Pėrdorimi i anestetikėve lokalė nė pedodonti: udhėzime

Pedodonci | 7 Mars 2016 |

Pėrdorimi i anestetikėve lokalė nė pedodonti: udhėzime


Menaxhimi dhe kontrolli i dhimbjes nė moshė pediatrike shpesh ėshtė i vėshtirė pėr tu arrirė dhe kėrkon njė kujdes tė veēantė nga ana e mjekut. Gjatė injektimit tė anestezisė lokale nė stomatologjinė pediatrike, dentisti duhet tė shqetėsohet kryesisht qė pacientit tė vogėl t'i injektojė dozėn e duhur (mbi bazėn e peshės) pėr tė minimizuar mundėsinė e helmimit dhe tė reduktojė kohėzgjatjen e anestezisė qė mund tė ēojė nė trauma aksidentale nė buzė, gjuhė dhe nė indet e buta. Njė teknikė korrekte e injektimit tė anestetikut lokal dhe njohja e neuroanatomisė sė kokės dhe tė qafės janė thelbėsore dhe ndihmojnė nė minimizimin e komplikimeve (si pėr shembull, hematoma, kontraktime tė muskujve tė nofullės qė pengojnė hapjen e gojės, injeksione intravaskulare). Ēėshtje tjetėr bazė ėshtė edhe mbledhja e kujdesshme e anamnezės klinike tė pacientit qė ėshtė thelbėsore pėr tė ulur riskun e pėrkeqėsimit tė kushteve mjekėsore gjatė kurave dentare.


Shumė agjentė anestetikė lokalė janė tė disponueshėm pėr tė thjeshtuar menaxhimin e dhimbjes te pacientėt e stomatologjisė. Janė dy tipe tė pėrgjithshėm tė formulimit tė anestetikėve kimikė lokalė:
1) tė jashtėm (pėr shembull, Prokaina, Benzokaina, Tetrakaina)
2) amid (pėr shembull, Lidokaina, Mepivacaina, Prilokaina, Artikaina).
Anestetikėt lokalė janė vazodilatatorė, pėr kėtė arsye vazodilatatorė (si Epinefrina, Levonodefrina, Noradrenalina) i shtohen anestetikėve lokalė pėr tė shtrėnguar venat e gjakut nė zonėn e injektimit, duke ulur shkallėn e pėrthithjes sė anestetikut lokal nė gjak dhe si pasojė riskun pėr helmim dhe duke zgjatur kėshtu efektin anestetik nė zonėn e interesuar.


Pėr anestetikėt qė pėrmbajnė vazodilatatorė duhet tė tregohemi tė kujdesshėm:
Epinefrina pėr shembull nuk rekomandohet pėr pacientėt me hipertiroidizėm dhe doza e saj duhet tė reduktohet nė minimum te pacientėt e trajtuar me antidepresivė triciklikė pėr tė mos provokuar aritmi. Levonordefrina dhe noradrenalina janė absolutisht tė parekomandueshme pėr pacientėt me sėmundje tė rėndėsishme kardiovaskulare, keqfunksionim tė tiroides, diabet ose ndjeshmėri ndaj sulfiteve dhe ata nė trajtim me inhibitorė tė monoamino-oksidazės (IMOA), antidepresivė triciklikė ose fenotiazin. Kur pėrdoren gaze tė halogjenizura pėr anestezi tė pėrgjithshme, miokardi ėshtė i sensibilizuar ndaj epinefrinės pra nė kėto situata tė imponon kujdes nė pėrdorimin e njė anestetiku lokal.


Duhet edhe tė kujtohet se nėse njė anestetik lokal injektohen nė njė zonė tė infektuar, efekti i tij do vonohet apo edhe do frenohet. Procesi inflamator nė njė zonė tė infektuar ul pH e indit ekstra-qelizor nga vlera e tij normale (7.4) nė 6 ose mė tė ulėt. Ky pH i ulėt frenon efektin e anestetikut.
American Academy of Pediatric Dentistry (AAPD), ka vendosur kėto udhėzime pėr tė ndihmuar mjekėt qė tė marrin vendimet nė fushėn e anestezisė lokale pėr tė kontrolluar dhimbjen te tė porsalindurit, fėmijėt, adoleshentėt dhe te individėt me nevoja pėr asistencė speciale shėndetėsore gjatė trajtimeve stomatologjike. Kėto udhėzime janė njė pėrditėsim i kontrollit nė 2009 dhe bazohen nė njė kėrkim tė ri sistematik tė literaturės nėpėrmjet PubMed®. Udhėzimet janė ilustruar te fotot e mėposhtme.




Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Bibliografia:
Guideline on Use of Local Anesthesia for Pediatric Dental Patients. Pediatric Dentistry, Volume 37, Number 5, September-October 2015, pp. 71E-77E(7)


Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 122 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D