Tė ndalohet apo jo aspirina pėrpara njė ndėrhyrjeje kirurgjikale stomatologjike? Pėrgjigja nga literatura


|

Farmakologji | 23 Shkurt 2017 |

Tė ndalohet apo jo aspirina pėrpara njė ndėrhyrjeje kirurgjikale stomatologjike? Pėrgjigja nga literatura



Vitet e fundit stomatologu gjendet gjithnjė e mė shpesh qė t'i duhet tė kryejė ndėrhyrje kirurgjike te pacientėt nė terapi kronike me aspirinė. Aspirina ėshtė pėrgjithėsisht e pėrdorur si analgjezik, pėr uljen e temperaturės dhe si agjent anti-inflamator.
Por ka edhe veprimin e pakthyeshėm si frenues i grumbullimit tė trombociteve, duke filluar nga 1 orė pasi ėshtė gėlltitur dhe ky efekt mbaron me jetėn e dobishme tė trombociteve (7-10 ditė). Kur trombocitet frenohen hemostaza kryesore ndodh me vėshtirėsi mė tė mėdha, duke rritur kohėn e gjakderdhjes dhe si pasojė koagulimin e gjakut.


Duke parė kėto efekte, aspirina tashmė pėrdoret gjerėsisht pra edhe nė parandalimin e sėmundjeve kardiovakulare, pėr sėmundjen e Alzheimer - it dhe nė disa lloje kanceri. Ja pse pacientėt nė terapi kronike me aspirinė janė gjithnjė e mė shumė dhe stomatologut i duhet  gjithnjė e mė shpesh qė tė drejtojė problematika tė gjakderdhjes sė shumtė dhe vėshtirėsive tė hemostazės pas ndėrhyrjeve kirurgjike. Por ēfarė duhet bėrė atėherė nė kėto raste: tė ndalohet pėrdorimi i aspirinės ditėt pėrpara ndėrhyrjes apo jo? Nė kėtė pikė duhet pranuar se mbretėron njė konfuzion i plotė: ka nga ata qė nuk e ndalojnė, ka nga ata qė e ndalojnė vetėm ditėn kur do tė kryhet ndėrhyrja, disa e ndalojnė disa ditė mė parė, disa shumė ditė mė para ndėrhyrjes, me rreziqet qė lidhen pėr shėndetin e pacientit.


Por ēfarė ėshtė mė e mira pėr pacientin?
Nė njė studim tė fundit tė publikuar tek Oral Surgery Oral Medicine Oral Pathology Oral Radiology ėshtė kryer njė rishikim sistematik me meta-analizė pėr tė pėrcaktuar nėse aspirina duhet tė ndėrpritet pėrpara njė ekstraksioni. Autorėt kanė kryer njė rishikim tė literaturės botėrore nė gjuhėn angleze dhe kineze tė tė gjitha studimeve tė randomizuara tė kontrolluara (RCT) dhe tė studimeve tė kontrolluara jo tė randomizuara (CT) qė kanė krahasuar heqjen e njė dhėmbi tė kryer te pacientėt nė terapi kronike me aspirinė me ato qė janė kryer te pacientė pa terapi kronike me aspirinė. Artikujt e pėrfshirė nė fund tė rishikimin kanė qenė 10 (3 RCT dhe 7 CT).
Rezultatet e kėsaj meta-analize kanė treguar qė rreziku i njė hemorragjie pas operacionit ėshtė dukshėm mė i madhe se te pacientėt nė terapi mė aspirinė (rreziku relativ [RR] ¼ 2,46; 95% interval i besueshėm [CI]: 1,45-4,81) por koha e gjakderdhjes (BT) nuk ėshtė shumė e ndryshme mes dy grupeve (diferenca mesatare e standardizuar [SMD] ¼ 0,63; IC 95%: 0,04-1,31).


Nuk ka tė dhėna tė sigurta qė koha e gjakderdhjes apo shkalla e hemorragjisė janė mė tė zgjatura te pacientėt me terapi me aspirinė pėr njė kohė tė gjatė, prandaj, pėr mirėqenien e pacientit, ėshtė mirė qė pėrpara njė ndėrhyrjeje kirurgjikale stomatologjike tė mos ndėrpritet aspirina. Prandaj pėrdoren mbėshtetje alternative pėr tė mbajtur njė hemostazė tė duhur si p.sh., pėrdorimi i garzave hemostatike, agjentė anti-fibrinolitik, tamponė fibroin etj... Nė kėtė mėnyrė shmangen risqet pėr shėndetin e pacientit qė lidhen me ndalimin e barit.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Pėrktheu: Valbona Spahia




Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 102 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D