Kur duhet tė rekomandohet njė kurorė? Pėrgjigjen dentistėt e SH.B.A


|

Protezim | 25 Nėntor 2016 |

Kur duhet tė rekomandohet njė kurorė? Pėrgjigjen dentistėt e SH.B.A



Cilat janė arsyet kryesore pėr tė cilat ėshtė e pėrshtatshme tė rekomandohet njė kurorė? Kjo pyetje ju ėshtė drejtuar mbi 2000 dentistėve nga njė grup kėrkuesish amerikanė tė bashkuar nėn emėrtimin The National Dental Practice-Based Research Network, qė kanė publikuar rezultatet e studimit tė tyre nė JADA.
Midis 1777 dentistėve qė i janė pėrgjigjur sondazhit para sė gjithash ėshtė evidentuar si zonė kryesore e konsensusit, qė kurorat duhet tė rekomandohen nė rastin e dhėmbėve posteriorė tė trajtuar nė mėnyrė endodontike. Ky rekomandim ėshtė koherent me evidencat e prodhuara nga literatura: rezultatet e njė studimi mbi njė milion dhėmbė kanė treguar njė lidhje midis mungesės sė mbulesave tė kurorės te dhėmbėt qė i janė nėnshtruar trajtimit endodontik dhe frakturės sė vetė dhėmbėve. Nė njė studim tjetėr kėrkuesit kanė pasur njė mbijetesė tė molarėve me 50% pa kurorė dhe 98% me mbulim tė kurorės.


Megjithatė nuk janė vėnė re gjithmonė pėrfitimet analoge nė studimet qė kanė marrė nė ekzaminim dhėmbėt anteriorė. Edhe nė kėtė rast dentistėt qė kanė marrė pjesė nė sondazh kanė pasqyruar nė pėrgjigjet e tyre indikacionet qė vijnė nga literatura dhe kanė deklaruar qė tė rekomandohen vetėm nė disa rrethana kurorat pėr dhėmbėt anteriorė tė trajtuar nė endodonci. Faktorė tė tjerė ndikojnė nė jetėgjatėsinė e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike, si numri i dhėmbėve qė mungojnė dhe kontrolli i pllakės bakteriale.


Disa maja tė thyera dhe dhėmbė me fraktura janė disa nga arsyet e cituara nga dentistėt pėr rekomandimin e njė mbulimi me kurorė. Studimet llogaritin numrin e frakturave midis 20 dhe 90 pėr ēdo 1000 persona nė vit, me njė frekuencė mė tė madhe nė sektorėt posteriorė. Nė shumė raste ka ekspozim tė dentinės dhe shpesh ka pasoja tė rėnda, si pėrfshirja e pulpės ose nevoja pėr ekstraksion tė dhėmbit. Pėr shkak tė incidencės sė lartė tė problemit duket e natyrshme qė stomatologėt tė rekomandojnė kurora nė rastin e frakturave tė dhėmbėve.
Provat e literaturės mbėshtesin edhe pozicionimin e kurorave nė dhėmbė me restaurime tė gjera, me qėllim qė tė reduktohen mundėsitė e njė avulsioni. Mjekėt qė i janė pėrgjigjur sondazhit kanė cituar efektivisht restaurimet me pėrmasa tė gjera ndėr arsyet pėr rekomandim tė kurorave por jo me tė njėjtin uniformitet opinioni si pėr dhėmbėt e frakturuar ose pėr dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike. Nė kėtė rast, pjesa mė e madhe e stomatologėve ka deklaruar se preferon njė ballafaqim me pacientėt dhe se i merr parasysh preferencat dhe pritshmėritė e tyre gjithashtu tė rėndėsishme tė konsideratave klinike.


Nė pėrgjithėsi, pohojnė autorėt, " ka njė ndėrveprim kompleks tė faktorėve qė ndikojnė rekomandimet e trajtimit" dhe pėrveē atyre qė janė cituar, qė kanė pasur njė konsensus tė gjerė transversal, faktorė tė tjerė janė mė delikatė dhe mund tė varen nga vetė stomatologu. Nė fakt ėshtė vėnė re njė diferencė midis prirjes pėr tė sugjeruar pozicionimin e kurorave sipas rajonit ku ėshtė lokalizuar klinika, duke sugjeruar pra influenca tė tipit kulturor, siē ėshtė mbizotėrimi i sjelljeve pak a shumė atendiste. Pėrveē kėsaj mė shumė se njė dentist ėshtė i zėnė dhe duket mė pak i prirur pėr ta orientuar pacientin drejt zgjedhjes sė njė kurore. Gjithashtu influencon gjendja e sigurisė sė pacientit, veēanėrisht e konsiderueshme nė njė organizatė tė shėndetit nė Shtetet e Bashkuara, kryesisht e bazuar nė rimbursimet e sigurimeve. Sė fundi ka njė rol shpesh pėrcaktues disponibiliteti i disa teknologjive, veēanėrisht prania nė klinikė e skanerit intraoral, qė lejojnė marrjen e gjurmėve optike me pėrdorimin e njė burimi drite dhe disponueshmėrinė e modeleve nė 3D nė mėnyrė mė tė thjeshtė dhe mė tė shpejtė.

Adelmo Calatroni


Pėr mė shumė:
McCracken MS, Louis DR, Litaker MS, Minyé HM, Mungia R, Gordan VV, Marshall DG, Gilbert GH; National Dental Practice-Based Research Network Collaborative Group. Treatment recommendations for single-unit crowns: Findings from The National Dental Practice-Based Research Network. J Am Dent Assoc. 2016 Nov;147(11):882-890.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 96 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D