Epidermoliza flluskoze simplex te pacientėt pediatrik: si duhet tė lėvizė stomatologu

Pedodonci | 19 Janar 2016 |

Epidermoliza flluskoze simplex te pacientėt pediatrik: si duhet tė lėvizė stomatologu

Epidermoliza flluskoze (EF) ėshtė njė grup heterogjen i sėmundjeve tė trashėgueshme tė karakterizuara nga brishtėsia ekstreme e lėkurės dhe mukozave

Lara Figini


Epidermoliza flluskoze (EF) ėshtė njė grup heterogjen i sėmundjeve tė trashėgueshme tė karakterizuara nga brishtėsia ekstreme e lėkurės dhe mukozave. Kėto sėmundje tė trashėgueshme pėrbėhen nga njė deficit ose ndryshime tė disa proteinave tė lėkurės me funksion ngjitės ndėrqelizor qė sjellin formimin e flluskave pas traumave mekanike qofshin edhe tė lehta. Ka katėr tipe kryesore tė EF qė ndryshojnė nė mėnyrė gjenotipike dhe fenotipike:
Simplex (EFS),
Kryqėzuese (JEF),
Distrofike (DEF) dhe
Sindroma Kindler.
Metoda ideale pėr tė diagnostikuar kėtė patologji ėshtė mikroskopi me transmision (TEM). Spektri klinik i epidermolizės flluskoze varion nga forma tė hershme vdekjeprurėse te format me njė pritshmėri tė jetės normale.
Tipi mė i pėrhapur i EF -sė ėshtė epidermoliza flluskoze simplex (EFS), qė pėrfshin mė sė shumti kėmbėt, duart dhe qafėn. Te kjo patologji zbulohen edhe lezione orale (Shih figurat 1, 2 dhe 3).


Fig 1: flluska në pjesën e fortë të qiellzës në rastet e epidermolizës flluskoze simplex
Fig 2: shfaqje të epidermolizës flluskoze simplex në duar dhe te gishtat
Fig 3: flluskë e pranishme në pëllëmbën e dorës së djathtë

Por ēfarė masash apo rekomandimesh duhet tė sigurojė stomatologu pėrpara pacientėve tė vegjėl tė prekur nga kjo patologji?
Nė njė studim, i publikuar nė International Journal of Clinical Pediatric Dentistry, Shtator - Dhjetor 2015,pėrshkruhet rasti i njė vajze 10 vjeē me EFS, duke nėnvizuar karakteristikat klinike dhe masat paraprake qė stomatologu dhe prindėrit duhet tė marrin pėr tė ndihmuar qė pacientja tė pėrmirėsojė cilėsinė e jetės, specifikisht nė lidhje me fushėn oro-dentale.
Te kjo vogėlushe EFS -ja ėshtė diagnostikuar nga pediatri qė pas lindjes, e konfirmuar nga analizat nė TEM. Dieta e vajzės parashikonte domosdoshmėrisht vetėm ushqime tė buta. Higjiena orale duhej tė ndiqej nė mėnyrė tė rregullt dhe me saktėsi me njė furēė dhėmbėsh prej gome shumė tė butė dhe pastė me bazė fluori. Nė ekzaminimin intraoral vogėlushja tregonte gjatė daljes sė dhėmbėve qė qiellzėn e kishte tė mbushur me flluska (Fig.1), ndėrsa gjuha kishte karakteristika normale.
Duart e saj ishin distrofike (Fig. 2) dhe kėrkonin mbrojtje tė vazhdueshme me doreza pėr tė shmangur ēdo impakt. Dora e saj e djathtė kishte njė flluskė tė shpuar (Fig. 3). Pėrballė kėtij rasti autorėt e studimit kanė kryer takime stomatologjike tė shpeshta mujore pėr tė kontrolluar gjendjen e flluskave dhe pėr tė parandaluar kariesin. Pėr tė lehtėsuar ndjesinė e djegies te gingivat gjatė dhe pas pėrtypjes kanė sugjeruar pėrdorimin e njė xheli me bazė aloe vera, qė duhet pėrhapur te flluskat dhe gingivat, pėrveē pėrdorimit tė njė shpėlarėsi me bazė enzimash bioaktive (Biotene, GlaxoSmithKline) pėr tė forcuar dhe ndihmuar sistemin imunitar tė pėshtymės dhe pėr tė mbrojtur sipėrfaqet e mukozave.


Kontrolli i higjienės orale nė shtėpi, shmangia e ushqimeve kariogjene dhe kontrolli i kariesit nėpėrmjet pėrdorimit tė pastave me bazė fluori dhe furēave shumė tė buta dhe kontrollet stomatologjike tė shpeshta madje mujore janė themelore pėr tė evituar trajtimet stomatologjike qė te pacientėt e vegjėl tė prekur nga EFS -ja mund tė pėrkeqėsojnė nė mėnyrė drastike kuadrin e tyre tė patologjisė orale, pėr pėrdorimin e nevojshėm tė mjeteve invazive ose prerje afėr lėkurė dhe mukozės nga ana e stomatologut, duke marrė nė konsideratė edhe hapjen e kufizuar tė gojės nga ana e pacientes si pasojė e plagėve dhe dhimbjes.


Nė kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Pėrktheu: Valbona Spahia


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 111 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D