Zemra dhe FANS. Kujdesi gjatė vlerėsimit tė saktė tė trajtimit.

Farmakologji | 16 Janar 2024 |

Zemra dhe FANS. Kujdesi gjatė vlerėsimit tė saktė tė trajtimit.

Ėshtė e lehtė tė pėrshkruhet njė FANS, por shpesh anashkalohet ndėrveprimi i tij, duke pasur parasysh qė pacienti shpesh trajtohet me shumė medikamente. European Heart Journal ka hartuar...


Tregoni kujdes me pacientėt qė vuajnė nga sėmundje kardiovaskulare, duke rishikuar ndėrveprimin e barnave antiinflamatore jo steroide (FANS) me ato qė kanė indikacione kardiovaskulare (me kujdes tė veēantė ndaj antikoagulantėve).
Ėshtė e lehtė tė pėrshkruhet njė FANS, por shpesh anashkalohet ndėrveprimi i tij, duke pasur parasysh qė pacienti shpesh trajtohet me shumė medikamente. European Heart Journal ka hartuar njė studim mbi  ndėrveprimet e FANS-ave me antikoagulantėt oralė, sidomos mbi rrezikun e hemorragjisė, pėrsa i pėrket mbrojtjes mė tė ulėt nga prostaglandinat e mukozės sė stomakut dhe tė zorrėve, nė veēanti te pacientėt me fibrilacion atrial.

Pra, u studiua, nė bazė tė tipologjive tė ndryshme tė antikoagulantėve, se si shfaqet rreziku pėr hemorragji gjatė terapive tė kombinuara me FANS-at. Nė rast pėrdorimi tė DOAC me veprim tė drejtpėrdrejtė mbi faktorin X tė aktivizuar (rivaroksaban, apiksaban, edoksaban), rezulton se duhet treguar shumė kujdes te pacientėt qė konsumojnė FANS-a, nė veēanti  apiksaban. Mė pak shqetėsime shfaqen te pacientėt qė pėrdornin dabigatran (inhibitor i trombinės). Theksohet se hemorragjia intestinale shihet, jo vetėm si hemorragji masive (hematemeza, melena), por edhe si mikrohemorragji kronike (gjak i fshehur nė feēe), e cila shkakton anemi progresive.
Duhet kujtuar se pacientėt tė cilėt trajtohen me antikoagulantė (VKA ose EAC), janė nė vetvete tė rrezikuar nga hemorragjia nėse i shoqėrojnė ata me njė FANS. Prandaj, nė rast pėrshkrimi tė njė FANS-i pėr kėta pacientė, duhet pėrshkruar edhe ndonjė medikament pėr mbrojtje gastrike (veēanėrisht te pacientėt mė tė prekshėm) dhe duhet kontrolluar vazhdimisht hemokromi (pėr tė verifikuar nėse pacientit i ėshtė shkaktuar anemi).

Ekziston pa dyshim lidhja ndėrmjet FANS-ave dhe hemorragjive tė rėndėsishme, si rreziku i tromboembolizmit te pacientėt me fibrilacion atrial, tė cilėt trajtohen me terapi antitrombotike, por pėrsėri edhe nė lidhje me rrezikun potencial tė hemorragjisė ose nė lidhje me rrezikun tromboembolik te pacientėt e prekur nga fibrilacioni atrial, ritheksohet se jo tė gjithė FANS-at janė njėsoj dhe se ketoprofeni ėshtė ndoshta molekula me profilin mė tė favorshėm. Prandaj, aq mė tepėr te njė pacient i diagnostikuar me sindromė koronare akute, me dekompensim, fibrilacion atrial, nė trajtim me antikoagulant oral (nėse duhet tė pėrshkruhet njė trajtim kundėr dhimbjes, duke ndjekur skemėn e ESC-sė tė cituar mė parė), ketoprofeni dallohet pėr profil sigurie tė favorshėm.

Nė ēdo rast, pacientėt me kėto karakteristika, pėrtej nevojės sė mundshme pėr t'iu pėrshkruar njė FANS, duhet tė monitorohen pėr sa i pėrket hemorragjisė, mikrohemorragjisė, kontrollit periodik hemokromik ēdo gjashtė muaj, kėrkimit tė gjakut okult nga mosha 50 vjeē e lart tė paktėn 1-2 herė nė vit, pa neglizhuar ekzaminimin e mirė mjekėsor, duke e pyetur gjithmonė pacientin nėse ka vėnė re jashtėqitje mė tė errėta (hemorragji okulte).

Siē ėshtė raportuar shprehimisht nga "teksti i shenjtė" i farmakologjisė (Goodman & Gilman), duhet tė shmanget pėrdorimi i njėkohshėm i ASA-ve me dozė tė ulėt me indikacione antitrombotike dhe ibuprofen, ose naproksen, nė mėnyrė qė tė mos rrezikohet efekti kardiologjik mbrojtės i ASA-s. Ky kundėrindikacion pėr pėrdorim tė njėkohshėm raportohet gjithashtu nė pėrmbledhjen e karakteristikave tė produktit tė kėtyre preparateve. Pėrveē shfaqjes sė mundshme tė efekteve anėsore gastrointestinale, pushtimi i zonės sė COX-1 tė trombociteve nga FANS-at (ibuprofen, ose naproksen) mund tė parandalojė qasjen e ASA-ve, duke rezultuar nė efikasitet mė tė ulėt antitrombocitar. Ky efekt ėshtė treguar qartė me ibuprofenin dhe naproksenin. Ky fakt njihet prej kohėsh, por ėshtė nėnvlerėsuar dhe nuk ėshtė futur akoma nė bagazhin kulturor tė klasės mjekėsore. Prandaj, trajtimi i dhimbjes te pacientėt me sėmundje kardiovaskulare paraekzistuese mbetet njė sfidė jashtė mase e vėshtirė, qė pėrballohet me njohuritė e duhura. Nė fakt, ibuprofeni lidhet me COX-1 nė tė njėjtin vend si ASA dhe ky i fundit funksionon mė pak si antiagregant, me shtim tė mėtejshėm tė rrezikut aterotrombotik. Ndėrsa, ketoprofeni lidhet nė njė vend tjetėr, ndryshe nga ASA, nė brendėsi tė enzimės COX-1 dhe janė tė shumta studimet qė vėrtetojnė se ketoprofeni ėshtė shumė mė i sigurt se FANSA-t e tjerė. Pėr ta konfirmuar kėtė, kundėrindikacioni pėr pėrdorimin e njėkohshėm tė ketoprofenit me ASA-n ėshtė i kufizuar nė dozat mė tė larta se 3 g/ditė (dozim shumė i lartė, i pėrdorur rrallė dhe i kufizuar nė indikacionet antiinflamatore - Fornasari D. Pain Ther, 2017). Duke krahasuar efektet e ketoprofenit nė funksionin e trombociteve nė prani ose mungesė tė ASA-s, shtimi i ASA-s nuk kishte efekt shtesė nė frenimin e grumbullimit tė pėrcaktuar nga ketoprofeni, pikėrisht sepse vendi i veprimit (d.m.th. lidhja nė enzimė) ėshtė i ndryshėm.

Prandaj, pėr dozime mė tė ulėta tė ASA, tė pėrdorura me indikacion antiagregant, nuk ka kundėrindikacione pėr shoqėrimin me ketoprofenin si antiinflamator. Megjithatė, duhet tė shmanget shoqėrimi i  ASA-s (me ēfarėdolloj dozimi) me ibuprofenin (shpesh i konsideruar gabimisht si medikamenti i zgjedhur nė perikardit dhe gjithashtu i pėrdorur gjerėsisht nė periudhėn e Covid-19).

Kėshtu, mesazhi pėrfundimtar ėshtė se ketoprofeni mund tė pėrdoret nga tė gjithė pacientėt me sėmundje tė zemrės (si pėr ēdo FANS, ėshtė mė mirė ta shmangni atė nė ditėt e para pas njė procedure pėr vendosje stenti ose implantimi tė njė pajisjeje) edhe nė mėnyrė tė sigurt pėr trajtimin e gjendjeve kronike. Si pėrfundim, FANS-at mund tė pėrdoren nga pacientėt me sėmundje kardiovaskulare pėr trajtimin e dhimbjes, por jo tė gjithė janė njėsoj, prandaj nuk duhet pasur frikė pėr pėrdorimin e ketoprofenit nga kjo popullsi pacientėsh.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D