Vizitat odontoiatrike. Pėrshkruhen shumė antibiotikė tė panevojshėm

Farmakologji | 30 Gusht 2023 |

Vizitat odontoiatrike. Pėrshkruhen shumė antibiotikė tė panevojshėm


Sipas njė studimi tė publikuar nė "JAMA Network Open", plot 81% e antibiotikėve tė pėrshkruar nga dentistėt pėr qėllime parandaluese, para vizitave, nuk janė tė nevojshėm. "Ky zbulim nxjerr nė pah nevojėn pėr tė pėrmirėsuar menaxhimin e antibiotikėve nė klinikat dentare, veēanėrisht nė perėndim tė Shteteve tė Bashkuara, ku ka patur norma mė tė larta tė pėrshkrimeve tė panevojshme", shpjegon Katie Suda, nga Kolegji i Farmacisė UIC, autore kryesore e studimit.

Hulumtuesit analizuan nė mėnyrė retrospektive vizitat dentare tė kryera nė periudhėn 2011-2015 nė njė bazė tė dhėnash shėndetėsore dhe krahasuan pėrshkrimet e antibiotikėve para kėtyre procedurave, me numrin e pacientėve kardiakė me rrezikshmėri tė lartė, qė, sipas udhėzimeve kombėtare, janė tė vetmit individė pėr tė cilėt ka rekomandime pėr njė pėrshkrim tė tillė. Analiza e tė dhėnave tregoi se 81% e recetave nuk ishin nė pėrputhje me udhėzimet kombėtare dhe pėrfshinin pacientėt pa kushte kardiake, me rrezikshmėri tė lartė.

"Pėrdorimi i antibiotikėve parandalues te kėta pacientė, i ekspozon ata ndaj rreziqeve qė lidhen me pėrdorimin e antibiotikėve, si pėr shembull, rritja e rezistencės bakteriale dhe e infeksioneve dhe provat e pėrdorura pėr zhvillimin e udhėzimeve sugjerojnė se rreziqet nė kėto raste tejkalojnė nė njė masė tė madhe, pėrfitimet prej tyre", thotė Suda. Hulumtuesit kanė shqyrtuar edhe modelet e pėrshkrimit tė antibiotikėve nga ana e dentistėve, duke i shtresėzuar ata sipas zonės gjeografike dhe panė se nė shtetet dhe zonat urbane perėndimore, pacientėt kishin mė shumė gjasa tė merrnin pėrshkrime tė panevojshme.

"Kėto rezultate tregojnė tendenca tė papritura gjeografike, tė cilat shkojnė nė drejtim tė kundėrt me atė qė shihet nė spitale, si dhe tregon njė tendencė alarmante tė dentistėve qė tė zgjedhin preferencialisht klindamicinėn, ndėrkohė qė ajo shoqėrohet me njė rrezik mė tė madh pėr zhvillimin e infeksioneve nga Clostridium difficile, krahasuar me antibiotikėt e tjerė", theksojnė ekspertėt.
Autorėt vunė nė dukje gjithashtu se studimi ishte i kufizuar pėr pacientėt me sigurim shėndetėsor privat dhe se pėr analizė u pėrdor njė pėrkufizim i gjerė i pacientėve kardiakė me rrezik tė lartė, kėshtu qė rezultatet mund tė nėnvlerėsonin pėrshkrimin e panevojshėm tė antibiotikėve.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D