Kėrkesa tė larta pėr ripunimin estetik tė punimeve protetike tė papėrshtatshme nė incizivėt qendror dhe lateral tė maksilės. Rasti klinik origjinal


|

Protezim | 13 Shtator 2016 |

Kėrkesa tė larta pėr ripunimin estetik tė punimeve protetike tė papėrshtatshme nė incizivėt qendror dhe lateral tė maksilės. Rasti klinik origjinal



Nė klinikė vjen njė paciente, 48 vjeēare, pėr vizitė kontrolli me qėllim qė tė zgjidhė njė inestetizėm nė zonėn antero-superiore. Me ndihmėn e disa fotografive ėshtė kryer studimi dixhital i rastit duke mundur kėshtu tė diskutohet pėr elementėt qė duhen korrigjuar pėr tė arritur njė harmoni estetike tė kėnaqshme pėr pacienten.


Elementėt 1.1 dhe 1.2 paraqesin forma dhe dimensione tė ndryshme nė krahasim me elementėt kontrolateral, me parabola gingivale tė shtyra mė lart si dhe me formė tė ndryshme.




Rasti në fillim
Pre-vizualizimi dixhital


Kurorat nė metal-qeramikė paraqesin njė pjesė cervikale shumė opake, qė duket jonatyrale, me kufirin metalik tashmė tė papėrshtatshėm edhe pėr shkak tė njė abrazioni tė indeve tė forta tė elementėve dentarė, qė janė shumė tė dukshėm, tė pėrfshirė nė njė erupsion pasiv tė elementėve 1.1 dhe 1.2, duke theksuar inestetizmin e sektorit.


Nga ekzaminimi radiologjik, i kryer nėpėrmjet njė radiografie periapikale, tregohet prania e njė trajtimi tė mėparshėm endodotik tė papėrshtatshėm pėr ēdo element dentar dhe njė rikonstruktim me vida intrakanalare qė kėrkojnė njė rindėrhyrje pėr tė rritur, pėrveē rezultatit estetik nė funksion edhe tė materialeve tė zgjedhura, parashikueshmėrinė e rehabilitimit tė propozuar.



Vizioni frontal intraoral
Rx fillestar


Pasi ėshtė kryer njė diagnozė, formulohet Plani i Trajtimit qė parashikon qoftė pėr elementin 1.1 qoftė pėr 1.2 ritrajtimin endodontik, rikonstruksionin me njė kunj me fibra dhe materialin kompozitė tė shtyllės protetike, finalizimi estetik me pozicionimin e dy kurorave tė vetme nė qeramikė integrale, pėrpara pozicionimit tė njė ure nė rezinė pėr tė menaxhuar sa mė mirė fazat provizore dhe shėrimin e indeve tė buta.


Pėr tė plotėsuar propozimin terapeutik tė sekstantit, kėshillohet njė zbardhim nė shtėpi i kaninėve pėr tė harmonizuar rezultatin estetik tė komplet sekstantit.



Heqja e punimit protetik


Pasi hiqen punimet e mėparshme protetike tė papėrshtatshme, izolohet pjesa operatore me digė gome dhe vijohet me kurat endodontike-restaurative duke rikonstruktuar shtyllat protetike me njė kunj intrakanalar me fibra xhami pėr tė mbėshtetur materialin kompozitė tė fotopolimerizuar, duke mundur kėshtu qė sapo tė hiqet diga e gomės, tė vijohet me pėrgatitjen pa linjėn e finiturės sė elementėve 1.1 dhe 1.2 dhe cementimit tė njė provizori nė rezinė tė ribazuar nė mėnyrė tė pėrshtatshme.



Pastrimi i trungjeve natyrore
Rikonstruksioni i trungjeve natyrore
Përgatitja e trungjeve
Provizor


Zgjedhja e kėtyre metodikave tė pėrgatitjes sė elementėve dentarė paraqet avantazhe tė rėndėsishme. Nė prani tė njė sasie tė pakėt tė indit dentar tė shėndetshėm, duke ruajtur sasinė mė tė madhe tė indeve dentare me njė pėrgatitje konservative me siguri ka lejuar rritjen e forcės dhe rezistencės sė shtyllave protetike.


Pėrveē kėtyre rezulton e rėndėsishme qė pėr qėllime estetike tė mund tė ndryshohet profili i emergjencės sė kurorės protetike pa ndėrhyrė sė fundmi nė shtyllėn natyrale duke pėrshpejtuar kėshtu fazat e menaxhimit tė provizorit me rregullime tė thjeshta dhe/ose korrigjime qė, pas rreth dy muajsh, garantojnė mbajtjen e indeve tė buta nė trashėsi tė kėnaqshme dhe qėndrueshmėri dimensionale nė nivel cervikal.



Shërimi pas 7 ditësh
Kontrolli i indeve të buta


Pas njė kontrolli tė shpejtė pėr verifikimin e gjendjes shėndetėsore tė indeve tė buta, mund tė vijohet me marrjen e gjurmėve pėr punimin pėrfundimtar qė kryhet nė njė fazė tė vetme me vinilpolisiloksan light body dhe regular body para ēngjyrosjes sė indeve tė buta falė pozicionimit tė dy fijeve retraktore, ku njėra fije ėshtė lėnė nė vend dhe tjetra ėshtė hequr disa minuta pėrpara shpėrndarjes sė materialit tė marrjes sė gjurmės.



Marrja e gjurmëve në vinilpolisiloksan


Fazat e laboratorit, tė kryera nga z. Nicola Gondoni nga Ravena, vėrejnė njė riprodhim fillestar tė kushteve tė zgavrės sė gojės me realizimin e trungjeve nė material kompozitė tė tė njėjtės ngjyrė tė pėrdorur nė elementėt natyralė.



Faza e laboratorit


Zgjedhja e materialit pėr kurorat definitive ėshtė hedhja pėrsėri nė Disilikat Litiumi tė presuar, ngjyra A1 me tejdukshmėri tė vogėl, mbi tė cilėn ėshtė kryer teknika e cut back vestibulare aty ku ėshtė shtresėzuar qeramika me dentinėn, smaltin dhe tejdukshmėrinė dhe patejdukshmėrinė e pėrshtatshme duke marrė kėshtu njė rezultat tė mirė estetik tė konfirmuar nga imitimi i kurorave tė zgavrės orale.



Faza e laboratorit


Pasi ėshtė kryer prova e punimit, bėhen disa modifikime tė vogla dhe pėrcaktohet mikrotekstura e sipėrfaqes, duke mundur kėshtu tė finalizohen punimet protetike nėpėrmjet njė cementimi adeziv me njė cement kompozitė autoadeziv qė lejon arritjen e njė rezultati estetik tė kėnaqshėm, edhe falė njė zgjedhjeje tė saktė tė ngjyrės, me njė imitim tė elementėve kontrolateralė, tė bazuara nė njė strukturė tė vlefshme dentare mbėshtetėse me inde tė buta me trashėsi tė rėndėsishme qė tė garantojė njė prognozė afatgjatė shumė pozitive.



Faza e laboratorit
Punimi i përfunduar
Punimi i përfunduar
Punimi i përfunduar


Pėrktheu: Valbona Spahia


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 89 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D