Workflow dixhital, me gjurmė optike nė rehabilitimet estetike

Protezim | 31 Mars 2016 |

Workflow dixhital, me gjurmė optike nė rehabilitimet estetike


Prezantim dhe pėrmbledhje: Stomatologjia dixhitale ka si objektiv pėrmirėsimin e nivelit tė cilėsisė sė terapisė stomatologjike; specifikisht mundėson njė precizion mė tė lartė diagnostikues, njė standardizim tė procedurave terapeutike, duke eliminuar kėshtu mundėsinė e gabimeve gjatė fazave tė ndryshme klinike dhe me pas bėn tė mundur pėrdorimin ekskluziv tė dosjeve dixhitale duke pėrftuar kėshtu modele virtuale 3D tė harkatave dentare me njė komfort mė tė madh nga ana e vetė pacientit, reduktim tė kohėve nė poltron dhe tė kostove relative.


Objektivat: Objektivi primar dhe vlerėsimi cilėsor i workflow-t dixhital nė njė rast tė rehabilitimit protetik nė sektorin estetik. Falė skanerit intraoral Carestream CS3500 procesi i dixhitalizimit fillon qė nga pėrftimi i gjurmės, duke kaluar njė hap tė metodikave rehabilituese qė pėrdorin teknologjitė CAD/CAM tė kombinuara me teknika tė gjurmės tradicionale. Nė kėtė mėnyrė anashkalohen tė gjithė gabimet e mundshme qė lidhen me destabilitetin dimensional tė materialeve tė gjurmės dhe qė janė nė gjendje tė tkurrin shkumėsin qė nevojitet pėr tė realizuar modelin.


Materiale dhe metoda: Pacientja F.B, 47 vjeē, u paraqit pranė UOD tė Implantoprotezave, pasi kishte nevojė pėr rehabilitimin e sektorit qė pėrfshihej nga 1.3 deri nė 2.3. Elementet 1.3 dhe 2.3 u pėrgatitėn me chamfer dhe u evidentuan si shtylla protetike.  U morr dhe u punua gjurma dixhitale e harkatave dentare tė pacientes duke pėrdorur skanerin Carestream CS 500 Ņ dhe softuerin SC3500 Acquisition. Ky softuer mundėson rikonstruksionin tredimensional tė dy harkatave duke i regjistruar nė mbyllje qendrore, laterale dhe me zgjatje. Saktėsia e gjurmėve dixhitale garanton njė saktėsi optimale dhe adaptim tė protezės si nga ana funksionale si nga pikėpamja estetike, duke reduktuar nė minimum rregullimet. Modelet virtuale tė harkatave dentare janė dėrguar nė laboratorin odontoteknik, i cili ka parashikuar qė tė procedojė dosjen nė format STL dhe tė projektojė materialin protetik nėpėrmjet softuerit ExoCad Dental. Kėshtu u realizua njė protezė me 6 elementė nė zirkon monolitik duke lėnė njė hapėsirė vestibulare prej 0,8 mm pėr shtresėzimin e qeramikės. Pėr tė thjeshtuar kėtė operacion ėshtė realizuar edhe njė model stereolitografik nė resinė mbi bazėn e gjurmės dixhitale, nė tė cilėt lidhet struktura nė zirkon pėr punimin final. Puna nė fund u dorėzua dhe u ēimentua me ēimento tė dyfishtė. 


Diskutim dhe konkluzione: Ky studim dėshmon se vlefshmėria e workflow-t dixhital, duke verifikuar karakteristikat kryesore: marrja e gjurmėve e shpejtė dhe komode, mungesa e materialeve tė rėnda nė zgavrėn e gojės, eliminimi i shqetėsimeve qė lidhen me refleksin e tė vjellit, reduktimi i pasazheve klinike dhe tė laboratorit me pasojė reduktimin e mundėsive pėr tė gabuar, precizion mė i madh dhe besueshmėri krahasuar me gjurmėt tradicionale. Njė avantazh i rėndėsishėm i gjurmės dixhitale ėshtė mundėsia pėr tė verifikuar precizonin e pėrgatitjes sė elementėve tė modelit virtual njėkohėsisht me procedurat e pėrftimit dhe nėse ėshtė e nevojshme tė sjellė korrigjimet e nevojshme dhe tė menjėhershme. Pėr atė ēka i pėrket precizonit, literatura afirmon qė niveli i saktėsisė sė teknikės dixhitale ėshtė adekuat ndaj kėrkesave klinike duke treguar njė boshllėk margjinal tė materialeve protetike shumė mė tė ulėt se 120 mikron. Nė gjendjen aktuale nuk ka rezultuar tė jetė zhvilluar njė protokoll pėr tė kryer njė skanim intraoral tė standardizuar. Pranė UOD tė Impltanoprotezave tė Departamentit tė Shkencave ondontostomatologjike dhe maksilo-faciale tė Sapienza Universita di Roma, po eksperimentohet "modus operandi" duke e standardizuar kėshtu nė mėnyrė qė tė bėhet mė i thjeshtė dhe mbi tė gjitha mė i besueshėm pėrdorimi i skanerėve intraoral.

Autorė: G. Piantedosi, F. De Angelis, G. Pignatiello, E. Brauner, S. Di Carlo : Università degli Studi di Roma "La Sapienza". Dipartimento di Scienze Odontostomatologiche e Maxillo-Facciali

Puna ėshtė vlerėsuar si publikimi mė i mirė gjatė Kongresit tė 3-tė, ANDI Roma Giovani. Si ēmim u dha njė bursė studimi prej 1.000 eurosh nga presidenti i CAO Roma Brunello Pollifrone dhe nga presidenti ANDI Roma Sabrina Santaniello pėr Giuseppe Piantedosi.


 




Shtyllat protetike 1.3, 2.1 dhe 2.3 të përgatitura për chamfer
Skaneri intraoral Carestream CS3500
Skanimi optik i harkatës së sipërme – pjesa okluzale
Skanimi optik i harakatave në okluzion – pjesa vestibulare
Struktura në zirkon e pozicionuar në modelin në rezinë
Prova e strukturës në zirkon në gojë
Proteza në zirkon e përfunduar në qeramikë e vendosur mbi model
Proteza në zirkon e përfunduar në qeramikë të cementuar në gojë

 

 

Bibliografia:
1) Ahrberg D, Lauer HC, Ahrberg M, Ėeigl P.: Evaluation of fit and efficiency of CAD/CAM fabricated all-ceramic restorations based on direct and indirect digitalization: a double-blinded, randomized clinical trial. Clin Oral Investig. 2015 Jun 14.
2) Boeddinghaus M, Breloer ES, Rehmann P, Ėöstmann B.: Accuracy of single-tooth restorations based on intraoral digital and conventional impressions in patients. Clin Oral Investig. 2015 Nov;19(8):2027-34. doi: 10.1007/s00784-015-1430-7. Epub 2015 Feb 20.
3) Li RĖ, Choė TĖ, Matinlinna JP.: Ceramic dental biomaterials and CAD/CAM technology: state of the art. J Prosthodont Res. 2014 Oct;58(4):208-16. doi: 10.1016/j.jpor.2014.07.003. Epub 2014 Sep 22.
4) Ng J, Ruse D, Ėyatt C: A comparison of the marginal fit of croėns fabricated ėith digital and conventional methods. J Prosthet Dent. 2014 Sep;112(3):555-60. doi: 10.1016/j.prosdent.2013.12.002. Epub 2014 Mar 11.
5) Yuzbasioglu, E., Kurt, H., Turunc, R., & Bilir, H. (2014) Comparison of digital and conventional impression techniques: evaluation of patients' perception, treatment comfort, effectiveness, and clinical outcomes. BMC Oral Health, 14, 10

Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 102 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D