Sterilizimi nė autoklavė i instrumenteve nė NiTi. A mund tė ndikojė nė pėrbėrjen e tyre?

Endodonci | 8 Prill 2016 |

Sterilizimi nė autoklavė i instrumenteve nė NiTi. A mund tė ndikojė nė pėrbėrjen e tyre?


Instrumentet nė Nikel - Titan gjerėsisht tė pėrdorur nė endodonci karakterizohen nga njė elasticitet i lartė dhe garantojnė performancė mekanike dhe klinike mė tė lartė se instrumentet, pėr shembull nė ēelik. Pėr kėto karakteristika tė tyre, kanė kosto tė larta qė shpesh i shtyjnė endodontistėt tė marrin nė konsideratė pėrdorimin e kėtyre pajisjeve, qė duhet tė jenė praktikisht me njė pėrdorim dhe pėrdorimi i tyre duhet tė mbahet nė cikle shumė tė limituara. Kėshtu, nė mėnyrė tė paparashikuar, ndonjėherė shfrytėzohen mė shumė se ē'ėshtė rekomanduar pėrdorimi i tyre dhe pėr kėtė arsye hasen thyerje tė padėshirueshme.

Meqenėse duhet tė pėrdoren, ėshtė e qartė qė duhet tė futen nė autoklavė pėr sterilizim, por ciklet e sterilizimit nė autoklavė a mund ta dėmtojnė apo ndryshojnė sipėrfaqen e tyre prerėse?
Pėr kėtė ēėshtje flitet nė njė artikull tė publikuar nė "Journal of Coservative Dentistry" tė maj-qershor 2015. Autorėt e kėtij studimi kanė marrė nė konsideratė instrumentet nė NiTi si Mtwo (VDW) dhe ProTaper (Dentsply) qė i janė nėnshtruar cikleve tė sterilizimit nė autoklavė nė kushte tė standardizuara dhe mė pas janė skanuar me mikroskop me forcė atomike AFM pas 1,5 dhe 10 ciklesh. Instrumente jo tė sterilizuar janė pėrdorur si grup kontrolli. Tre parametra topografikė vertikalė si lartėsia maksimale (MH), devijimi mesatar standard (RMS) i ashpėrsisė sipėrfaqėsore dhe ashpėrsia aritmetike mesatare (AMR) janė matur me mikroskop me forcė atomike (AFM).


Pėr tė testuar ndryshimet ėshtė pėrdorur analiza e variancės me testin e Tukey. Nga rezultatet e pėrftuara nga ky studim mund tė dalim nė pėrfundimin se:
• tė dy llojet e instrumenteve nė studim (Protaper e Mtwo) kanė treguar shumė parregullsi nė sipėrfaqe edhe para se ti nėnshtroheshin sterilizimit nė autoklavė
• sterilizimi nė autoklavė provokon njė shtim tė ashpėrsisė sipėrfaqėsore tė instrumenteve nė NiTi
• shtimi i ashpėrsisė ėshtė drejtpėrdrejt proporcional me numrin e cikleve tė autoklavės nė tė cilėt instrumentet janė ekspozuar
• edhe njė sterilizim i vetėm nė autoklavė shkakton njė shtim domethėnės tė ashpėrsisė sipėrfaqėsore tė tė dy tipeve tė instrumenteve


Kur njė stomatolog pėrdor instrumente nė NiTi pėr trajtimet e endodoncisė duhet tė jetė i ndėrgjegjshėm qė kėto instrumente pėr tė shtjelluar mė sė miri cilėsitė e tyre mekanike, duhet tė konsiderohet si njė pėrdorimėsh. Nėse duan qė t'i ripėrdorin pėr motive ekonomike ėshtė mirė qė tė reduktohen ciklet e tyre tė pėrdorimit nė mėnyrė shumė tė limituar dhe tė mbahet parasysh se edhe sterilizimi i kėtyre pajisjeve nė autoklavė ėshtė motiv stresi dhe pėrdorimi i sipėrfaqes sė prerjes i bashkohet asaj derivuese nga puna nė kanalet e rrėnjėve.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 118 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D