Stomatit dhe afte: shkaqet dhe kurat. Vlerėso sa i informuar je rreth argumentit


|

Farmakologji | 19 Maj 2016 |

Stomatit dhe afte: shkaqet dhe kurat. Vlerėso sa i informuar je rreth argumentit



Stomatiti aftoz ėshtė njė proces inflamator i pjesėve tė buta tė zgavrės sė gojės i karakterizuar nga formimi i plagėve tė vogla ulceroze, tė pėrcaktuara afte, nė gingiva, qiellzė, gjuhė dhe nė sipėrfaqet e brendshme tė faqeve dhe buzėve.


Shkaqet
Mund tė varet nga higjiena e dobėt orale, nga pėrdorimi i aparateve protetike dentare, nga mikrotraumat nė brendėsi tė gojės (kafshimet etj.) dhe nga rėnia e mbrojtjeve imunitare. Ndėr faktorėt e riskut janė identifikuar edhe mungesa e folateve, e vitaminės B12 dhe e hekurit, stresi, infeksione tė tjera bashkėvepruese, ndryshimet hormonale qė lidhen me ciklin menstrual, radio dhe kimioterapia. Gjithashtu mund tė lidhet edhe me celiakinė, sėmundjen e Crohn dhe patologji tė tjera me natyrė auto-imune.


Prezantimi dhe simptomat
Aftet mund tė jenė tė pėrmasave tė ndryshme, tė izoluara apo grumbull, nė formė rrethore apo vezake, tė veshura me njė aureolė nė ngjyrė tė verdhė nė tė bardhė dhe rozė nė qendėr. Simptomat tipike janė djegie, dhimbje akute dhe bezdi, sidomos gjatė marrjes sė ushqimit dhe pėrdorimit tė furēės sė dhėmbėve, halitosis, prodhim i tepėrt i pėshtymės. I ngjashėm nė pamje, stomatiti aftoz nuk duhet tė ngatėrrohet me "temperaturėn" e buzėve (stomatit herpetik) mbėshtetur nga Herpes simpleks. Flluskat herpetike, qė rriten jashtė gojės, nė sipėrfaqen e buzėve, nė flegrat e hundės janė ngjitėse, stomatoti aftoz jo.


 Terapia
Dhe nė mungesė tė trajtimit, dhimbja shumė e fortė tenton tė lehtėsohet pėr disa ditė dhe lezionet shėrohen pėr dy javė. Mbi afte mund tė jetė i dobishėm aplikimi i njė xheli mbrojtės me bazė lidokaine pėr tė mpirė dhimbjen dhe tė bėni shpėlarje me njė shpėlarės goje me bazė klorheksidinė. Nė disa raste kėshillohet pėrdorimi i kotrikosteroidėve nė nivel lokal duke bėrė kujdes qė shkopin e vogėl qė ka prekur aften mos ta zhysni nė shishen e ilaēit. Te tė rriturit, nė rast pėrsėritje, pėrdoret suspensioni oral i tetraciklinės qė mbahet nė gojė dhe nuk gėlltitet.



Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 89 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D