Autotransplanti dentar nė sektorėt estetik tek individėt nė rritje. Kėto janė procedurat kirurgjikale


|

Pedodonci | 28 Mars 2017 |

Autotransplanti dentar nė sektorėt estetik tek individėt nė rritje. Kėto janė procedurat kirurgjikale



Jo rrallė herė stomatologjia pėrballet me raste tė fėmijėve dhe adoleshentėve me probleme funksionale dhe estetike shkaktuar nga dhėmbėt anteriorė qė mungojnė.
Shkaqet kryesore tė humbjeve tė tilla tė dhėmbėve janė:
• mungesa e lindur
• traumat
• infeksionet ose lezionet iatrogjene
• heqja nga tumori

Kur verifikohet humbja e dhėmbėve tek individėt nė rritje ėshtė e rėndėsishme tė zėvendėsojmė menjėherė dhėmbin ose dhėmbėt mungues pėr tė siguruar hapėsirėn nė harkatė pėr terapinė implantare nė tė ardhmen duke parashikuar problemet estetike, psikologjike, sociale dhe funksionale.
Tė ndryshme janė opsionet pėr tė zėvendėsuar dhėmbėt qė mungojnė te pacientėt e rinj ndėr tė cilėt trajtimet me aparate ortodontike, proteza parciale fikse (FPD) apo kurora nė implant, metodika qė janė zakonisht tė adoptuara pas maturimit skeletor.
Kohėt e fundit janė publikuar punė shkencore ndėrkombėtare qė propozojnė autotransplantin si njė opsion interesant trajtimi alternativ mbi tė gjitha te fėmijėt e vegjėl dhe nė rritje, qė do tė shtonte problematikėn e pritjes deri nė maturimin skeletor. Avantazhi kryesor i kėsaj metode ėshtė pėrdorimi i indeve autologe duke ruajtur lidhjen periodontale, duke ofruar rezultate estetike tė favorshme. Megjithatė shkallėt e mbijetesės pėr kėtė metodė inovative duket se janė tė pranueshme dhe tė krahasueshme me ato tė protezave parciale fikse FPD, tė pėrfshira midis 59,6% dhe 94% pas 10 vjetėsh.


Sipas njė studimi holandez tė publikuar nė "Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol" tė dhjetorit 2016, autotransplanti dentar mund tė pėrdoret me sukses pėr trajtimin e dhėmbėve qė mungojnė nė sektorėt anterior maksilarė dhe mandibular. Nė ndryshim nga implantet dentare, qė nė njė pacient akoma nė rritje dhe qė nuk ka arritur akoma maturinė skeletore, pėr fat tė keq frenojnė zhvillimin alveolar, autotransplanti dentar lejon nė fakt vazhdimin e zhvillimit alveolar dentar. Ky studim retrospektiv ka ekzaminuar kartelat klinike pėr njė total prej 780 pacientėsh qė i janė nėnshtruar autotransplantit dentar pranė Departamentit tė Kirurgjisė maksilo-faciale dhe Patologjisė Orale pranė Spitalit Universitar Vrije Universiteit nė Amsterdam midis janarit 2001 dhe dhjetorit 2012. Nga kėto 780 pacientė, 46 pacientė i ishin nėnshtruar autotransplantit dentar, sidomos nė sektorėt anterior tė maksilės dhe tė mandibulės.
Kėto 46 pacientė kanė marrė njė total prej 59 dhėmbėsh tė autotransplantuar qė vinin nga njėsi dhuruesish tė ndryshėm dhe ishin 30 meshkuj dhe 16 femra midis 9 dhe 18 vjeē (mosha mesatare 12-15 vjeē). 13 pacientė kanė marrė mė shumė se njė dhėmb anterior tė autotransplantuar por pėr kėtė studim ėshtė seleksionuar rastėsisht vetėm njė nga dhėmbėt e autotransplantuar pėr pacient.


Janė autotransplantuar 33 premoalrė tė dytė (26 maksilarė dhe 7 mandibular), 9 premolarė tė parė (3 maksilarė dhe 6 mandibular), njė molar i tretė maksilar, njė inciziv qendror mandibular dhe dy incizivė lateralė maksilar.
Pjesa mė e madhe e transplanteve janė kryer pėr shkak tė lezioneve dentare traumatike. 10 dhėmbė janė transplantuar pėr shkak tė agenesis tė lindur; ērregullime tė zhvillimit si pėr shembull germination, dilaceracion dhe pėr shkak tė dhėmbėve ektopik apo tė impaktuar dhe pėr tė rehabilituar rastet e labioschisi.
Procedurat kirurgjikale kanė qenė si vijon: nė rastet nė tė cilat dhėmbi i dėmtuar ishte akoma nė njėsi nė momentin e ndėrhyrjes, dhėmbi ėshtė hequr me kujdes pėr tė garantuar ruajtjen e integritetit tė kockės alveolare me freza me kokė sferike me shpejtėsi tė ulėt dhe nėn irrigim konstant me solucion fiziologjik tė kripur janė krijuar njėsitė e reja alveolare pritėse. Dhėmbi donator mė pas ėshtė hequr me kujdes nga njėsia e tij origjinale dhe ėshtė futur nė alveolėn e re tė njėsisė pritėse, duke pasur njė kujdes shumė tė madh pėr tė mos dėmtuar ligamentin periodontal.
Dhėmbi donator ėshtė lidhur nė mėnyrė tė tillė qė tė mbahet i lirė nga forca okluzale dhe artikuluese dhe janė kryer sutura tė tilla pėr tė garantuar stabilitetin primar.
Pacientėve i janė pėrshkruar antibiotikė pėr njė kohė prej 1 jave (Amoksicilinė 50 mg/kg nė ditė) dhe i janė dhėnė instruksione pėr tė larė dhėmbėt me kujdes rregullisht duke bėrė shpėlarje me klorheksidinė 0,12% dy herė nė ditė. Periudha e follow-up post operator varionte nga 10 nė 61 muaj, me njė mesatare prej 17.35 muaj. Trajtimet konservative dhe ortodontike janė kryer mė pas aty ku ishte e nevojshme.


Shkalla e mbijetesės sė dhėmbėve tė autotransplantuar ėshtė konsideruar si numri i dhėmbėve tė transplantuar qė ndodhen akoma nė njėsi nė momentin e kontrollit tė radhės. Personat qė kanė kryer autotransplant janė konsideruar njė sukses nėse dhėmbi dhurues ishte akoma i pranishėm nė follow-up, i pranueshėm estetikisht, pa dhimbje dhe pa shenja inflamacioni, pa ripėrthithje tė jashtme tė rrėnjės, pa ankilozė dento-alveolare dhe me radiotransparencė periapikale, pa lėvizshmėri dhe xhepa periodontal me thellėsi mė madhe se 3 mm.
Rezultatet e studimit kanė qenė kėto: gjatė periudhės sė follow-up, tė gjithė dhėmbėt e autotransplantuar kanė rezultuar tė jenė klinikisht tė qėndrueshėm dhe nuk kanė dėshmuar shenja tė komplikacioneve.
Katėr nga dhėmbėt e autotransplantuar kanė dėshmuar lėvizshmėri post operatore 4 javė pas ndėrhyrjes por mė pas kanė vijuar me shėrimin pa komplikime. Vetėm dy nga dhėmbėt e autotransplantuar kanė shfaqur komplikime brenda 12 muajve pasues nga transplanti; njėri kishte humbur vitalitetin dhe ka kėrkuar mė pas njė trajtim kanalar dhe tjetri ka zhvilluar njė rrėnjė tė shkurtėr edhe pse ishte klinikisht i qėndrueshėm dhe pa lėvizshmėri.
Nė bazė tė kėtij studimi mund tė konsiderohet autotransplanti dentar pėr regjionet anteriore mandibulare dhe maksilare si njė opsion i mirė trajtimi pėr pacientėt e rinj akoma nė rritje me dhėmbė anteriorė qė mungojnė si pasojė e traumave, aplazisė, ērregullimeve nė zhvillim dhe pėr pacientėt qė kanė nevojė pėr rehabilitim dentar pėr patologji si pėr shembull labioschisi. Autorėt nėnvizojnė se edhe nėse transplanti do tė mbijetonte vetėm pėr pak vjet, mund tė zgjidhte njėkohėsisht problematikat estetike dhe funksionale, duke kontribuuar nė rritjen normale dhe zhvillimin fiziologjik tė kockave alveolare pėr kohėn e mjaftueshme qė pacienti tė arrijė maturimin skeletor dhe t'i nėnshtrohet implantologjisė vetėm pas maturimit.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoaitria33


Per mė tepėr:
Tooth autotransplantation in the anterior maxilla and mandible: retrospective results in young patients. Marjolijn Gilijamse,Jacobus A. Baart,Jan Wolff, George K. Sįndor, Tymour Forouzanfar,  Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol dicembre 2016;122:e187-e192

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 84 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D