Sedacioni i ndėrgjegjshėm enteral nė kirurgjinė orale. Chloro Dimetyl Diazepam (CDDZ) dhe Chloriazepoxide nė krahasim

Farmakologji | 13 Nėntor 2015 |

Sedacioni i ndėrgjegjshėm enteral nė kirurgjinė orale. Chloro Dimetyl Diazepam (CDDZ) dhe Chloriazepoxide nė krahasim

P. Stefani, M. Bordin,  I. Boscolo, G. Manani


Hyrje: Sedacioni i ndėrgjegjshėm enteral pre-operativ nė stomatologji ėshtė njė praktikė e dobishme kur pėrdoret nė mėnyrėn e duhur. Ai redukton ose eliminon ankthin dhe pėrgjigjet ndaj stresit te pacienti stomatologjik dhe lehtėson kryerjen e operacioneve mė pas, mes tė cilave kanulimi i venės ose kryerja e njė anestezie lokale nė zgavrėn e gojės. Nė kėtė studim  kemi dashur tė vlerėsojmė efektet anksliotike tė dy benzodiazepinave duke qenė se i njihet kėtyre barnave aftėsia pėr tė reduktuar aktivitetin e aksit hipotalamus - hipofizė - gjėndra mbiveshkore dhe sekretimin e epinefrinės duke reduktuar ose eliminuar pėrgjigjet kardiovaskulare tė pacientit dhe ndryshimi i efekteve te rruazat e bardha tė gjakut tė shkaktuara nga stresi. Janė pėrdorur dy benzodiazepina anksiolitike, CDDZ (ose delorazepam) (EN®) dhe chloriazepoxide klorhidrat (Librium®), tė disponueshėm nė treg.


Materiale dhe metoda: Kėrkimi ėshtė kryer te 40 pacientė qė i janė nėnshtruar ndėrhyrjeve nė kirurgjinė orale nė klinikė tė ndarė nė mėnyrė tė rastėsishme nė dy grupe me nga 20 pacientė secili, duke i dhėnė privilegj ndėrhyrjeve pėr heqjen e molarit tė tretė ose ndėrhyrjeve pėr njė ose dy implante. Tė gjithė pacientėt i janė nėnshtruar vlerėsimit fizik, klinik, psikologjik dhe pėr rrezikun e ndėrhyrjes. Me rastin e vizitės pre -operative ēdo pacient ėshtė dėrguar pėr tė referuar pėrpara ndėrhyrjes intensitetin e ankthit ose frikės tė matur sipas shkallės analogjike nė vijim: pa ankth - 1 pikė; pak nė ankth - 2 pikė; diskrete - 3 pikė; e lartė - 4 pikė; shumė nė ankth - 5 pikė; ankth i eliminuar - 6 pikė. Intensiteti i dhimbjes sė perceptuar ėshtė vlerėsuar nė fund tė ndėrhyrjes sipas shkallės sė mėposhtme analogjike: pa dhimbje - 1 pikė; pak - 2 pikė; mjaftueshėm - 3 pikė; i lartė - 4 pikė; shumė i lartė - 5 pikė. Pas konsensusit tė informuar, grupi i parė (grupi I) ėshtė trajtuar me chloriazepoxide kapsula me 10 mg x 3 (30mg) dhe grupi i dytė (grupi II) me CDDZ me pika prej 1 mg (ml 1 = 1 mg), marrje per os rreth 30 minuta pėrpara ndėrhyrjes. Karakteristikat antropologjike, lloji dhe zgjatja e ndėrhyrjes janė ilustruar nė tabelėn 1. Anestezia lokale u krye me bllokimin e nervit alveolar inferior, tė muskulit buccinator dhe infiltrimi retromolar me artikainė 4% + epinefrinė 1:200:000 te ndėrhyrjet pėr heqjen e molarit tė tretė nė nofullėn e poshtme dhe me anestezi lokale me artikainė 4% + epinefrinė 1:000:000 nė ndėrhyrjet e tjera. Vlerėsimet statistikore janė shprehur, kur ka qenė e nevojshme, si mesatare ± DS. Diferenca midis grupeve ėshtė vlerėsuar nėpėrmjet analizės sė variancės dhe nevojės korrekte nėpėrmjet ÷2  sipas Yates. Ėshtė zgjedhur niveli i probabilitetit p<0,05.

Grupet

Mosha

Pesha (kg)

Gjatėsia (cm)

Gjinia (M/F)

Ndėrhyrja: heqje/implant

Kohėzgjatja e ndėrhyrjes (min)

Grupi I (n=20)

51,7Ą16,5

66,2Ą5,3

164,0Ą4,3

19/21

19/21

37,7Ą13.1

Grupi II (n=20)

44,6Ą19,4

65,5Ą9,8

166,4Ą7,8

18/22

17/23

44,4Ą17,7

Kuptimi

F=1,1; n.s.

F=0,1; n.s.

F=0,9; n.s.

¦Ö2=0,0; n.s.

¦Ö2=0,0; n.s.

F = 1,3; n.s.

Tab. 1: Karakteristikat antropologjike dhe lloji i ndėrhyrjes te tė dyja grupet e pacientėve: Mesatarja±DS.

Rezultate: Asnjė ndryshim nuk ėshtė vėnė re midis karakteristikave antropologjike, fizike, tė llojit, tė kohėzgjatjes sė ndėrhyrjes dhe tė intensitetit tė dhimbjes te tė dyja grupet (tab. 1). Niveli i ankthit dhe frika pre-operative ėshtė rezultat mesatar i pėrfshirė nė tė dy grupet midis nivelit diskret dhe tė lartė. (tab. 2).
Te pacientėt e trajtuar me chloriazepoxide lehtėsimi i ankthit dhe frikės gjatė operacionit ka qenė midis nivelit mjaftueshėm dhe shumė i lartė. Te pacientėt e trajtuar me CDDZ lehtėsimi i ankthit dhe frikės gjatė operacionit ka qenė midis niveleve i lartė dhe shumė i lartė. Ndryshimi midis grupeve ka rezultuar mjaft i lartė (tab.2)

Grupi

Ankthi preoperativ (pikėt)

Ankthi gjatė operacionit (pikėt)

Dhimbja gjatė operacionit (pikėt)

Grupi I (n=20)

3,6±0,9

3,0±0,9

1,3±0,5

Grupi II (n=20)

3,8±0,7

4,4±1,2

1,4±0,6

Kuptimi

F= 0,4; n.s

F=9,4; p<0,001

F=0,1; n.s.


Tab. 2 Pikėt e ankthit pre-operativ dhe gjatė operacionit pas trajtimit anksiolitik te tė dyja grupet e pacientėve. Mesatarja±DS.


Diskutime: Studimi kishte pėr qėllim verifikimin nėse dozat e vendosura tė chloriazepoxide dhe tė CDDZ mund tė shkaktonin efekte anksiolitike tė ngjashme edhe pse paraqesin karakteristika farmakokinetike tė ndryshme. Pas  chloriazepoxide nėn formėn e kapsulave, fillimi i efektit (20-30 min), shfaqja e pikut (60-120 min) dhe eliminimi (5-30 orė) janė shumė tė ndryshme nė krahasim me CDDZ. Ndėrsa pikat e CDDZ e fillojnė efektin pas 4 - 6 minutave, kanė njė pik pėrqendrimi 45 - 50 minuta dhe njė eliminim mė tė ngadaltė (80 - 120 orė). Nė studimin tonė dozat e pėrdorura tė chlordiazepoxide i korrespondojnė dozave maksimale tė treguara nė rastin e ankthit tė lehtė (1,0 mg per os). Rezultatet tona kanė treguar se pėr intensitetin e ankthit dhe frikės pre-operative, dozat e CDDZ tė pėrdorura kanė rezultuar mė tė mira se ato tė chloriazepoxide.
Efekti anksiolitik i marrė me CDDZ per os identifikon objektivat e teknikės sė "sedacionit tė ndėrgjegjshėm enteral". Kjo teknikė ka qėllimin kryesor tė sigurojė nivele tė larta tė qetėsisė pak minuta pas mikėpritjes nė sallė. Nė fakt, pacienti shfaq pothuajse nė mėnyrė tė pavetėdijshme pas disa minutash njė relaksim tė muskujve, qetėsi mendore psikike dhe emocionale dhe pak pėrgjumje nė mėnyrė qė ndikimi i takimit dhe operacionet pasuese qė tolerohen lehtėsisht. Kohėzgjatja e efekteve anksiolitike, pėr shkak tė kohėzgjatjes mė tė madhe tė eliminimit tė ilaēit, vazhdojnė gjatė dhe pas ndėrhyrjes duke lejuar qė pacienti tė pėrballojė me qetėsi mė tė madhe shqetėsimet e periudhės post - operative. Chloriazepoxide, nė tė kundėrt, qėndron nė organizėm pėr kohė shumė mė tė shkurtra nė krahasim me CDDZ pa siguruar nė tė gjitha rastet nivelet qė zgjasin tė anxiolysis post-operative, duke mos u mbajtur nga disa si ilaēi i zgjedhur pėr trajtimin e ankthit.
Sedacioni i ndėrgjegjshėm enteral me CDDZ ėshtė metoda mė e dobishme edhe me doza tė vogla anksiolitiku. Duke pėrdorur doza tė dyfishta tė (2 ml pika - 2 mg) CDDZ efekti do tė rezultonte edhe mė efikas nė veēanti te pacientėt fobik ose qė preken nga kriza paniku. Kur CDDZ pėrdoret pėrpara teknikave tė sedacionit tė ndėrgjegjshėm me thithje ose endovenoz, ai paraqet njė integrim tė detyrueshėm pėr tė parandaluar efektet nga stresi peri-operativ.


Bibliografia
1) Lu DP, Lu WI. Practical oral sedation in dentistry, part I: pre-sedation considerations and preparation. Compend Contin Educ Dent 2006;27:453-461.
2) Giordano R, Grottol S, Brossa B, Pellegrino M, Nestifends S, Lanfranco F, Glanotti L, Ghigo E, Avert E. Alprazolam reduces the neuroendocrine response to insulin-induced hypoglycemia in human. Clin Endocrinol 2003;59:314-320.
3) Suresch PS, Kouer BC, Effect of acute and chronic stress on leucocyte count modulation by chlordiazepoxide: Immunopharmacol Immunotoxicol 2012;34:586-589.
4) Greenblatt DJ, Shoder RI, Franke K, Hamatz SS. Pharmacokinetics of chlordiazepoxide and metabolites following single and multiple doses. Int J Clin Pharmacol 1978;18:486-493.
5) Baskin ST, Estale A. Is chlordiazepoxide the rationale choice among benzodiazepine? Pharmacotherapy 1982;2:110-119.
6) Bareggi R, Leva S, Truci G, Zecca L, Pirola R, Smirne S. Pharmacokinetics and bioavailability of intravenous and oral chlordemethyldiazepam in humans. Eur J Clin Pharmacol 1988;34:109-112

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 98 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D