Mbėshtetja e toksinės botulinium nė trajtimet e kafshimit tė thellė: ēfarė thonė studimet

Farmakologji | 30 Nėntor 2015 |

Mbėshtetja e toksinės botulinium nė trajtimet e kafshimit tė thellė: ēfarė thonė studimet

Lara Figini


Toksina botulinium ėshtė njė neurotoksinė e fuqishme bakteriale e prodhuar nė mėnyrė tė natyrshme nga Clostridium botulinum qė mund tė shkaktojė paralizė tė muskujve, atrofi dhe dobėsi.
Janė identifikuar shtatė serotipe tė dalluar botulinium: tip A, B, C1, D, E, F dhe G.


Midis shtatė neurotoksinave botulinium, ajo e tipit A (BTXA) ėshtė pėrdorur gjerėsisht nė trajtimin e shumė ērregullimeve neuromuskulore, si spazma distonike, spazma e qepallave, spazma tetanosi, dridhje, lėndimet sportive dhe spazma tė muskujve temporo - mandibular.


Nėse toksina botulinium injektohet te njė muskul i shtrirė, kryen njė efekt paralizimi duke frenuar lėshimin e acetilkolinės nga mbaresat e fijeve nervore kolinergjike nė kryqėzimet neuromuskulore, me pasojė dobėsinė dhe atrofinė e fibrave muskulore lokale. Ja pėrse gjen aplikime klinike pėr trajtimin e sėmundjeve tė shkaktuara nga kontraktimi i tepėrt i muskujve.


Nė gnatologji pėr shembull ėshtė parė nga studimet e kryera in vitro te kafshėt qė neurotoksina BTXA e injektuar te muskuli masseter ēon nė njė reduktim tė aktivitetit tė muskulit dhe nė doza mė tė mėdha tė toksinės sė injektuar i korrespondon njė depresion mė i madh i aktivitetit muskulor.
Pėr kėtė argument ėshtė folur gjerėsisht nė numrin e nėntorit 2015 tė revistės Ortodontics and Craniofacial Research. Autorėt kanė marrė nė konsideratė pesėdhjetė e dy minj Wistar meshkuj, me moshė: 70 ditėsh dhe i kanė ndarė nė mėnyrė rastėsore nė katėr grupe.
Grupi 1: tė cilėve i ėshtė menaxhuar intramuskuli nė muskulin e djathtė masseter 7,5 U i BTXA (0,3 ml),
Grupi 2: tė cilėve i ėshtė menaxhuar intramuskuli 5,0 U nė muskulin e djathtė masseter
Grupi 3: tė cilėve i ėshtė menaxhuar intramuskuli 2,5 U nė muskulin e djathtė masseter
Grupi 4: ose grupi i kontrollit qė nuk ka marrė injektime tė BTXA.
Njė elektrodė ėshtė implantuar pėr tė regjistruar aktivitetin muskulor tė muskulit masseter te minjtė. Njė javė mė pas minjtė janė ushqyer ēdo dy orė dhe mė pas janė regjistruar sinjalet elektromiografike (EMG) gjatė orės sė parė. Tė gjithė sinjalet janė regjistruar pėr 12 javė dhe janė analizuar me njė llogaritje statike.


Rezultatet e arritura nga autorėt kanė qenė si mė poshtė:
Pas injektimit tė neurotoksinės BTXA aktiviteti i muskulit masseter ėshtė zvogėluar me 99% gjatė javės sė parė dhe gradualisht ėshtė regjistruar njė rikuperim i aktivitetit muskulor nga java e tretė te Grupet 1 - 3. Nė javėn e 12, aktiviteti muskulor ėshtė rikuperuar nga 41% e Grupit 1 dhe 2 dhe nga 56,26% nė Grupin 3. Asnjė ndryshim i rėndėsishėm i aktivitetit tė muskujve nuk ėshtė vėzhguar te Grupi 4 (grupi i kontrollit).
Nga studimet e kėrkimit in vitro te kafshėt ėshtė parė qė injeksioni i toksinės botulinium tip A mund tė ēaktivizojė transmetimin e sinjaleve tė acetilkolinės dhe nėse pėrdoret nė muskulin masseter mund tė reduktojė funksionet muskulore tė tij, duke rritur kėshtu efikasitetin e trajtimit tė korrigjimit tė kafshimit tė thellė dhe nė tė njėjtėn kohė tė pėrmirėsojė formėn branchyphalic tė fytyrės. Por duhet qė tė kushtojmė shumė vėmendje pėr dozat e injektuara, sepse dozave mė tė mėdha tė toksinės sė injektuar i korrespondon njė depresion mė i madh i aktivitetit muskulor. Pėrveē kėsaj studime tė tjera duhet tė kryhen pėr tė hetuar nėse injektimi i BTXA mund tė shkaktojė atrofi muskulore tė pėrhershme.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Bibliografia:
Changes of masseter muscle activity following injection of botulinum toxin type A in adult rats. Tsai CY, Lei YY, Yang LY, Chiu WC. Orthod Craniofac Res. 2015 Nov;18(4):202-11

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 87 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D