Endodoncia mund tė pėrmirėsojė prognozėn e sėmundjes kardiovaskulare. Dėshmohet lidhja


|

Endodonci | 12 Prill 2017 |

Endodoncia mund tė pėrmirėsojė prognozėn e sėmundjes kardiovaskulare. Dėshmohet lidhja



Tė kėshillosh terapi stomatologjike pėr tė parandaluar njė infarkt mund tė duket njė detyrim, por njė ditė mund tė jetė ky realiteti. Kjo ėshtė ajo qė zbulohet nga njė studim klinik i kohėve tė fundit i publikuar nė Journal of Dental Research nga John M. Liljestrand kėrkues pranė Universitetit tė Helsinkit (Finlandė). Studimi ka dėshmuar lidhjen midis lezioneve endodontike dhe patologjive kardiovaskulare.
"Kėrkimi ynė - bėn tė ditur autori - dėshmon rolin provokues tė inflamacioneve kronike nė sėmundjen kardiovaskulare."


Shumė studime, me kohė kanė dėshmuar lidhjen e ngushtė midis periodontitit dhe sėmundjes kardiovaskulare.
Duke parė qė lezionet endodontike dhe periodontale kanė origjinė nga vetė shtamat bakteriale, ekipi i Liljestrand ka studiuar raportin midis lezioneve endodontike apikale dhe sėmundjes kardiovaskulare.
Kėrkimi ėshtė kryer ne Finlandė midis 2006 dhe 2008 dhe ka pėrfshirė 508 pacientė qė i janė nėnshtruar koronarografisė tė ndarė nė 3 grupe:
• 108 pa patologji kardiovaskulare
• 164 me sėmundje kardiovaskulare kronike
• 184 me njė sindromė koronare akute (infarkte apo ishemi tranzitore)
Dentistėt mė pas kanė ndarė tė njėjtėt pacientė nė 3 grupe mbi bazėn e vizitave dhe tė testeve radiografike:
• 210 pacientė (nga tė cilėt 32 pa dhėmbė) pa lezione endodontike
• 222 pacientė me tė paktėn njė dendėsim periapikal dhe/ose njė lezion periapikal
• 76 pacientė me dy apo mė shumė lezione periapikale
Pavarėsisht se pacientėt janė profilizuar edhe ne bazė tė seksit, moshės, diabetit, duhanpirjes, indeksit tė masės, pėrgjigja ka qenė njėzėri pėr tė gjithė:
• dendėsimi periapikal ėshtė i lidhur nė mėnyrė domethėnėse statistikore me koronaropatinė kronike
• prania e njė apo mė shumė zvogėlimeve nė densitetin apikal nė dhėmbė jo tė trajtuar lidhet nė mėnyrė domethėnėse statistikore me njė sindromė kronike akute


Odds Ratio, njė indeks i pėrdorur nė epidemiologji pėr tė matur lidhjen midis dy faktorėve, ėshtė shumė i lartė te pacientėt me lezione endoparodontale jo tė trajtuara; i cili mund tė sugjerojė qė endodoncia mund tė ketė njė efekt lehtėsues nė marrėdhėniet e studiuara. Megjithatė ky duhet tė studiohet me tej para se tė arrijmė nė konkluzione.
Njė lidhje e mundshme midis dy patologjive mund tė jetė Porphyromonas endodontalis, njė mikroorganizėm i pranishėm nė lezionet endoparodontale dhe qė lidhet me sėmundjen koronare pėr sa ėshtė nė gjendje tė pushtojė qelizat muskulore tė lėmuara dhe paretet vaskulare.

Dy janė sugjerimet qė dok. Liljestrand na lė:
• pacientėve, qė t'i nėnshtrohen periodikisht seancave tė higjienės dhe vizitave tė kontrollit, thelbėsore pėr parandalimin
• mjekėve, qė tė bėjnė shumė kujdes gjatė vizitave tė kontrollit ndaj devitalizimeve tė vjetra dhe ndaj prishjeve tė gjera sepse nė mėnyrė komplet asimptomatike mund tė fshehin lezione tė dyshimta tė padiagnostikuara.

Davis Cussotto

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 75 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D