Fėmijėve autik i duhet njė kujdes dentar ad hoc


|

Pedodonci | 14 Dhjetor 2016 |

Fėmijėve autik i duhet njė kujdes dentar ad hoc



Njė shėndet i mirė oral ėshtė njė element esencial pėr shėndetin dhe mirėqenien e secilit prej nesh. Ndonjėherė nuk ėshtė e lehtė tė bindėsh vogėlushėt qė tė respektojnė rregullat bazė pėr tė mbajtur dhėmbėt dhe gingivat tė shėndetshme dhe situata komplikohet edhe mė shumė kur fėmijėt vuajnė nga autizmi. Nė kėto raste, pėr kurat stomatologjike ėshtė e rėndėsishme t'i drejtohen qendrave tė specializuara, qė tė mund tė plotėsojnė nevojat e kėtyre fėmijėve kaq tė veēantė falė ekipit tė mjekėve tė pėrgatitur nga pikėpamja psikologjike. Maria Grazia Cagnetti, koordinatore e projektit dhe jo vetėm stomatologe dhe studiuese nė departamentin e shkencave tė shėndetit nė Universitetin e Milanos, merret ēdo ditė me kėto fėmijė nė bashkėpunim me spitalin San Paolo (Milano) dhe sipas saj problematikat qė kanė tė bėjnė me fėmijėt autik janė tė njėjtat qė kanė edhe fėmijėt normal.


Por pėrse mund tė jetė problem vizita te dentisti pėr kėto fėmijė?
"Fėmijėt autik janė fėmijė shumė rutinor, e duan rutinėn dhe vetėm ideja qė duhet ta ndryshojnė pėr tė shkuar te dentisti nė vend se, pėr shembull nė shkollė ose nė qendrėn e rehabilitimit, pėr to paraqet njė stres shumė tė madh. Ja pėrse ne duhet tė kėrkojmė tė reduktojmė stresin me tė gjitha aftėsitė qė kemi qė nė njėfarė mėnyre "qetėsojnė" fėmijėn" - konfirmon dr. Cagnetti.
Megjithatė edhe pse ėshtė i vlefshėm parimi bazė pėr tė mos krijuar stres te kėto pacientė tė vegjėl, strategjitė mė tė pėrshtatshme pėr tė arritur objektivin janė tė ndryshme nga rasti nė rast. Mė shumė se pėr autizėm duhet folur nė fakt pėr "shqetėsime tė spektrit autik", duke theksuar faktin se patologjia ka shumė forma dhe sfumime, nga ato mė tė rėndat tek ato mė tė lehtat. Krahas fėmijėve qė kanė njė intelekt afėr normalitetit, ka tė tjerė qė nuk flasin, qė nuk ndėrveprojnė dhe janė tė mbyllur "nė botėn tyre" nė tė cilėn nuk ėshtė e lehtė tė hysh. Jo rastėsisht, stresi mund t'i bėjė agresiv, duke favorizuar veprime vetė-dėmtuese.
Por sidoqoftė ėshtė e mundur qė kėto pacientė t'i nėnshtrohen kurave stomatologjike, vetėm se nevojiten mjete tė pėrshtatshme dhe personel vėrtetė i pėrgatitur jo vetėm nga pikėpamja stomatologjike por edhe nga ana psikologjike. Tė mundoheni tė reduktoni stresin e tyre sa mė shumė qė tė mundeni, pėr shembull me kontrolle tė shpejta, tė mundoheni tė mos i mbani gjatė nė poltron, tė bėni tė mundur qė trajtimet e tyre tė kryhen gjithmonė me tė njėjtėt persona dhe nė tė njėjtėn dhomė, tė mundoheni t'i reduktoni stresin viziv (aparaturat tė mos i tregohen asnjėherė nėse nuk ėshtė vėrtetė e nevojshme). Por njė gjė ėshtė e sigurt: ėshtė e vėshtirė qė tė rendisėsh veprimet qė janė tė drejta dhe ato qė janė tė gabuara nė lidhje me kėto fėmijė sepse ajo qė pėr njėrin mund tė jetė mirė mund tė pėrbėjė njė problem pėr tjetrin ndaj ėshtė eksperienca dhe njohja e fėmijės qė ndihmon nė zgjedhjet e duhura. Duhen vėnė nė veprim shumė kompetenca dhe shumė dhembshuri pėr tė kuruar sa mė mirė kėto fėmijė.


Dhe pėr ta mbyllur doktoresha thekson se  - "Prindėrit kanė njė rol kryesor gjatė gjithė trajtimit stomatologjik. Pėrpara se tė fillojmė trajtimin me pacientin e vogėl duhet tė bėjmė njė intervistė me prindėrit pėr tė parė se ēfarė na pret, ndoshta duke marrė parasysh reagimin qė ka pasur fėmija kur ėshtė vrarė qė i ka dalė pak gjak apo kur ka qenė pėr vizitė te pediatri. Nė tė vėrtetė nuk duhet tė presim qė fėmija tė na tregojė dhėmbin qė i dhemb por tė nisim menjėherė kontrollin. Prindi shpesh ėshtė i pranishėm gjatė seancave pėr tė na ndihmuar tė menaxhojmė sa mė mirė reagimet e fėmijės. Dhe mund tė duket banale por nuk ėshtė nė fakt sepse prindi duhet tė kujdeset pėr mbajtjen e higjenės orale tė fėmijės edhe pse ėshtė shumė e vėshtirė qė tė vėrė edhe kėtė midis shumė tė tjerave si prioritet tė tij. Nuk ėshtė e pamundur por shumė e vėshtirė qė tė mund t'i mėsojė se duhet tė lajė dhėmbėt ēdo ditė ndėrkohė qė duhet ta mėsojė tė vishet vetė, tė shkojė nė shkollė etj."


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 122 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D