Precizioni margjinal nė protezat fikse. Krahasimet midis teknikave dixhitale dhe analoge

Protezim | 22 Gusht 2016 |

Precizioni margjinal nė protezat fikse. Krahasimet midis teknikave dixhitale dhe analoge


Duke kėrkuar nė literaturėn e pasur rreth sistemeve CAD/CAM, ndodh shpesh qė gjejmė kontribute shkencore interesante dhe gjithėpėrfshirėse rreth ēėshtjes sė shtruar edhe nė titull, precizoni margjinal nė protezat fikse, qė ėshtė njė ndėr mė tė diskutuarat.
Pėrgjigjet e studimeve tė fundit janė mjaft interesante.
Gjithmonė e mė shumė kemi tė bėjmė me njė cilėsi tė dukshme tė sistemeve CAD/CAM, qė nė disa raste kanė rezultuar tė ngjashėm ose mė tė mirė se ata tradicionalė analogė.
Megjithatė, ekzistojnė ndryshime tė vogla nė metodat e pėrdorimit, qė ėshtė mirė qė t'i nėnvizojmė.

Studimi i parė (1) krahason gjurmėt analoge me gjurmėt dixhitale dhe metodat e fabrikimit tė kurorave. Nga kjo zbulohet se paketimi i punimeve protetike me freza tė dedikuara ėshtė zgjidhja mė e mirė, pa kaluar nga modeli nė rezinė pėr tė pėrftuar punimin pėrfundimtar.

Studimi i dytė (2) krahason punimet protetike tė realizuar me metodat CAM me 4 ose 5 akse. Precizioni i arritshėm me 5 akse ėshtė mė i lartė se ai me 4 akse, me fjalė tė tjera freza e pajisur me 5 akse duket se ėshtė lehtėsisht mė e mirė krahasuar me atė tė pajisur me 4 akse.

Studimi i tretė (3) ekzaminon precizonin margjinal tė pėrftueshėm me gjurmėt tradicionale dhe ato dixhitale, qė kanė tė bėjnė me fabrikimin CAM tė vetė punimit. Edhe nė kėtė rast - duke regjistruar vlerat e hapėsirės margjinale tė barabarta me rreth 48 mikron nė sistemin e marrjes sė gjurmės dixhitale, qė lidhet me fabrikimin pėr frezė, kundrejt 74 mikron tė marra nė sistematikėn e marrjes sė gjurmės konvencionale dhe rrjedhje nė shkumės tė modelit, nė tė cilin do realizohet punimi protetik - duket se sistemi dixhital ėshtė mė i mirė se ai analog.
Precizioni margjinal nuk do tė pėrfaqėsonte mė njė problem nė procedurat dixhitale tė marrjes sė gjurmės tė realizimit tė punimeve protetike.

Nėn kujdesin e: prof. Massimo Gagliani, Referues shkencor pėr sekrorin stomatologjik Grupi editorial Edra/Lswr

Bibliografia
1. Anadioti, E., et al., Internal fit of pressed and computer-aided design/computer-aided manufacturing ceramic crowns made from digital and conventional impressions. J Prosthet Dent, 2015. 113(4): p. 304-9.
2. Bosch, G., A. Ender, and A. Mehl, A 3-dimensional accuracy analysis of chairside CAD/CAM milling processes. J Prosthet Dent, 2014. 112(6): p. 1425-31.

3. Ng, J., D. Ruse, and C. Wyatt, A comparison of the marginal fit of crowns fabricated with digital and conventional methods. J Prosthet Dent, 2014. 112(3): p. 555-60.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 100 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D