Mbulimi direkt. Hidroksidi i kalciumit VS materialet adezive antibakteriale


|

Endodonci | 29 Shtator 2016 |

Mbulimi direkt. Hidroksidi i kalciumit VS materialet adezive antibakteriale



Mbulimi direkt i pulpės sė dhėmbit ėshtė njė trajtim qė ka si qėllim tė ruajė vitalitetin e pulpės sė dhėmbit.
Dėshtimi i kėtij trajtimi i ėshtė atribuuar kontaminimit bakterial, pėr shkak tė mikroinfiltrimit, nė vend tė vetive irrituese tė materialeve tė pėrdorura [Watts 1987]. Formimi i urave dentare ėshtė nė tė vėrtetė njė pėrgjigje e pulpės sė ekspozuar nė mungesė tė baktereve. Pra suksesi i mbulimeve direkte bazohet nė pėrdorimin e materialeve silantė qė ndalojnė mikroinfiltrimin dhe si pasojė hyrjen e baktereve. Pra parandalimi i mikroinfiltrimit ndihmon nė formimin e njė ure tė vlefshme dentare nėn mbrojtjen e pulpės sė dhėmbit qė ndodhet mė poshtė.

Por cili ėshtė materiali mė i pėrshtatshėm pėr kėtė trajtim?
Nga njė studim i fundit in vitro tė publikuar nė Journal of Conservative Dentistry nė qershor 2016 del qė pėrgjigja inflamatore sekondare ndaj pėrdorimit tė materialeve adezive antibakteriale ėshtė mė e vogėl sesa ajo qė gjendet pėr pėrdorimin e hidroksidit tė kalciumit, por pėr fat tė keq edhe formimi i dentinės sė reaksionit ėshtė nė mėnyrė tė ndjeshme inferior.
Nė kėtė studim krahasohet pėrgjigja e pulpės humane pas njė mbulimi direkt tė kryer me hidroksid kalciumi me atė qė ndiqet me njė mbulim direkt tė kryer me adezivė self-etch qė pėrmban njė agjent antibakterial.
Autorėt kanė marrė nė konsideratė 66 premolarė qė kishin dalė plotėsisht dhe ishin tė destinuar tė hiqeshin pėr arsye ortodontike, midis 17 individėve me moshė 15-25 vjeē.
Ēdo dhėmb ėshtė ekzaminuar nė mėnyrė radiografike pėr tė zbuluar kariesin proksimal dhe lezionet periapikale, ėshtė kryer testi i vitalitetit pulpar pėrpara procedurės eksperimentale tė mbulimit dhe menjėherė pas heqjes.

Procedurat klinike ishin si nė vijim:
- Kryerja e anestezisė lokale
- Realizimi i njė kaviteti, me gjatėsi 3 mm, gjerėsi 3 mm dhe thellėsi 3,5 mm, me njė frezė fisur (FG-57; SSW, Lakewood) me shpejtėsi tė lartė nėn presionin e ujit
- Ėshtė kryer ekspozimi pulpar me diametėr rreth 1 mm nė pjesėn qendrore tė kavitetit me frezė diamanti (FG-801) me shpejtėsi tė lartė por duke i kushtuar vėmendje  qė tė mos penetrohet nė hapėsirėn pulpare.
- Hemorragjia ėshtė ndaluar me njė tampon steril tė zhytur mė parė nė solucion fiziologjik.
- Nė 32 dhėmbė mbulimi ėshtė pėrfunduar duke pėrdorur njė adeziv self-etch qė pėrmban njė komponent antibakterial (12-MDPB) nė fundin e tij (CLEARFIL PROTECT BOND, Kuraray) dhe te 32 dhėmbėt e tjerė ėshtė pėrdorur hidroksidi i kalciumit klasik (DYCAL, Dentsply). Dy dhėmbė janė pėrdorur si grup kontrolli.
- Tė gjithė dhėmbėt janė restauruar me materiale kompozitė.
Gjysma e dhėmbėve respektivisht janė hequr pas 7 ditėsh nga trajtimi i mbulimit pulpar dhe gjysma tjetėr pas 30 ditėsh. Si pasojė tė gjithė dhėmbėt ndahen dhe ekzaminohen histologjikisht nė mikroskop.


Rezultatet e marra nga autorėt kanė qenė si mė poshtė:
Pas periudhės 7 ditore tė vėzhgimit, pėrgjigja inflamatore e pulpės sė dhėmbit ndaj adezivit self-etch qė pėrmban njė komponent antibakterial ėshtė treguar nė mėnyrė tė konsiderueshme mė e vogėl se ajo qė ėshtė marrė nė grupin nė tė cilin mbulimi ėshtė kryer me hidroksid kalciumi (P<0.05). Pas 30 ditėsh, reagimi inflamator te tė dy grupet ka qenė i lehtė, por te kampionėt e grupit nė tė cilin ėshtė pėrdorur adezivi self-etch formimi i urave dentinale ka rezultuar nė mėnyrė tė konsiderueshme inferior nė krahasim me atė tė grupit tė hidroksidit tė kalciumit (P<0.05).

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Bibliografia:
 - Watts A, Paterson RC. Bacterial contamination as a factor influencing the toxicity of the materials to the exposed dental pulp.Oral Surg Oral Med Oral Pathol.1987;64:466-74.
- Ambalavanan Parthasarathy, Sharad B. Kamat, Mamta Kamat, e Krishnamurthy Haridas Kidiyoor . Histological response of human pulps capped with calcium hydroxide and a self-etch adhesive containing an antibacterial component. J Conserv Dent. 2016 May-Jun; 19(3): 274-279.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 114 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D