Nė endodonti shkaqet kryesore tė dėshtimit tė ritrajtimeve mund tė jenė: njė trajtim primar jo efikas, infektimi pėrsėri i kanalit tė rrėnjės nga humbja ose infiltrimi i mbushjes sė kurorės, infeksioni jashtė rrėnjės, lezionet cistike dhe trupat e huaj qė lidhen me nxjerrjen e dendriteve gjatė trajtimit tė kanalit.
Nė literaturė studime tė shumta ballafaqojnė efikasitetin e ritrajtimeve duke krahasuar teknikat ose mjetet e pėrdorura, por pothuajse asnjė, pėrveē atyre qė do tė pėrmendim mė poshtė shkurtimisht, nuk ka vlerėsuar efektet qė mund tė kenė tretėsit e ndryshėm nė sasinė e dendriteve apikale tė nxjerra jashtė , tė dobishėm pėr tė shpėrbėrė mbushjet e kanaleve.
Por nga tė dhėnat e pakta tė pranishme nė kėrkim duket se sasia e dendriteve apikale tė nxjerra jashtė dhe kohėzgjatja e ritrajtimeve janė tė reduktuara nė mėnyrė tė konsiderueshme nėse pėrdoret njė tretės specifik pėr tė hequr mbushjet e mėparshme tė kanaleve.
Heqja e mbushjeve cement dhe tė gutaperkės sė kanaleve mund tė arrihet me:
Sistemet (NiTi)
Sistemet me ultratinguj
Sistemet laser
Tretėsit
Midis tretėsve qė janė nė treg disa janė mė specifikė pėr mbushjen me rezinė cement, disa pėr mbushjet cement me bazė eugenoli dhe disa pėr gutaperkėn.
Nė studimin e fundit tė publikuar nė Journal of Endodontics nė shtator 2015 hetohet pikėrisht sasia e dendriteve apikale tė nxjerra jashtė si pasojė e ritrajtimeve tė kanaleve tė mbushura me cement tė ndryshėm me bazė rezine ose jo dhe gutaperka duke pėrdorur tretėsit e mėposhtėm:
A) Resosolv (Pierre Rolland, Merignac, Francė) ėshtė njė tretės i prodhuar nė mėnyrė specifike pėr tė shpėrbėrė mbushjet me bazė rezine dhe pėrmban 95% tė di-metil-formamide dhe 1% - 2% tė Cinnamomum cassia (e njohur edhe si kanella Kineze).
B) Endosolv E (Septodont, Paris, Francė) ėshtė njė tretės specifik pėr mbushjet me bazė eugenoli. Endosolv E pėrmban 50% - 90% tetrakloro etilen, 2,5% - 10% izopentil acetat dhe 1% timol.
C) Guttasolv (Septodont) ėshtė njė tretės me bazė eukalipti, pėr tė zbutur gutaperkėn.
Nė kėtė studim in vitro autorėt kanė marrė nė konsideratė 90 dhėmbė qendror dhe anėsor tė mandibulės. Dhėmbėt janė trajtuar nė mėnyrė endodontike duke pėrdorur sistemin reciprok # 25. 08 nė nikel titan dhe janė ndarė nė mėnyrė tė rastėsishme nė 6 grupe.
Nė:
Grupet 1,2 dhe 3, kanalet e rrėnjėve janė mbushur me cement me bazė rezine epoksidike dhe gutaperka
Grupet 4,5 dhe 6 kanalet janė mbushur me cement me bazė oksidi zinku - eugenol dhe gutaperka.
Ēdo dhėmb ėshtė lidhur nė njė ampulė xhami pėr eksperimentim.
Tė gjitha mbushjet e kanaleve janė hequr mė pas me sistemin ProTaper pėr ritrajtimet nė nikel-titan.
Gjatė procedurės sė ritrajtimet janė shtuar tretėsit e mėposhtėm:
Nė grupin 1: Resosolv
Nė grupin 4: Endosolv E
Nė grupin 2 dhe 5: Guttasolv
Grupet 3 dhe 6 kanė paraqitur grupin e kontrollit pėr dy lloje tė ndryshme cementi tė kanaleve dhe te kėto grupe nuk janė pėrdorur tretės.
Kohėt e kėrkuara pėr ritrajtimet janė regjistruar.
Nga rezultatet in vitro tė kėtij studimi vihet re qė tretėsit janė shumė tė dobishėm pėr tė reduktuar qoftė kohėn e kryerjes sė vetė trajtimit qoftė nxjerrje e dendriteve pėrtej majės, pra kėshillohen gjerėsisht. E sigurt ėshtė qė kanė nevojė pėr mė shumė studime analoge pėr tė ofruar mė shumė tė dhėna pėr krahasim.
Sasia e dendriteve apikale tė nxjerra jashtė dhe koha e nevojshme pėr ritrajtim zvogėlohen nė mėnyrė tė konsiderueshme nėse pėrdoret njė tretės specifik pėr tė shpėrbėrė mbushjen e kanaleve. Tretėsi Guttasolv (grupi 2 dhe 5), lejon qė tė arrihet njė reduktim i sasisė sė dendriteve apikale tė nxjerra jashtė dhe koha qė kėrkohet pėr ta pėrfunduar trajtimin pėr tė dyja mbushjet e kanaleve, qoftė me bazė eugenoli qoftė me bazė rezine.
Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33
Bibliografia:
Do the Sealer Solvents Used Affect Apically ExtrudedDebris in Retreatment? Burhan Can Cøanakcøi,Ozgur Er, e Asiye Dincer, JOE Volume 41, Number 9, September 2015
Pėrktheu: Valbona Spahia