Suksesi i trajtimit endodontik kirurgjikal me Agregat tė Trioksidit Mineral: follow-up nė 6 vjet

Endodonci | 19 Prill 2016 |

Suksesi i trajtimit endodontik kirurgjikal me Agregat tė Trioksidit Mineral: follow-up nė 6 vjet


Objektivi kryesor i terapisė kanalare ėshtė ose parandalimi ose trajtimi i parodontitit apikal.
Nėse njė lezion kryesor zhvillohet apo nuk arrin tė shėrohet pas njė trajtimi kanalar primar, hapi ndjekės ėshtė ritrajtimi kanalar ortograd dhe nėse ky i fundit do tė rezultojė falimentues atėherė duhet tė procedohet me trajtimin endodontik kirurgjikal (SER).

Por cila ėshtė shkalla e suksesit pas disa kohėsh nga ky lloj trajtimi?

Studime nė mėnyrė rastėsorė dhe tė kontrolluar (RTC) kanė treguar se qasja terapeutike e trajtimit endodontik kirurgjikal SER rezulton e besueshme dhe e suksesshme nė rastet e parodontitit apikal kronik me pėrqindje suksesi qė shkojnė nga 89% nė 94% me 1 apo 2 vjet distancė. Nė literaturė ekzistojnė studime klinike grupi tė ndryshme tė kohėve tė kaluara qė kanė vlerėsuar rezultatin e SER nga 3 nė 10 vjet pas trajtimit por ndryshimet e teknikave tė pėrdorura, materialet dhe periudhat e follow-up kanė komplikuar pėrballjen direkte dhe ndarjen e pėrbashkėt tė tė dhėnave pėr meta-analizėn. Nė njė studim tė fundit rastėsor tė kontrolluar i publikuar nė "Journal of Endodontics" nė prill 2016, janė vlerėsuar rezultatet e trajtimeve endodontike pas kirurgjisė  periapikale (SER) me follow-up nga 1 deri ne 6 vjet, me dhe pa pozicionim tė agregatit tė trioksidit mineral (MTA).

Ky studim ėshtė kryer nga qershori 2005 deri nė tetor 2006, duke pėrfshirė 44 pacientė (52 dhėmbė) me infeksion periapikal kronik nė dhėmbė monoradikular dhe ėshtė krahasuar trajtimi RCT i SER me mbushjen apikale me MTA (MTA ProRoot i bardhė; Dentsply Tulsa Dental, Tulsa, OK) me trajtimin SER pa pėrdorimin e MTA por vetėm nivelimi pas apikoektomisė sė gutaperkės sė pozicionuar nė terapinė otrograd (GP). Tė gjithė trajtimet janė ndjekur nga njė mjek i vetėm duke pėrdorur njė mikroskop operues.
Dhėmbėt janė shėnjuar nė mėnyrė tė rastėsishme me grupin 1 (MTA) apo me grupin 2 (GP) tė trajtimit.
Tetė pacientė kanė kontribuar me 2 dhėmbė.

Rezultatet e trajtimeve janė vlerėsuar me distancė 1 dhe 6 vjet. Radiografitė periapikale tė kryera nė 1 dhe 6 vjet pas trajtimit janė vlerėsuar njė nga njė me rend rastėsor nga 3 ekspertė vėzhgues nė verbėri, 1 radiolog dhe 2 endodontistė dhe u krahasuan me imazhet radiografike tė kryera njė javė pas ndėrhyrjes. Tė gjithė imazhet kryesore janė vlerėsuar sipas kritereve pėrshkruese nga Rud dhe Molven dhe u kategorizuan si:
1. shėrim i plotė
2. shėrim jo i plotė (ind i dėmtuar)
3. shėrim jo i qartė
4. shėrim jo i kėnaqshėm

Njė total prej 39 pacientėsh (46 dhėmbė) janė rezultatet e disponueshme nga follow-up pas njė viti nga trajtimi.
Nė follow-up-in pas gjashtė vjetėsh, rezultatet e disponueshme dhe tė vlerėsuara janė 39 nga 52 dhėmbė (75% e kuotės sė pjesėmarrjes). Nė grupin MTA, 16 nga 19 dhėmbė (86%) dhe nė grupin GP, 11 nga 20 dhėmbė, (55%) janė vlerėsuar si sukses (P=.04). Nė follow-up-in pas njė viti nga trajtimi, ėshtė regjistruar njė sukses nė grupin MTA dhe nė grupin GP respektivisht me 80% dhe 90%. Tė gjithė dėshtimet e grupit MTA (3 dhembė) janė verifikuar pėr shkak tė frakturės vertikale.
Nga ky studim zbulohet se trajtimi endodontik kirurgjikal qė parashikon njė mbyllje apikale me agregat trioksidi mineral (MTA) ofron njė  pėrqindje suksesi tė mirė edhe me distancė kohe 6 vjet tė follow-up-it, por janė tė nevojshme hetime tė mėtejshme mbi kampione mė tė zgjeruar pacientėsh pėr tė konfirmuar tė dhėnat.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33.
 
Bibliografia:
- Setzer FC, Kohli MR, Shah SB, et al. Outcome of endodontic surgery: a meta-analysis of the literature—part 2: comparison of endodontic microsurgical techniques with and without the use of higher magnification. J Endod 2012;38:1-10.
- Tsesis I, Rosen E, Taschieri S, et al. Outcomes of surgical endodontic treatment performed by a modern technique: an updated meta-analysis of the literature. J Endod 2013;39:332-9.
- Casper Kruse, Rubens Spin-Neto, Ren_e Christiansen, Ann Wenzel, and Lise-Lotte Kirkevang, Periapical Bone Healing after Apicectomy With and Without Retrograde Root Filling With Mineral Trioxide Aggregate: A 6-year FolloW-up of a Randomized Controlled Trial; JOE — Volume 42, Number 4, April 2016

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 100 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D