Tė reduktosh decementimin e kunjave nė fibėr: kėshilla nga kėrkimi in vitro


|

Endodonci | 1 Qershor 2016 |

Tė reduktosh decementimin e kunjave nė fibėr: kėshilla nga kėrkimi in vitro



Kunjat intrakanalare rezultojnė tė jenė shpesh tė nevojshėm pėr rehabilitimin e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike pėr shkak tė dobėsimit tė kėtij tė fundit nga lezionet karioze tė zgjeruara, nga pėrgatitja e kavitetit tė aksesit endodontik, nga restaurimet e gjera tė mėparshme dhe nga frakturat.
Komplikimet mė tė zakonshme qė mund tė lindin pas vendosjes sė kunjave tė rrėnjėve pėrfshijnė:
- fraktura
- decementim tė kunjit
- lezion periapikal tė rrėnjėve
Pėr fat tė keq decementimi i njė kunji tė rrėnjės nuk ėshtė mjaft i rrallė (Purton 1996, Parisi 2015). Kunjat nė fibėr cementhen nė brendėsi tė kanalit nėpėrmjet kompozitave me rezinė dhe kanė dy ndėrfaqe:
- ndėrfaqja dentinė/rezinė-cement
- ndėrfaqja cement-rezinė/ kunj nė fibėr
Pika e dobėt, qė ėshtė subjekt zakonisht i dėshtimit, ėshtė ndėrfaqja dentinė/rezinė-ciment. Kjo ndėrfaqe mund tė influencohet nga faktorė tė ndryshėm si: kushtet e dentinės, orientimi i tubthave dentinal, solucionet pėr shpėlarje qė pėrdoren, thellėsia e zonės brenda rrėnjės, lloji i sistemit ngjitės dhe lloji i cementit endodontik qė do tė pėrdoret.
Ngjitėsit aktualisht qė janė nė treg pėrdoren pėr ēimentimin e kunjave nė fibėr variojnė nga total-etch nė semi-etch nė sisteme qė ngjisin automatikisht.
Nė literaturė shumė gjatė ėshtė debatuar se cili ėshtė shpėlarėsi mė i mirė pėr ēimentimin e kunjave nė fibėr. Shpėlarėsit mund tė ndikojnė nė rezistencėn e lidhjes sė cementit me dentinėn kanalare. Edhe pse shumė prodhues rekomandojnė hipokloritin e natriumit (NaOCl) pėr pėrgatitjen e hapėsirės pėr kunjin, kjo procedurė sipas autorėve tė ndryshėm nė literaturė mund tė ndikojė negativisht nė forcėn e lidhjes rezinė-cement (Erdemir 2004, Arisu 2013).
Sipas studimeve tė tjera shpėlarja e alternuar me NaOCl dhe acid etilendiaminotetraacetik (EDTA) mund tė lėvizė plotėsisht smear layer (shtresėn e ndotur) dhe tė shtojė depėrtimin e ngjitėsit dhe si pasojė tė shtojė forcėn e ngjitjes sė cementit sė kunjit nė dentinė (Gu 2009; Goldman 1987).
Edhe klorheksidina (CHX) pėrdoret si shpėrlarės nė ēimentimin e kunjave nė fibėr pėr aktivitetin antibakterial dhe pėr biokopatibilitetin.
Por cili ėshtė shpėlarėsi mė i mirė dhe qė ndikon shumė pak ngjitjen midis dentinės dhe cementit me rezinė tė kunjit?
Nė njė artikull tė publikuar nė "Journal of Prostethic Dentistry" tė majit 2016 autorėt kanė hetuar se cili shpėlarės komprometon mė pak apo favorizon forcėn e ngjitjes sė ndėrfaqes dentinė/cement nė tė cilin ėshtė pėrdorur njė cement me rezinė me ngjitje automatike dhe kanė pėrfunduar se rezultate mė tė mira pėr sa i pėrket ngjitjes, janė mbledhur aty ku janė pėrdorur si shpėlarės EDTA nė kombinim me NaOCl.
Autorėt kanė marrė nė konsideratė 40 dhėmbė me njė rrėnjė, tė trajtuar nė mėnyrė endodontike dhe tė izoluar sipas njė protokolli tė pėrcaktuar mė parė. Pra pėr ēdo kampion ėshtė pėrgatitur vendi pėr vendosjen e kunjit.
Dhėmbėt janė ndarė nė 4 grupe:
Grupi 1: (Kontrolli) nė tė cilin kanalet janė shpėlarė me 15 ml ujė tė distiluar;
Grupi 2: nė tė cilin kanalet janė shpėlarė me 5 ml NaOCl 5,25% dhe 5 ml EDTA 17% dhe 5 ml ujė tė distiluar;
Grupi 3: apo grupi i klorheksidinės (CHX) nė tė cilin kanalet janė trajtuar me 15 ml solucion tė klorheksidinės 2%;
Grupi 4: nė tė cilin kanalet janė trajtuar me acid fosforik (PA) 35%.
Kunjat nė fibėr pra janė ēimentuar me njė cement rezinė me ngjitje automatike, mė pas kampionet janė prerė horizontalisht pėr testin e push-out (shiko fig.1).

Figura 1:  (figura e marrė nė mėnyrė tė plotė nga artikulli origjinal)
Pėrgatitja e kampioneve pėr testin e push-out. A, dhėmb premolar mandibular. B, Heqje e kurorės nė nivelin e bashkimit smalt - cement. C, dhėmb pa kurorė. D, Trajtim endodontik. E, mbushja e kanalit. F, pėrgatitja e vendit ku do tė vendoset kunji nė fibėr. G, procedura e ēimentimit tė kunjave. H, kampionet e inkorporuar nė rezinė akrilike. I, disqe dentinė me trashėsi 1 mm. J, disqe tė dentinės sė kurorės, sė mesme apikale. K, pajisje pėr testin e Push-out pėr tė matur ngjitjen dentinė/cement e kunjit.
Trajtimi NaOCl + EDTA ka prodhuar njė forcė tė lidhjes nė mėnyrė domethėnėse mė tė lartė se ato tė pėrftuara nė 3 grupet e tjera (P=0,003). Asnjė ndryshim domethėnės statistikor nuk ėshtė hasur midis grupeve tė tjera dhe seksioneve tė ndryshme tė rrėnjės dhe kanė treguar vlera tė forcės sė ngjitjes tė ngjashme (p> 0,05).
Ky studim in vitro dėshmon se kur kunjat nė fibėr cementhen me njė rezinė me ngjitje automatike, tė shpėlash vendin ku do tė vendoset kunji me EDTA nė kombinim me hipokloritin e natriumit mund tė pėrmirėsojė forcėn e lidhjes ngjitėse. Nevojiten sigurisht ballafaqime dhe studime tė tjera qė tė konfirmojnė rezultatet in vivo nė distancė.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33

Bibliografia:
- Purton DG, Love RM. Rigidity and retention of carbon fibre versus stainless steel root canal posts. Int Endod J 1996;29:262-5.
- Parisi C, Valandro LF, Ciocca L, Gatto MR, Baldissara P. Clinical outcomes and success rates of quartz fiber post restorations: a retrospective study. J Prosthet Dent 2015;114:367-72.
- Erdemir A, Ari H, Gungunes H, Belli S. Effect of medications for root canal treatment on bonding to root canal dentin. J Endod 2004;30:113-6.
- Arisu HD, Kivanc BH, Saglam BC, Simsek E, Gorgul G. Effect of post-space treatments on the push-out bond strength and failure modes of glass fibre posts. Aust Endod J 2013;39:19-24.
- Gu XH, Mao CY, Liang C, Wang HM, Kern M. Does endodontic post space irrigation affect smear layer removal and bonding effectiveness? Eur J Oral Sci 2009;117:597-603. - Goldman M, Nathanson D, inventors. Endodontic material and method. US patent 4,645,457. Feb. 24, 1987.
- Effect of different post space irrigation procedures on the bond strength of a fiber post attached with a self-adhesive resin cement. Esra Kul, Kübra Yesildal Yeter, Lütfü Ihsan Aladag, Leyla Benan Ayrancż The Journal of Prosthetic Dentistry maggio 2016 Volume 115 Issue 5 pp. A1-A10, 515-648.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 82 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D