Antibiotikėt, antibakterialėt lokalė dhe periodontiti. Njė kėrkim ka hetuar mbi sjelljet (e ndryshme) tė dentistėve europianė


|

Farmakologji | 3 Prill 2017 |

Antibiotikėt, antibakterialėt lokalė dhe periodontiti. Njė kėrkim ka hetuar mbi sjelljet (e ndryshme) tė dentistėve europianė



Katėr herė nga 10, personi del nga dentisti me recetė antibiotikėsh, qė nė 50% tė rasteve nuk janė tė nevojshėm. Pėr ta nėnvijėzuar kėtė ka qenė SIdP me rastin e Kongresit XVIII Internacional, duke referuar rezultatet e njė hetimi internacional tė kryer nga Key-Stone nė 1500 dentistė nė 9 Shtete europiane ndėr tė cilėt dhe Italia.
"Kampioni - shpjegon pėr Odontoiatria33 Roberto Rosso, president Key-Stone - ka qenė prej 1.500 dentistėsh tė ndarė nė 6 shtete: Itali, Spanjė, Gjermani, Francė, Zvicėr dhe Mbretėri e Bashkuar. Para intervistave janė realizuar grupe fokus me specialistė nė qytete tė ndryshme europiane; kėto na kanė mundėsuar qė tė kuptojmė mė mirė edhe fenomenet sociale qė lidhen me pėrdorimin e antibiotikėve dhe realizimin e njė pyetėsori mė tė pėrshtatshėm pėr kėtė qėllim".


Kėrkimi, vijon Rosso, "ka lindur me njė qėllim tė ndryshėm nga ai pėr tė cilin po flitet tani, nė veēanti ka shėrbyer pėr tė kuptuar tregun potencial tė antibakterialėve lokal pėr t'u pėrdorur lokalisht nė rastet e periodontitit dhe perimplantitit. Aspekti befasues ka qenė verifikimi sesi ndryshon nė mėnyrė radikale qasja drejt terapisė antibiotike sipas shtetit tė studiuar."
Nga kėrkimi del nė pah se ndėr pacientėt me patologji periodontale, pėrqindja e atyre tė trajtuar me antibiotikė ėshtė mė e ulėt se 30%, por Franca dhe Italia shfaqin pėrqindjet mė tė larta tė pacientėve tė trajtuar me antibiotikė apo antibakterialė (lokalė apo sistemikė): rreth 40%.
Pėr sa i pėrket Gjermanisė, Zvicrės dhe Mbretėrisė sė Bashkuar, pėrqindjet e ulėta tė pacientėve tė trajtuar me antibiotikė konfirmojnė rezultatet e hetimit cilėsor, qė paraprinte qasjen e tėrhequr tė dentistėve kundrejt pėrdorimit tė barnave tė tillė.
"Tė dhėnat janė sigurisht interesante edhe pse literatura duket se tregon qė pėrdorimi i antibiotikėve ose antibakterialėve pėr kurimin e periodontitit mundėson njė avantazh domethėnės nga ana statistikore, por modest nga ana klinike, mė pak se gjysmė milimetri nė rastet mė tė mira"; thotė profesor Giovanni Lodi drejtor shkencor i Dental Cadmos.
"Nga ana tjetėr - vijon Lodi - abuzimi me antibiotikėt po krijon probleme tė rėndėsishme si rezistenca ndaj antibiotikut."


Rreth sjelljeve tė ndryshme nga ana e dentistėve tė Shteteve tė ndryshėm tė marrė nė shqyrtim nga kėrkimi, profesor Lodi hamendėson se i kushtohen modeleve tė ndryshėm tė ushtrimit tė profesionit dhe normativave, "nė vendet nė tė cilat oferta publike pėr kura stomatologjike ėshtė e pranishme, mjekėt janė tė detyruar tė ndjekin protokolle operative tė pėrcaktuar, qė pėr kurėn periodontale nuk pėrfshijnė, vetėm nė rastet e veēanta, pėrdorimin e kėtyre barnave, ndėrsa aty ku stomatologjia zhvillohet pavarėsisht regjimit tė profesionit tė lirė ėshtė profesionisti ai qė vendos."


Grafiku 1

Aspekt tjetėr i prekur nga kėrkimi Key-Stone ėshtė ai i pėrdorimit tė antibakterialėve.
Mė shumė se gjysma e tė intervistuarve tė pėrgjithshėm afirmon se pėrdor antibakterialė me pėrdorim lokal, pėrfshirė klorheksidinėn. Pėrqindjet mė tė larta janė nė Francė (77% tė cilės i shtohet 12% pėrdorim nė tė kaluarėn dhe braktisje e mėvonshme) dhe Spanja (65%+8%), ndėrsa mė tė ulėtat janė nė Zvicėr, Mbretėri e Bashkuar dhe Gjermani. Nė Itali pėrqindja arrin 80% midis pėrdorimit aktual ose nė tė shkuarėn, pėr shkak tė njė shkalle tė lartė (28%) braktisjesh tė pėrdorimit. Pėrdorimi aktual ėshtė nga ana e 52% e personave qė janė pėrgjigjur.


Grafiku 2


"Nga ana tjetėr - shpjegon Roberto Rosso - nuk ėshtė rastėsi qė shumė nga tė intervistuarit nė Itali dhe Spanjė kanė rezultuar pozitivisht tė interesuar pėr produktet me pėrdorim lokal edhe se - nė Itali - ėshtė e konsiderueshme incidenca e pėrdorimit nė tė kaluarėn dhe braktisja e mėvonshme. Kjo, me shumė mundėsi, ėshtė shkaktuar nga disa produkte qė nuk i ishin pėrgjigjur pritshmėrive, mbi tė gjitha nė termat e menaxhimit tė terapisė (pėrmenden fillet me tetraciklinė dhe metronidazol). Zgjedhja e metodave tė tjera nė vend tė antibakterialit lokal justifikohet nga tė intervistuarit nėpėrmjet arsyeve ndonjėherė objektive (efikasitet i ulėt i hasur, ēmimi, etj.), nė raste tė tjera subjektive ("preferon tjetėr gjė", "nuk e di", etj.), pėr tė mbėshtetur atė qė nė kėtė fushė ėshtė i rėndėsishėm: aspekti social, i sjelljes dhe ai rutinė, nė ndikimin e vendimit dhe zgjedhjes sė profesionistit."


Arsyet e braktisjes sė pėrdorimit tė antibakterialėve nga ana e dentistėve italianė, mbėshtetur edhe nga profesor Lodi siē dėshmon dhe literatura shkencore, kanė treguar se si kėto produkte janė efikase, por qė jo gjithmonė japin rezultate klinike domethėnėse dhe pėr kėto arsye faktorėt si kosto dhe koha e nevojshme pėr t'i pėrdorur ndikojnė nė zgjedhje.

Norberto Maccagno

Pėrktheu: Erjola Taga
 




Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 109 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D