Artikaina apo lidokaina, cilėn tė pėrdorim? Literatura nuk ndihmon nė zgjedhje

Farmakologji | 22 Mars 2016 |

Artikaina apo lidokaina, cilėn tė pėrdorim? Literatura nuk ndihmon nė zgjedhje


"Infiltrimet bukale tė artikainės nuk janė mė efikase krahasuar me bllokimin e nervit alveolar tė poshtėm me lidokainė dhe vendimi pėr llojin e anestetikut qė duhet pėrdorur duhet tė bazohet nė konsiderata qė lidhen me pacientin, koston dhe kohėn."


Ky ėshtė konkluzioni i njė rishikimi nė literaturė, drejtuar nga George Battler dhe Jamshaid Mansoor i Shkollės sė Stomatologjisė nė Universitetin e Manchester, nė pėrpjekje pėr t'iu pėrgjigjur njė prej dilemave klasike pėr sa i pėrket anestezisė lokale nė fushėn e stomatologjisė. Siē shihet, provat shkencore mundėsojnė njė pėrgjigje mjaft tė dobėt dhe akoma provizore, shkaktuar edhe nga cilėsia e keqe e studimeve tė publikuara deri mė sot.


Kėrkuesit kanė vendosur qė tė pėrfshijnė nė analizė vetėm studime rastėsore tė kontrolluara qė janė pėrballur me dy anestetikėt nė molarėt e pėrhershėm mandibular dhe kanė gjetur vetėm dy, qė kanė treguar pėrqindje suksesi tė lidokainės midis 55,6 dhe 69,2 % dhe tė artikainės midis 65,4 dhe 70,4 % dhe nuk kanė qenė nė gjendje qė tė pėrcaktojnė njė diferencė domethėnėse midis dy teknikave. Battler dhe Mansoor kanė sugjeruar qė tė kryhen studime tė reja me metodologji mė rigoroze: tė projektuara nė crossover, me pacientė tė grupuar sipas grupmoshave homogjene me kritere strikte pėrfshirjeje, me pėrkufizim preciz tė anestezisė sė injektuar, me njė matje objektive tė rezultateve dhe me njė ballafaqim tė kryer nė dhėmbėt controlateral.


Lidokaina konsiderohet nga shumė persona si standardi i artė pėr anestezinė e molarėve mandibular, megjithatė artikaina po fiton njė popullaritet nė rritje falė thjeshtėsisė sė injektimit dhe komoditetit pėr dentistin. Lidokaina, sintetizuar nė tė largėtin 1943,  ka qenė anestetiku i parė lokal me mė shumė se 20 milion shishe tė shitura nė 2008, por bėhet fjalė pėr njė tė dhėnė fuqimisht nė rėnie krahasuar me 10 vjet para kur ishin 35 milion, ndėrkohė paralelisht ka pasur njė pėrhapje nė rritje tė artikainės.


"Megjithatė - sė fundmi kėrkuesit e Manchester - duke qenė se kosto e njė shisheje lidokaine nė Britaninė e Madhe ėshtė mė e ulėt se ajo e artikainės me shumė mundėsi mund tė dalim nė pėrfundimin se lidokaina konfirmohet pėr momentin si metodika mė e mirė kosto-efikasitet pėr dentistin"


Adamo Calatroni


Pėr mė shumė: Bartlett G, Mansoor J. Articaine buccal infiltration vs lidocaine inferior dental block - a review of the literature. Br Dent J. 2016 Feb 12;220(3):117-20.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 109 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D