Antibiotikėt. Raporti i ri evropian

Farmakologji | 7 Mars 2024 |

Antibiotikėt. Raporti i ri evropian

Nė vendet ku ėshtė reduktuar konsumi i antibiotikėve, si te kafshėt, ashtu edhe te njerėzit, ėshtė konstatuar njė reduktim i baktereve rezistente ndaj antibiotikėve. Kėtė e tregojnė analizat e tendencave...


Nė vendet ku ėshtė reduktuar konsumi i antibiotikėve, si te kafshėt, ashtu edhe te njerėzit, ėshtė konstatuar njė reduktim i baktereve rezistente ndaj antibiotikėve. Kėtė e tregojnė analizat e tendencave tė konsumit tė antimikrobikėve dhe tendencave tė ndjeshmėrisė ndaj Escheria Coli (E.Coli), tė kryera nga Qendra Evropiane pėr Parandalimin dhe Kontrollin e Sėmundjeve (ECDC), Autoriteti Evropian pėr Sigurinė Ushqimore (EFSA) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe tė pėrmbledhura nė JIACRA IV, raporti i katėrt i pėrbashkėt i analizės sė integruar tė konsumit tė barnave antimikrobike dhe tė shfaqjes sė rezistencės antimikrobike ndaj baktereve qė vijnė nga njerėzit dhe nga prodhimi ushqimor prej kafshėve. Ky raport paraqet tė dhėnat e grumbulluara kryesisht nė vitet 2019-2021 mbi marrjen e antibiotikėve dhe mbi rezistencėn antimikrobike nė Evropė.

Nė veēanti, ėshtė hulumtuar periudha 2014-2021, gjatė sė cilės administrimi i antibiotikėve te kafshėt pėr prodhim ushqimor u reduktua me 44%. Gjithashtu, u konstatua se bakteret E. Coli, si te kafshėt, ashtu edhe te njerėzit, po bėhen mė pak rezistente ndaj antibiotikėve gjatė pakėsimit tė konsumit tė pėrgjithshėm tė antibiotikėve. Nė njė shėnim thuhet se: "Kjo tregon se tendencat shqetėsuese, tė lidhura me rezistencėn ndaj antibiotikėve, mund tė ndryshohen me ndėrmarrjen e veprimeve dhe me politikat e duhura".

Gjithashtu, raporti tregon se te njerėzit, pėrdorimi i grupeve tė rėndėsishme tė antibiotikėve, tė tilla si: karbapenemet, cefalosporina e gjeneratės sė tretė dhe tė katėrt, si edhe kinolonet, lidhet me rezistencėn ndaj kėtyre antibiotikėve nė E. Coli te njeriu. Po njėsoj, pėrdorimi i kinoloneve, polimiksinės, aminopenicilinės dhe tretraciklinės te kafshėt e destinuara pėr prodhim ushqimor lidhet me rezistencėn ndaj kėtyre antibiotikėve, e cila konstatohet te bakteret E. Coli te kafshėt e destinuara pėr prodhim ushqimor. Mė tej, rezistenca bakteriale te njerėzit mund tė lidhet edhe me rezistencėn bakteriale te kafshėt e destinuara pėr prodhim ushqimor. Dy shembuj tė evidentuar nė raport janė Campylobacter jejuni dhe Campylobacter coli, tė cilėt mund tė jenė tė pranishėm te kafshėt e destinuara pėr prodhim ushqimor dhe mund tė transmetohen te njerėzit pėrmes ushqimit.

Qasja One Health (e zbatuar nėpėrmjet bashkėpunimit tė ECDC, EFSA dhe EMA) dhe rezultatet e kėtij raporti, kėrkojnė:
- Pėrpjekje tė vazhdueshme pėr luftimin e rezistencės antimikrobike nė vend, nė vendet e BE-sė dhe nė botė, pėrsa u pėrket kafshėve tė destinuara pėr njeriun dhe pėr prodhim ushqimor;
- Mbikėqyrje tė harmonizuar tė konsumit tė antimikrobikėve dhe monitorim tė rezistencės antimikrobike te njerėzit dhe kafshėt;
- Studime qė synojnė tė kuptuarit mė tė mirė tė pėrhapjes sė rezistencės antimikrobike

"Ėshtė thelbėsore tė bėhen pėrpjekje tė mėdha pėr reduktimin e konsumit jo tė nevojshėm tė antibiotikėve, me qėllim pėrballimin e cenimit tė shėndetit publik, tė pėrfaqėsuar nga rezistenca antimikrobike. Pėr mė tepėr, pėrforcimi i programeve tė imunizimit dhe pėrmirėsimi i praktikave tė parandalimit dhe kontrollit tė infeksioneve nė komunitete dhe struktura shėndetėsore, janė thelbėsore pėr reduktimin e kėrkesave pėr antibiotikė", pohon drejtuesi i mėparshėm i ECDC, Andrea Ammon.

"Pėrdorimi i reduktuar i antibiotikėve nė prodhimin shtazor jep frytet e veta: nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve qė kanė ulur pėrdorimin e antibiotikėve, ėshtė vėzhguar njė reduktim i niveleve tė rezistencės. Kjo do tė thotė qė pėrpjekjet kombėtare funksionojnė. Gjithashtu, ky fakt evidenton edhe angazhimin e BE-sė nė qasjen One Health, duke shpėtuar si kafshėt, ashtu edhe shėndetin publik botėror", pohon drejtori ekzekutiv i EFSA, Bernhard Url.

"Qasja ndaj tė dhėnave tė besueshme mbi konsumin dhe rezistencėn e individėve dhe kafshėve bėn vėrtet diferencėn nė luftėn kundėr rezistencės antimikrobike. Nėpėrmjet projekteve tė pėrbashkėta, si JIACRA, vendet evropiane marrin informacione tė ēmuara mbi ndikimin e masave qė zbatojnė. Kjo u jep mundėsi tė ndėrmarrin veprime tė mėtejshme nė nxitjen e pėrdorimit tė kujdesshėm tė antibiotikėve", pėrfundon drejtori ekzekutiv i EMA, Emer Cooke.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D