Metanfetamina: cilat janė efektet nė zgavrėn e gojės


|

Farmakologji | 30 Gusht 2017 |

Metanfetamina: cilat janė efektet nė zgavrėn e gojės



Nė Shtetet e Bashkuara konsumi i metanfetaminės, njė lėndė narkotike me efekt eksitues ka vėnė nė alarm Shoqatėn Dentare Amerikane: pasi numri i personave qė e pėrdorin ėshtė nė rritje dhe ndėr efektet mė tė dukshme tė substancės ėshtė pėrkeqėsimi i shpejtė i shėndetit tė zgavrės sė gojės. Shoqata ka vendosur tė informojė stomatologėt qė tė jenė nė gjendje tė dallojnė dėmet qė lidhen me abuzimin e metanfetaminės dhe tė ndėrhyjnė kur ėshtė akoma e mundur qė tė ruajmė kapacitetin mastikator. Kėto udhėzime tė disponueshme nė sitin e shoqatės mund tė jenė tė dobishme pėr tė gjithė stomatologėt.


Metanfetamina qė mund tė merret nė rrugė orale ose tė thithet nėpėrmjet hundės, ose tė tymoset, reagon kryesisht nė prodhimin e adrenalinės, noradrenalinės dhe dopaminės; ndėr efektet e saj janė rritja e presionit tė gjakut dhe e rrahjeve kardiake, pėrshpejtimi i frymėmarrjes dhe njė ulje e salivacionit. Kjo ėshtė karakteristika e fundit qė ndikon kryesisht nė shėndetin oral: mungesa e pėshtymės pėr periudha tė zgjatura lė smaltin dentar pa mbrojtje kundėr mikroorganizmave dhe substancave acide tė prodhuara apo tė futura nė zgavrėn e gojės. Tė dhėnat amerikane tregojnė se ata qė pėrdorin metanfetaminė janė dhe konsumatorė tė mėdhenj tė pijeve tė ėmbla dhe tė gazuara, me tė cilat kėrkojnė qė tė shuajnė etjen e madhe shkaktuar nga mungesa e pėshtymės; dy kushtet qė verifikohen njėkohėsisht, pra mungesa e pėshtymės dhe prania e vazhduar e substancave acide nė zgavrėn e gojės vėnė nė lėvizje njė proces zhvillimi tė lezioneve karioze shumė mė tė shpejtė nga sa vihet re zakonisht.

 
"Kariesi qė lidhet me konsumin e metanfetaminės ka karakteristika tė veēanta dhe tė dallueshme, tė ngjashme me ato qė hasen nė pacientė qė i janė nėnshtruar terapisė me rreze nė kokė dhe qafė: lezionet karioze pėrqendrohen fillimisht gjatė linjės gingivale mė pas zhvillohen shumė shpejt mbi tė gjitha nė sipėrfaqen vestibulare tė dhėmbėve," shpjegon Charles Tatlock, docent pranė Departamentit tė kirurgjisė orale tė University of New Mexico nė Shtetet e Bashkuara, qė vitin e kaluar i ėshtė dedikuar studimit tė simptomave qė derivojnė nga pėrdorimi i metanfetaminės; "nė smalt formohet njė cipė me ngjyrė tė verdhė pothuajse e pazakontė nėse krahasohet me pllakėn e zakonshme bakteriale."


"Ndėr efektet e pėrdorimit tė metanfetaminės janė rritja e lėvizjeve tė pavullnetshme dhe reduktimi i ndjesisė sė dhimbjes dhe kėto kontribuojnė nė pėrcaktimin e karakteristikave tė veēanta tė ērregullimeve orale. Bruksizmi dhe gėrryerja e dhėmbėve shkaktuar nga substancat, konsumojnė nė veēanti kaninėt dhe premolarėt dhe i ēojnė lehtėsisht drejt thyerjes pasi janė tė dobėsuar tashmė nga lezionet karioze; pėrveē kėsaj pacienti qė pėrdor metanfetaminė mund tė dallohet dhe ndihmohet falė dhe faktit se substanca redukton ndjesinė e dhimbjes," thotė nė fund docenti; "kėto pacientė, nė fakt shpesh nuk ankohen pėr dhimbje edhe pse paraqesin lezione tė thella por thonė se janė paraqitur nė klinikėn stomatologjike pėr arsye estetike apo nė rastet mė tė rėnda pėr shkak tė reduktimit tė kapacitetit mastikator".


Burimi: Odontoiatria33


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 74 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D