Cilėt faktorė ndikojnė nė shkallėn e kėnaqėsisė sė njė personi qė ka protezė totale?

Protezim | 14 Dhjetor 2015 |

Cilėt faktorė ndikojnė nė shkallėn e kėnaqėsisė sė njė personi qė ka protezė totale?


Prof. Sara Alfadda e King Saud University nė Riyadh ka publikuar nė revistėn JADA (Journal of the American Dental Association) nė shtator raportin e njė studimi tė kryer pėr tė kuptuar shkallėn e kėnaqėsisė sė njė personi qė mban protezė totale.
Pėr tė realizuar studimin janė marrė nė ekzaminim 124 pacientė qė mbanin protezė totale nga viti 2009 deri nė 2013.


Pacientėt janė vlerėsuar nga 3 stomatologė tė cilėt nuk kanė qenė tė pėrfshirė nė realizimin e protezave, ata kanė vlerėsuar estetikėn, qėndrueshmėrinė, saktėsinė okluzale. Pacientėt janė ftuar pėr tė dhėnė votėn e tyre, nga 1 (tė pakėnaqur) deri nė 5 (tė kėnaqur), nėpėrmjet njė pyetėsori vetėvlerėsimi qė ekzaminonte: qėndrueshmėrinė, komfortin, aftėsinė fonetike, estetikėn.


Pikėt mesatare qė janė zbuluar nga prof. Alfadda ishin 3,6 pėr ato qė kanė protezė nė njėrėn nga harkatat e dhėmbėve dhe 4,0 pėr tė dyja harkatat. Lidhja e rėndėsishme nė mėnyrė statistikore ėshtė zbuluar ndėrmjet kujdesit okluzal tė zbuluar dhe shkallės sė kėnaqėsisė sė pacientit.
Pacientėt pa dhėmbė kanė nė ditėt e sotme mundėsinė pėr tė zgjedhur midis njė game tė gjerė zgjidhjesh riaftėsuese por proteza totale, falė edhe mbėshtetjes ekonomike, ėshtė njė zgjidhje riaftėsuese qė mund tė kėnaqė pacientėt.


Faktorėt qė ndikojnė mė shumė shkallėn e kėnaqėsisė sė pacientit janė 4:
1) Qėndrueshmėria e punimit e arrirė me pėrdorimin e dy fiksuesve me implant dhe nga mbajtja e thjeshtė e nofullave.
2) Lidhja e saktė midis muskulaturės sė gojės dhe kreshtės sė mbetur qė ndikon komfortin, qėndrueshmėrinė e protezės dhe shqiptimin.
3) Cilėsia e indeve tė buta dhe fluksi i pėshtymės ndikojnė pėrshtatjen e protezės.
4) Raporti pozitiv mjek - pacient i pėrfunduar me shpėrndarjen psikologjike tė riaftėsimit.


Ky i fundit, aspekti komunikues i marrėdhėnies sė pėrfunduar me pėrfshirjen psikologjike tė vetė pacientit  ėshtė faktori mė i rėndėsishėm pėr kėnaqjen. Rėndėsia e instruksioneve tė dhėna pėrpara dhe pas dorėzimit tė protezės dhe follow up - it tė saj nė kohė.


Nėn kujdesin e: Davis Cussotto, stomatolog


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 80 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D