Mbushje retrogradė endodontike. Njė material i ri premton aftėsi optimale pėr riparimin e defekteve kockore qė janė nė kontakt


|

Endodonci | 23 Qershor 2016 |

Mbushje retrogradė endodontike. Njė material i ri premton aftėsi optimale pėr riparimin e defekteve kockore qė janė nė kontakt



Kur njė trajtim endodontik konvencional dėshton edhe pas disa tentativave pėr ritrajtim, apo nėse ėshtė e pamundur tė ndiqni njė trajtim, i drejtohemi kirurgjisė endodontike retrogradė qė konsiston nė njė ndėrhyrje kirurgjikalė qė ka si qėllim eliminimin e kulmit tė rrėnjės qė na intereson (apikoektomi) dhe izolimin e kanalit tė ekspozuar (mbushje retrogradė)
Njė ēimento e mirė pėr mbushje retrogradė duhet tė ketė karakteristikat e duhura fiziko-kimike dhe tė jetė nė gjendje tė stimulojė riparimin e zonės sė interesuar (Parirokh et al. 2010).
Aktualisht materialet e disponueshėm pėr tė kryer mbushjen retrogradė janė tė shumtė:
• Amalgama
• IRM
• Super EBA
• Adezivėt dentinal
• Gerestore
• Mineral Trioxide Aggregate (MTA)
Pėr kėto materiale ėshtė shkruar shumė literaturė.
Amalgama dhe IRM janė pėrdorur pėr shumė vjet nė tė shkuarėn por tashmė janė harruar, pasi me kalimin e viteve kanė treguar pėrqindjen mė tė madhe tė depėrtimit.
Super EBA ka dėshmuar pėr vite me radhė se ėshtė njė material optimal pėr mbushjen retrogradė mbi tė gjitha pėr aftėsitė e tjera izoluese. Megjithatė disa studime tė kohėve tė fundit kanė shprehur rezerva pėr Super EBA, pasi duket se ka njė humbje tė vazhdueshme dimensionale (Kazemi e coll.). Disavantashi mė i madh i Super EBA qėndron nė ndjeshmėrinė e tij ndaj teknikės sė pėrdorur dhe rezulton i paparashikueshėm pėr sa i pėrket kohės sė tij tė ngurtėsimit.
Gerestore ėshtė njė kompozit xham-jonomer i thjeshtė pėr tu pėrdorur dhe sjell avantazhe tė shumta: ka njė rrjedhshmėri tė mirė, ėshtė auto dhe foto polimerizues, ngjitet automatikisht me dentinėn dhe mbėshtetet nga artikuj tė shumtė qė dėshmojnė biokompatibilitetin krahasuar me indet pėrreth (Dragoo, Andreasen).
Sė fundmi njė material tjetėr ėshtė pėrhapur shumė dhe ėshtė pėrdorur gjerėsisht nga shumė autorė: Mineral Trioxide Aggregate (MTA). MTA ėshtė nė thelb "ēimento Portland" dhe sillet nė mėnyrė shumė tė ngjashme me tė. Me shtimin e ujit, procesi i hidratimit tė ēimentos fillon, duke shkaktuar formimin e njė xheli prej silici tė hidratuar.
Gjatė procesit tė hidratimit tė MTA, disilikati i kalciumit dhe trisilikatet prezentė nė formulimin e ēimentos reagojnė pėr tė formuar njė xhel tė hidroksidit tė kalciumit dhe silikatit tė kalciumit tė hidratuar, qė vetvetiu e bėn pėrbėrjen shumė alkaline. Megjithatė MTA ka disa cilėsi negative qė duhet tė merren nė konsideratė, si pėr shembull manovrimi i ulėt, rezistenca e dobėt, shpejtėsia e lartė e ngjyrosjes sė strukturės dentare, tretshmėria e lartė nė ambient tė lagėsht, prezenca dhe lėshimi i arsenikut mbi limitet e sigurisė tė propozuara nga norma, standardi ISO 9917-1, kohė e gjatė shėrimi. Kėto karakteristika justifikojnė zhvillimin e ēimentove tė reja qė inkorporojnė cilėsitė e shkėlqyera biologjike tė MTA me njė material qė ėshtė i thjeshtė pėr tu manipuluar dhe aplikuar dhe ka njė rezistencė adekuate mekanike. Kėshtu njė ēimento endodontike me bazė tė aluminatit tė kalciumit tė quajtur EndoBinder (Binderware, Sćo Carlos, SP, Brazil) ėshtė zhvilluar pranė Universitetit Federal tė Sćo Carlos (UFSCar-Brasil, numri i patentės PI0704502-6), me qėllimin pėr tė ruajtur karakteristikat e shkėlqyera dhe aplikimet klinike tė MTA, duke eliminuar karakteristikat negative tė tij. Nė pėrgjithėsi formimi i EndoBinder bazohet nė reaksionin e mėposhtėm kimik:
CaCO3 + Al2O3 = Ca (ALO2) 2 + CO2
Nė fund tė procesit ZnO (20%) shtohet pėr tė siguruar kapacitetin radiografik tė mjaftueshėm pėr ēimenton, siē ėshtė pėrshkruar nga normativa jonė, standardi ISO 6876-7,8.
Por cili nga kėta materiale ka kapacitetin mė tė mirė pėr tė riparuar defektet kockore tė elementeve dentare qė i nėnshtrohen kirurgjisė retrogradė endodontike?
Njė studim in vitro i kohėve tė fundit i publikuar nė "Journal of Endodontics" qershor 2015, ka krahasuar MTA, EndoBinder dhe hidroksidin e kalciumit pikėrisht pėr kapacitetin e tyre pėr tė riparuar defektet kockore. Pas pėrzierjes, ēimentot janė vendosur nė defektet kockore (me 3,3 mm) tė krijuar mekanikisht nė tibia-t e majta dhe tė djathta tė 30 minjve. Nė grupin e kontrollit defektet kockore janė mbushur me koagulim gjaku tė vetė kafshės. Pas intervaleve tė kohės nė vijim me 7, 30 dhe 90 ditė janė kryer biopsi tė indit kockor (n = 5) dhe i janė nėnshtruar trajtimin nė laborator. Pėrgjigja e indit kockor nė kontakt me materialet ėshtė analizuar nė mikroskop. Ėshtė pėrcaktuar nėpėrmjet planimetrisė sė mbivendosur mbi imazhin histologjik, pėrqindja e indit tė ri  kockor tė formuar nė defekt. Rezultatet laboratorike tė pėrftuara nga autorėt janė si mė poshtė vijon:
njė rritje domethėnėse e pėrqindjes sė indit tė ri kockor tė formuar ėshtė vėzhguar gjatė periudhave tė ndryshme eksperimentale nė tė gjithė grupet (P <.05). Pėr ēimentot EndoBinder dhe MTA (30 dhe 90 ditė), kėto vlera nė pėrqindje janė treguar nga ana statistikore mė tė larta se ato tė grupit tė kontrollit (P <.05); megjithatė ishin tė ngjashme me ato tė hidroksidit tė kalciumit (P> .05). EndoBinder dhe MTA mund tė garantojnė praktikisht njė riparim komplet tė defekteve kockore tė krijuara nė tibia-t e minjve.
Mbi bazėn e tė dhėnave shkencore tė pėrftuara nė kėto studime ėshtė e mundur tė pėrfundojmė se EndoBinder mund tė konsiderohet njė opsion premtues si ēimento pėr mbushjet retrogradė dhe pėr trajtimin e rrėnjėve dhe tė shpimeve. Megjithatė duhet theksuar se karakteristikat e tjera biologjike dhe kimiko-fizike tė kėsaj ēimentoje tė re duhet tė testohen pėrpara miratimit si mundėsi trajtimi e sigurt pėr njeriun.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33

Bibliografia:
- M. Parirokh, M. Torabinejad: Mineral trioxide aggregate: a comprehensive literature review—part I: chemical, physical, and antibacterial properties. J Endod, 36 (2010), pp. 16-27
- Lucas da Fonseca Roberti Garcia, Claudia Huck, Cassio Rocha Scardueli, Carlos Alberto de Souza Costa: Repair of Bone Defects Filled with New Calcium Aluminate Cement (EndoBinder). Journal of Endodontics Volume 41, Issue 6, June 2015, Pages 864-870

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 76 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D