Endodoncia rigjeneruese: njė studim laboratorik francez paraqet njė "gutaperka biologjike" inovative


|

Endodonci | 21 Mars 2017 |

Endodoncia rigjeneruese: njė studim laboratorik francez paraqet njė "gutaperka biologjike" inovative



Nė 20 vitet e fundit biomateriale tė ndryshme janė zhvilluar pėr aplikimet e inxhinierisė indore edhe nė fushėn stomatologjike dhe specifikisht nė fushėn endodontike pėr tė stimuluar shtimin e pulpės dentare dhe rigjenerimin e kėtij indi.
Ndėr mė tė njohurit ėshtė kolagjeni por qė i vetėm nuk zotėron cilėsitė e duhura mekanike dhe prandaj bashkohet me materiale tė tjera pėr tė pėrmirėsuar mekanikėn pa kompromentuar biokompatibilitetin dhe difuzionin qelizor. (Gillette et al. 2010).
Nė njė studim laboratorik francez, tė publikuar nė "International Endodontic Journal", nė janar 2017 propozohet njė kompozit hidroxhel me kolagjen/alginat, i bashkuar me qeliza staminale, modeluar dhe realizuar nė mėnyrė tė tillė qė tė stimulojė nė gjeometri, formė dhe cilėsi mekanike konet e gutaperkės (GP) me mė shumė kapacitet rigjenerues tė indit endodontik gjatė trajtimeve kanalare.


Autorėt kanė pėrcaktuar kėtė pėrbėrje prej 5 mg kolagjen 1 dhe 0,5% alginat tė pėrftuar duke pėrzier kolagjen I tė pėrftuar nga bishti i miut dhe alginati i natriumit Protanal LF-10/60 tė tretur nė PBS. Qelizat staminale tė pėrftuara nga papila apikale (SCAPs), janė shtuar dhe pėrzier me pėrbėrjen para kthimit nė xhel me njė pėrqendrim prej 106 qeliza ml.
Ky preparat ėshtė bėrė nė formė pyke nė brendėsi tė njė stampe me alginat simulues tė formės sė njė koni tė gutaperkės 0.4%, pas 1 ore me 37oC stampa ėshtė hequr duke pėrdorur lama kirurgjikale dhe koni i gutaperkės biologjike pozicionohet nė njė mjet pjekje me 37 oC dhe 5% CO2. Terreni i pjekjes ėshtė ndėrruar ēdo 2 ditė dhe testet janė kryer 1, 8 dhe 21 ditė pas krijimit tė pėrbėrjes.


Autorėt kanė vlerėsuar: modulin elastik, ruajtjen e formės nė kohė, vitalitetin qelizor dhe biokompatibilitetin.
Rezultatet e pėrftuara nė kėtė studim janė njė ogur i mirė pėr tė ardhmen kur ėshtė parė se me kėtė metodė fabrikimi ėshtė arritur tė pėrftojmė njė formė tė kėsaj gutaperke biologjike inovative qė korrespondon me atė tė njė koni tradicional tė gutaperkės sintetike duke e imituar me precizion tė lartė dhe riprodhueshmėri.
Qelizat staminale tė pėrziera nė kėtė pėrbėrje kanė dėshmuar se janė nė gjendje tė shpėrndahen pėr tė mbijetuar dhe pėr t'u shumuar.
Megjithatė janė treguar edhe nė gjendje tė diferencohen nė osteoblaste dhe tė prodhojnė matrica kockore tė kalcifikuara ekstra qelizore. Pėrbėrja nuk ka dėshmuar asnjė kundėrveprim domethėnės pas 8 ditėsh, duke ruajtur formėn e saj dhe diametrin origjinal edhe nė majė (P = 0.58).
Ėshtė e dukshme se ky biomaterial inovativ pėr mbushjet kanalare, fryt i inxhinierisė indore dhe qė pėrkufizohet si gutaperka biologjike, ėshtė akoma nė fillime dhe ka nevojė pėr studime tė mėtejshme in vitro dhe in vivo por mund tė pėrfaqėsojė tė ardhmen nė fushėn e mbushjeve kanalare, duke paraqitur avantazhe thelbėsore krahasuar me materialet sintetike, me analizim tė parė ato tė rigjenerimit tė indeve pulpore dhe periapikale, duke shtuar nė mėnyrė esenciale probabilitetin pėr shėrimin e lezioneve periapikale.


Nėn kujdesin e: Laura Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33


Pėr mė tepėr:
1) Int Endod J.2017 Jan;50(1):48-57.  Invitroassessmentof acollagen/alginatecompositescaffold forregenerativeendodontics. Devillard R,Rémy M,Kalisky J,Bourget JM,Kérourédan O,Siadous R,Bareille R2,Amédée-Vilamitjana J,Chassande O,Fricain JC
2) Gillette BM, Jensen JA, Wang M, Tchao J, Sia SK (2010) Dynamic hydrogels: switching of 3D microenvironments using two-component naturally d derived Extracellular matrices. Advanced Materials 22, 686-91.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 94 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D