Faktorėt e riskut qė lidhen me kariesin e hershėm tė fėmijėrisė janė tashmė tė identifikueshėm qė nė moshėn 1 vjeēare: por cilėt janė ata?


|

Pedodonci | 9 Shkurt 2017 |

Faktorėt e riskut qė lidhen me kariesin e hershėm tė fėmijėrisė janė tashmė tė identifikueshėm qė nė moshėn 1 vjeēare: por cilėt janė ata?



Kariesi i fėmijėrisė sė hershme (ECC) ėshtė pėrcaktuar si kariesi dentar qė zhvillohet hershėm te fėmijėt nė moshė nėn 6 vjeē dhe njihet se ka njė efekt negativ nė cilėsinė e jetės sė fėmijėve nė fjalė, mbi tė gjitha pėr shkak tė dhimbjes dhe tė infeksioneve qė kjo mund tė shkaktojė. Identifikimi i hershėm i individėve me risk tė lartė kariesi ėshtė i rėndėsishėm edhe me qėllimin pėr tė minimizuar eksperiencat stomatologjike negative dhe frikėn e mundshme nga dentisti qė mund tė vazhdojė dhe nė moshė tė rritur.


Edhe pse prevalenca e ECC varion sipas pjesėve tė botės, ECC ėshtė nė mėnyrė tė qartė njė problem i rėndėsishėm i shėndetit publik qė duhet tė pėrballen si vendet nė zhvillim edhe vendet e industrializuara. Pėr tė zgjidhur kėtė problematikė nė radhė tė parė gjejmė Zvicrėn ku vitet e fundit ėshtė hasur njė incidencė e rritur ndjeshėm e ECC te fėmijėt nė moshė rreth 3 vjeē, nė vizitėn e tyre tė parė stomatologjike. Prandaj ka filluar njė projekt pėr parandalimin e kariesit te fėmijėt 1 vjeēar me qėllimin qė tė identifikohen faktorėt e riskut pėr karies dhe tė shmanget qė kėto tė shndėrrohen nė mėnyrė tė pashmangshme nė karies real nė moshėn 3 vjeēare.
Sipas njė studimi tė publikuar nė ACTA Odontologica Scandinavica, 2016 tė nėntor-dhjetor 2016 ėshtė e mundur tė reduktohet fillimi i kariesit te fėmijėt 3 vjeēar nėpėrmjet njė protokolli parandalimi  i cili parashikon vizitėn stomatologjike te fėmijėt dhe analizėn e faktorėve tė riskut pėr kariesin, qė nė moshėn 1 vjeēare. Ky studim ėshtė drejtuar nga Kalmar nė Suedi, nė klinikėn stomatologjike publike tė Vidablick midis vitit 2002 dhe 2010. Janė vizituar 779 fėmijė tė moshės 1 vjeēare, u evidentuan faktorėt e riskut pėr ECC dhe u pėrcaktuan pikėt e streptokokut mutans oral (MS) nė bazė tė mostrės biologjike tė marrė nga njė sipėrfaqe e dhėmbit ose (te fėmijėt akoma nė fazė para-dentare) nga mukoza orale. Mė pas iu kėrkua prindėrve tė fėmijėve qė tė plotėsojnė njė pyetėsor me pyetjet qė kishin tė bėnin me faktorėt familjarė (vėllezėr me ose pa karies), qė kishin tė bėnin me shėndetit e pėrgjithshėm tė fėmijės sė tyre, zakonet ushqyese (vaktet gjatė natės, ushqyerja me gji, pije tė tjera pėrveē ujit), zakonet higjienike orale qė kryen nė shtėpi dhe dhėmbėt qė kanė dalė tashmė nė harkatė.
Po kėto fėmijė janė vizituar nė moshėn 3 vjeēare pėr identifikimin e ndonjė kariesi tė mundshėm.


Nga rezultatet e kėtij studimi ka dalė nė pah se risku i kariesit nė moshėn 1 vjeēare lidhet me karies efektiv nė moshėn 3 vjeēare (OR ¼ 6,5, p = .002).
Faktorėt e riskut nė moshėn 1 vjeēare qė lidhen mė sė shumti me kariesin nė moshėn 3 vjeēare kanė rezultuar tė jenė:
- Konsumimi i pijeve tė ndryshme nga uji (OR¼ 7.1, p <0.001),
- Karies te vėllezėrit ose motrat (OR¼ 4.8, p ¼ .002),
- Nivel i lartė MS nė moshėn 1 vjeēare (pikėt 2-3) (OR¼ 3.4, p ¼ .03) dhe
- Vaktet gjatė natės (OR¼ 3.0,p ¼ .03)
Nė bazė tė kėtij studimi ėshtė bėrė i mundur konstatimi qė zakonet ushqyese dhe faktorėt mikrobik janė pėrcaktues nė vlerėsimin e riskut tė kariesit qe nė moshėn 1 vjeēare. Nė vijim tė protokollit tė identifikimit qė nė moshėn 1 vjeēare te fėmijėt me risk pėr karies, detyrė e pediatėrve dhe e stomatologėve ėshtė ajo qė tė instruktojnė prindėrit qė tė kryejnė protokolle korrekte ushqyese dhe higjienike pėr tė parandaluar fillimin e hershėm tė kariesit qė nė moshėn 3 vjeēare.

Nėn kujdesin e : Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
Dentin caries risk indicators in 1-year-olds. A two year follow-up study; Ann Ingemansson Hultquista and Mats Bågesundb. ACTA ODONTOLOGICA SCANDINAVICA, 2016 VOL. 74, NO. 8, 613-619




Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 119 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D