Anestezia nė mandibulė te fėmijėt vė nė rrezik dhėmballėt e pjekurisė

Pedodonci | 28 Janar 2016 |

Anestezia nė mandibulė te fėmijėt vė nė rrezik dhėmballėt e pjekurisė


Tė bėsh anestezi nė nervin e poshtėm alveolar te fėmijėt nga 2 deri nė 6 vjeē mund tė ndėrpresė zhvillimin e molarit tė tretė, i njohur ndryshe si dhėmballa e pjekurisė. Rezultatet e njė studimi epidemiologjik retrospektiv tė zhvilluar nė Universitetin Tufts nė Boston dhe i publikuar te Jada (Journal of amerikan dental association) janė si nė vijim: "Molari i tretė ėshtė i vetmi dhėmb i njeriut qė zhvillohet plotėsisht pas lindjes. Folikuli i tij (kėshtu quhet struktura embrionale nga i cili do tė zhvillohet) fillon tė zhvillohet rreth moshės 4 ose 5 vjeē, nė njė zonė poshtė indeve tė buta tė mandibulės, shumė afėr zonės nė tė cilėn zakonisht injektohet anestezia pėr bllokimin e nervit tė poshtėm alveolar (lanb)" - fillon Jerry Swee, dentist pediatėr te Tufts dhe autor i parė i artikullit, duke shpjeguar qė te fėmijėt dhėmbi qė nuk zhvillohet ėshtė pikėrisht molari i tretė. "Agenesis i tij ėshtė e shpeshtė, duke mundur tė prekė 43% tė meshkujve dhe 36,1% tė femrave" - vijon Swee.


"Teori tė ndryshme kanė kėrkuar tė shpjegojnė se pse te dalja normale e dhėmbėve nuk zhvillohet pikėrisht ai dhėmb: defekt gjenetik ose faktorė mjedisor si traumat, procese infektive, mungesa tė ushqyesve ose ekspozimi ndaj toksinave mjedisore. Megjithatė asnjė nuk e kishte menduar injektimin e anestetikut pėr bllokimin e nervit tė poshtėm alveolar, procedurė e pėrdorur nė stomatologjinė pediatrike."


Prandaj dentistėt e Tufts kanė verifikuar supozimin duke identifikuar 439 pjesė tė zhvillimit tė mundshėm tė molarit tė tretė nė mandibulė nė radiografitė e 220 pacientėve tė vegjėl tė ndjekur nga vetė ato, duke i ndarė nė 2 grupe: nė grupin e parė (376 pjesė tė mandibulės), ishin radiografitė e pacientėve qė nuk kishin marrė anestezi nė mandibulė; te grupi tjetėr (63 pjesė) ishin radiografitė e fėmijėve qė i ishin nėnshtruar lanb. Nuk kishte gjurmė tė folikulit dentar nė 7,9% tė pjesėve tė atyre qė kishin marrė anestezi nė krahasim me 1,9% tek ata qė nuk kishin marrė, me njė rrezik prej 4,35 herė mė tė madh tė agenesis tė molarit tė tretė nė mandibulė. "Diferenca midis dy grupeve nuk ėshtė e rastėsishme" - thotė Swee, duke shpresuar qė kėto rezultate, tė parat nė llojin e tyre tė konfirmohen nga studime e ardhshme mbi raste mė tė mėdha.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 116 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D