Endodoncia e drejtuar: E ardhmja? Nga literatura vijnė avantazhet dhe disavantazhet


|

Endodonci | 22 Nėntor 2016 |

Endodoncia e drejtuar: E ardhmja? Nga literatura vijnė avantazhet dhe disavantazhet



Hapi i parė dhe thelbėsor nė trajtimet kanalare ėshtė pėrgatitja e kavitetit ku do ndėrhyhet. Forma optimale e kavitetit duhet tė lejojė futjen nė kanale nė mėnyrė komode dhe pa interferime tė kurorės por duhet edhe tė jetė sa mė konservative tė jetė e mundur pėr tė shmangur frakturat pasuese dentare. Ja pėrse ky hap i parė endodontik pėrveēse kėrkon duart e njė eksperti kėrkon edhe shumė kohė pėr njė realizim tė pėrshtatshėm. Njė kavitet aksesi korrekt dhe i pėrshtatshėm jo vetėm lehtėson dhe thjeshtėson hapat pasues pra formimin dhe pastrimin kanalar por edhe redukton nė mėnyrė tė konsiderueshme dhe kohėn. Sė fundmi po flitet shumė rreth implantologjisė sė drejtuar, por e njėjta metodikė mund tė aplikohet edhe nė endodonci dhe mund tė flitet pra edhe pėr "Endodonci tė drejtuar".


Njė studim zvicerian i publikuar nė International Endodontic Journal nė tetor 2016 ka hetuar pikėrisht aspektet pozitive dhe ato negative tė endodoncisė sė drejtuar dhe efektin ndihmues qė kjo metodikė inovative mund t'i garantojė endodontistit kryesisht nė realizimin e njė kaviteti optimal pėr aksesin dhe mė pas identifikimin dhe formimin e kanalit radikolar.
Autorėt e kėtij studimi kanė marrė nė konsideratė 60 dhėmbė tė hequr nga njerėzit pėr arsye parodontale tė cilėt janė futur nė gjashtė modele tė harkatave maksilare.


Pėrpara operacionit janė kryer skanime CBCT intra-orale dhe janė pėrpunuar nėpėrmjet software coDiagnostixTM. Kavitetet e aksesit tė ēdo elementi dentar janė planifikuar virtualisht dhe mė pas janė krijuar modele orientimi nėpėrmjet njė stampuesi 3D, nė mėnyrė analoge me atė qė bėhet pėr implantologjinė e drejtuar. Pėrgatitjet e kavitetit tė aksesit janė kryer nga dy profesionistė tė ndryshėm nėpėrmjet mbėshtetjes sė modeleve tė krijuara.
Mė pas janė realizuar skanime CBCT dhe janė mbivendosur pėr tė vlerėsuar sesa ndryshon nė formė dhe pėrmasa dizenjo reale e kavitetit tė aksesit nga kavieti virtual i planifikuar nga software.


Rezultatet e marra nga studimi kanė qenė si nė vijim: tė gjitha kanalet radikolare kanė rezultuar tė aksesueshėm pas pėrgatitjes sė kavitetit tė aksesit me endodoncinė e drejtuar. Kavitetet virtuale tė planifikuara dhe kavitetet e aksesit tė pėrgatitura kishin ndryshime minimale nė formė dhe pėrmasa, duke u luhatur nga 0.16 - 0.21 mm pėr pjesėn e kurorės dhe nga 0.17 - 0.47 pėr pjesėn e apex-it. Nuk zbulohen ndryshime tė rėndėsishme midis profesionistėve.


Nga ky studim del qė Endodoncia e drejtuar lejon njė pėrgatitje tė kujdesshme tė kavitetit tė aksesit deri nė apex-in e tretė falė modelit tė stampuar nė 3D, duke reduktuar ndjeshėm ndryshueshmėrinė e profesionistėve dhe duke i bėrė tė gjitha kanalet radikolare tė aksesueshėm pas pėrgatitjes sė vetė asaj.
Nėse nga njėra anė Endodoncia e drejtuar ka disavantazhin se ka kosto dhe kohė mė tė larta, nga ana tjetėr mund tė jetė njė ndihmė e madhe pėr endodontistin mbi tė gjitha nė rastet e kanaleve tė kalcifikuara edhe nė mungesė tė mikroskopit intraoperator.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 104 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D