantuar heqje mė tė vogėl tė dentinės dhe njė kohė tė nevojshme mė tė shkurtėr. Kjo metodikė ka nevojė pėr studime tė mėtejshme in vivo qė tė konfirmojė rezultatet in vitro.

Nėn kujdesi e: Lara Figini, Koordinator Shkencor Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
Evaluation of Two Trephine Techniques for Removal of Fractured Rotary Nickel-titanium Instruments from Root Canals. Qian Yang, Ya Shen, Dingming Huang, Xuedong Zhou, Yuan Gao, Markus Haapasalo J Endod gennaio 2017;43:116-120)



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 75 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D