Metal - qeramikė kundrejt qeramikės integrale. Cila duhet zgjedhur nė rastet e rehabilitimit me shumė elementė?


|

Protezim | 21 Qershor 2016 |

Metal - qeramikė kundrejt qeramikės integrale. Cila duhet zgjedhur nė rastet e rehabilitimit me shumė elementė?



Tradicionalisht kurorat me bazė tė lidhjeve metalike nė dhėmbė natyralė tė vetėm, tė shumtė apo qė bėjnė pjesė nė ura, konsiderohet si standardi i artė nė fushėn e rehabilitimit protetik. Me futjen e implanteve kryhen gjithnjė e mė pak ura protetike nė dhėmbė natyralė, duke preferuar natyrisht rehabilitimin me implantologji vetėm tė dhėmbit qė mungon pa prekur dhėmbėt fqinj, duke ruajtur integritetin e tyre.
Por nė disa raste duhet sidoqoftė qė tė kthehemi te zgjidhja protetike tradicionale me shumė elementė ose nėse ėshtė zgjedhja e pacientit, i cili pėr motive ankthi/frike pėr tu pėrballur me ndėrhyrjen kirurgjikale ose pėr arsye ekonomike zgjedh alternativėn protetike tradicionale ndaj asaj implantare, ose sepse gjendet nė kushtet qė duhet tė ribėjė ura tė vjetra me elemente dentare tashmė vetėm me njė kunj ose sepse pėr arsye tė ndryshme anatomike apo klinike nuk mund tė kryejė implantologji.
Vitet e fundit kryesisht pėr arsye estetike ka avancuar gjithnjė e mė shumė zgjidhja e kurorave nė qeramikė integrale pa strukturėn metalike nėn tė. Nė pėrditėsimin e fundit kishim krahasuar kurorat metal-qeramikė me ato nė qeramikė integrale nė dhėmbė tė vetėm.

Por nė rastet e urave apo elementeve tė shumta cila midis tė dyja zgjidhjeve tė pėrmendura funksionon mė mirė nė njė follow-up prej tė paktėn 3 vjetėsh?
Nė njė rishikim tė kohėve tė fundit tė publikuar nė "Dental Materials 2015" ballafaqohen pikėrisht kėto dy metodika rehabilituese duke hetuar komplikimet teknike, estetike, biologjike dhe prognozėn e tyre. Nė kėtė rishikim sistematik ėshtė kryer njė kėrkim nėpėrmjet njė strategjie kėrkimi tė paracaktuar me (PubMed), Embase dhe Cochrane Cen-trale Register of Controlled Trials (CENTRALE) nga 1 dhjetori 2016 deri mė 31 dhjetor 2013. Kėrkimi sot ėshtė kufizuar te artikujt e shkruar nė gjuhėn angleze.
Tė pėrfshirė nė meta-analizėn e kėtij rishikimi kanė rezultuar 40 studime duke raportuar tė dhėna tė rreth 1.796 kurorave tė shumėfishta nė metal-qeramikė dhe 1.110 nė qeramikė integrale. Meta-analiza e studimeve tė pėrfshira ka treguar njė shkallė tė vlerėsuar tė mbijetesės sė kurorave tė shumėfishta nė metal-qeramikė prej 94,4% (95% Cl: 91,2- 96,5%) nė 5 vjet. Mbijetesa e qelq-qeramikės sė forcuar ėshtė vlerėsuar me 89,1% (95% CI: 80,4-94,0%), shkalla e mbijetesės e qeramikės integrale nė qelq-alumina me 86,2% (95% CI: 69,3-94,2%) dhe shkalla e mbijetesės sė zirkonit tė kondensuar me 90,4% (95% CI: 84,8-94,0%) nė 5 vjet.
Pavarėsisht se nė pėrgjithėsi shkalla e mbijetesės sė tė gjitha qeramikave integrale ka rezultuar inferiore ndaj asaj metal-qeramikė, ndryshimet nuk kanė rezultuar statistikisht domethėnėse, duke bėrė pėrjashtim pėr qelq-qeramikėn e infiltruar (p = 0,05). Njė incidencė nė mėnyrė domethėnėse mė e madhe me karies nė dhėmbėt me njė kunj nė formė koni ėshtė vėrejtur pėr zirkonin e sintetizuar dendur, krahasuar me metal-qeramikėn. Megjithatė ėshtė verifikuar edhe se njė kuadėr mė superior i dėshtimeve strukturore pėr qeramikėn nė qelq-resinė (8,0%) dhe pėr qelq-alumina (12,9%) krahasuar me metal-qeramikė (0,6%) dhe me zirkon tė shkrirė dendur (1,9%).
Megjithatė zirkoni i shkrirė dendur ka treguar njė humbje nė mbajtje nė mėnyrė domethėnėse mė tė lartė (p = 0.018, respektivisht 0.028 e) krahasuar me tė gjithė llojet e tjera tė kurorave.


Tė dhėnat e pėrftuara nga njė rishikim e literaturave botėrore sugjerojnė se janė udhėzuar perfeksionime nė prodhimin e rehabilitimit protetik nė qeramikė integrale nė rastet e elementeve tė shumėfishta. Nė kėto raste metal-qeramika ka shkallė suksesi mė tė larta krahasuar me qeramikėn integrale pas njė periudhe tė vėzhgimit mjekėsor me tė paktėn 3 vjet. Dėshtimet strukturore mė tė shpeshta kanė tė bėjnė me allumina-qeramikėn dhe me qelq-qeramikėn e infiltruar. Nga ana tjetėr zirkoni i shkrirė dendur ka dėshmuar nė mėnyrė domethėnėse qėndrueshmėrinė e tij si strukturė por thjeshtėsisht ndeshet me ndėrlikime si ndryshimi i dhimbjes, kariesi dytėsor dhe humbja nė mbajtje.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33

Bibliografia:
All-ceramic or metal-ceramic tooth-supported fixed dental prostheses (FDPs)? A systematic review of the survival and complication rates. Part II: Multiple-unit FDPs. Pjetursson BE, Sailer I, Makarov NA, Zwahlen M, Thoma DS. Dent Mater. 2015 Jun;31(6):624-639.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 85 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D