Mikroskopi operativ gjithmonė e mė thelbėsor pėr njė endodonci tė suksesshme


|

Endodonci | 22 Qershor 2017 |

Mikroskopi operativ gjithmonė e mė thelbėsor pėr njė endodonci tė suksesshme



Paaftėsia pėr tė identifikuar dhe trajtuar nė mėnyrė adekuate tė gjithė sistemin kanalar, ėshtė njė nga shkaqet kryesore tė dėshtimit endodontik nė distancė, me shfaqjen e mundshme tė lezioneve periapikale qė kanė nevojė pėr njė manovėr tė mėtejshme stomatologjike, si ritrajtimi kanalar dhe nėse nuk ėshtė e mjaftueshme edhe pėr kirurgji endodontike retrograde.


Pėrdorimi i njė mikroskopi operativ lejon identifikimin e kanaleve normalisht tė vėshtirė pėr t'u lokalizuar dhe trajtuar nė mungesė tė njė zmadhimi tė avancuar. Shoqata Amerikane e Endodoncisė sugjeron se tė gjithė endodontistėt duhet tė mėsojnė tė pėrdorin mikroskopin operativ dhe tė inkorporojnė pėrdorimin e tij nė praktikėn e tyre stomatologjike tė pėrditshme. Mė specifikisht molari i parė superior paraqet njė traumė endodontike shumė komplekse me njė pėrqindje tė lartė tė pranisė sė dy kanaleve nė rrėnjėn meziobukale tashmė vetvetiu shumė e vogėl. Studime transversale ndėr-seksionale kanė nxjerrė nė pah se molarėt e trajtuar nga endodontistėt qė pėrdornin mikroskopin operativ garantonin shkallė mbijetese 10 vjeēare, nė mėnyrė domethėnėse mė tė larta krahasuar me molarėt e trajtuar nga endodontistėt pa suportin e mikroskopit. Fatkeqėsisht pėr kėto studime ėshtė e vėshtirė tė bėhet njė ballafaqim dhe krahasim korrekt, pėr sa kohė janė prezente shumė variabla tė tjera qė mund tė ngatėrrojnė rezultatet finale, si diagnoza pulpare dhe periapikale pre-operatore, cilėsia e trajtimeve RCT jo kirurgjikale, koha, cilėsia e restaurimit post-operator dhe prania e patologjive sistemike qė mund tė influencojnė kryerjen e trajtimeve endodontike.


Mbi bazėn e rezultateve tė njė studimi tė kohėve tė fundit tė publikuar nė "Journal of Endodontics", maj 2017 ėshtė bėrė i mundur konstatimi qė pėrdorimi i njė mikroskopi operativ mund tė pėrmirėsojė kryerjen e trajtimeve kanalare jo kirurgjikale (NS RCT) nė mėnyrė domethėnėse, mbi tė gjitha nė rastet elementeve dentare me kompleksitet anatomik.
Ky studim retrospektiv ka pėrfshirė molarėt e parė superiorė (ETM) tė trajtuar nė mėnyrė endodontike me trajtime tė mėparshme tė dukshme kanalare dhe restaurime adekuate tė mbivendosura. Kriteret e pėrfshirjes kanė qenė: molarėt e parė superiorė ETM tė diagnostikuar me pulpit irreversibėl dhe me inde periapikale normale para trajtimit fillestar kanalar jo kirurgjikal dhe qė kanė paraqitur njė minimum tė njė lezioni periaplikal tė identifikueshėm (PAR) dhe njė nga rrėnjėt nė njė moment tė dytė nė kohėn e ritrajtimit.


Janė pėrfshirė 195 molarė tė parė superiorė dhe janė ndarė nė 2 grupe:
• grupi 1, ku NS RCT fillestare ishte kryer duke pėrdorur njė mikroskop operativ (N=83) dhe
• grupi 2 , ku NS RCT ishte kryer pa suportin e njė mikroskopi (n=112).


Janė nxjerrė tė dhėna rreth pranisė sė kanalit tė dytė MB (MB2) dhe pranisė sė njė lezioni me ngarkesė tė rrėnjės mezio-bukale (MB PAR) nė momentin e ritrajtimit.
Nga rezultatet e kėtij studimi ėshtė bėrė i mundur konstatimi se probabiliteti pėr tė hasur sėrish njė lezion periapikal ėshtė 3 herė mė i lartė nė rastet nė tė cilat trajtimi kanalar fillestar ishte kryer pa pėrdorimin e njė mikroskopi (P<0,05, Odds ratio = 3.1). Megjithatė nga tė dhėnat e pėrftuara ėshtė parė qė ka njė lidhje domethėnėse midis njė kanali MB2 jo tė identifikuar dhe jo tė trajtuar gjatė trajtimit tė parė kanalar dhe shfaqjes sė njė lezioni periapikal me ngarkesė tė MB PAR sidomos nė grupin nė tė cilin trajtimet janė kryer pa ndihmėn e mikroskopisė (P<0,05, raporti i probabiliteti = 5,1).
Nė rastet nė tė cilat ėshtė kryer NS RCT fillestare duke pėrdorur mikroskopin, pėrjashtimi i kanalit MB2 nuk ėshtė lidhur me shfaqjen e njė lezioni MB PAR.


Mikroskopi operativ bėhet gjithmonė e mė shumė njė nevojė pėr endodontistėt, mbi tė gjitha nė rastet nė tė cilat kemi anomali kanalare komplekse dhe kjo ndihmė lejon reduktimin nė mėnyrė domethėnėse tė shfaqjes sė lezioneve apikale me rend endodontik nė distancė vitesh dhe shtimin e pėrqindjes sė shėrimit tė tyre. Endodontistėt gjithmonė e mė shumė duhet tė frekuentojnė kurse formimi pėr pėrdorimin e mikroskopit operativ dhe tė operojnė nė mėnyrė tė tillė qė tė pajisin studimin e tyre me njė ndihmesė si kjo, tashmė thelbėsore pėr njė endodonci me njė cilėsi tė shkėlqyer.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoaitria33


 Pėr mė tepėr:
N Khalighinejad, A Aminoshariae, J C. Kulild, K A. Williams, J Wang and A Mickel, The Effectof the Dental Operating Microscope on the Outcome of Nonsurgical Root Canal Treatment: A Retrospective Case-control Study, JOE - Volume 43, Number 5, May 2017.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 65 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D