Tek kanalet ovale ėshtė mė mirė tė vihen kunja ovale apo kunja rrethore? Kėshillat pėr zgjedhjen e duhur marrė nga literatura


|

Endodonci | 30 Dhjetor 2016 |

Tek kanalet ovale ėshtė mė mirė tė vihen kunja ovale apo kunja rrethore? Kėshillat pėr zgjedhjen e duhur marrė nga literatura



Qė nga viti 1925, nga studimet e Hess & Zurcher qė kanė njohuri pėr faktin se dhėmbėt nuk kanė kanale tė thjeshta, por sisteme komplekse tė kanaleve tė rrėnjėve. Ekzistojnė kanale tė rrėnjėve kryesore dhe kanale dytėsore dhe pjesė shtesė prandaj shprehet mė qartė me termin sistem i kanaleve tė rrėnjėve. Dhe pėrsa i pėrket anatomisė sė kanaleve kryesore tė rrėnjėve edhe ato mund tė jenė tė formave tė ndryshme, duke filluar nga rrethore, ovale, kanale nė formėn e C - sė, nė formėn e fjongos etj. Gjatė ndjekjes sė njė trajtimi tė kanaleve tė rrėnjėve shumė shpesh lind nevoja pėr tė vendosur njė kunj te kanali nė mėnyrė qė tė mund tė ruhet i shtrirė sipėr rikonstruksioni (riorganizimi), por pyetja mė e debatuar prej kohėsh nė literaturė ėshtė: cila kunj ėshtė mė e mirė dhe mė pak traumatike pėr rrėnjėt tona? Dhe nėse zgjedhja kunjit duhet tė jetė e ndikuar nga anatomia e kanaleve tė rrėnjėve? 
Me siguri e kemi pyetur veten gjithmonė nėse ėshtė mė mirė njė kunj metalik apo njė kunj karboni, silici etj... dhe si pasojė nė ēdo studim stomatologjik ėshtė pėrshtatur njė nga kėto metoda tė sapo pėrmendura, por mė shpesh mendohet pėr tė futur nė kanal njė kunj me formė mė konforme me kanalin nė fjalė.

Nė njė studim in vitro tė publikuar nė Journal of Endodontics nė Prill 2015 autorėt kanė seleksionuar 70 paramolarė mandibularė me kanale ovale dhe me kurora tė vėna sėrish. Pra i kanė ndarė nė 5 grupe me 14 dhėmbė secili:
Grupi 1: grupi i kontrollit tek i cili kanalet nuk janė pajisur me instrumente e as nuk janė konturuar aspak.
Te tė gjithė dhėmbėt e tjerė nė fakt ėshtė kryer gdhendja e kanaleve sipas protokollit tė vendosur deri tek instrumentimi me Pro Taper 30, veē kėsaj:
Grupi 2: sė fundmi kanali i rrėnjės ėshtė pėrgatitur pėr "strehimin" e kunjit me drill me seksion rrethor (masa#2, 1.55mm) (Unicore; Ultradent, Salt Lake City, UT). Nuk ėshtė futur asnjė kunj. 
Grupi 3: sė fundmi kanali i rrėnjės ėshtė pėrgatitur pėr "strehimin" e kunjit me drill unltrasonik nė Seksionin Oval (Ellipson Tip). Nuk ėshtė futur asnjė kunj.
Grupi 4 : ėshtė kryer e njėjta pėrgatitje si te grupi 2 dhe ėshtė futur njė kunj rrethor me fibra (size #2, 1,55mm) (Unicode posts size 2, Ultradent).
Grupi 5: ėshtė kryer e njėjta pėrgatitje si pėr grupin 3 dhe ėshtė futur njė kunj oval me fibra (diametri i majės sė kunjit = 0.6mm, trashėsia = 1.1 mm, gjerėsia = 1.8 mm) (Ellipson Posts, RTD/Satelec).


Secila nga provat i ėshtė nėnshtrua testit tė rezistencės ndaj frakturave dhe rezultatet janė si mė poshtė:
Te rrėnjėt qė ėshtė bėrė njė pėrgatitje e kanaleve tė rrėnjėve duke pėrdorur drill ultrasonik me formė ovale pati njė reduktim tė rėndėsishėm tė rezistencės ndaj frakturave tė rrėnjėve nė krahasim me grupin e kontrollit (P> .001). megjithatė, nuk ėshtė regjistruar ndonjė diferencė e rėndėsishme te frakturat ndėrmjet grupit tė kontrollit dhe grupit 2 ku ėshtė kryer pėrgatitja e kanaleve pėr kunjat me maja tė rrumbullakėta (P>. 05). Futja e kunjave qoftė rrethore qoftė ovale rrit nė mėnyrė tė konsiderueshme rezistencėn ndaj frakturave tė rrėnjėve nė krahasim me grupin e kontrollit (P<.001), dhe rezistenca ndaj frakturave tė rrėnjėve me kunjat rrethore ka qenė mė e madhe se ajo e grupit me kunja ovale (P <.001).


Nė bazė tė rezultateve tė kėtij studimi stomatologu mund tė ketė parasysh qė edhe nėse te kanalet ovale fut kunj me formė ovale nuk ka asnjė avantazh nė krahasim me futjen e kunjave rrethore, nė aspektin e rezistencės ndaj frakturave tė rrėnjėve ku futen.
Sigurisht qė janė tė nevojshme studime tė mėtejshme nė literaturė pėr tė konfirmuar kėto rezultate.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore shkencore e Odontoiatria33


Bibliografia:
 J Endod. 2015 Apr;41(4):539-43. Fracture Resistance of Endodontically Treated Roots with Oval Canals Restored with Oval and Circular Posts. Uzun Ż, Arslan H, Došanay E, Güler B, Keskin C, Ēapar ID.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 108 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D