Studimi klinik vėzhgimor mbi pėrdorimin e urave Maryland nė kompozitė tė pėrforcuar me fibra (FRC): sukseset dhe dėshtimet nė 5 vite

Protezim | 27 Tetor 2015 |

Studimi klinik vėzhgimor mbi pėrdorimin e urave Maryland nė kompozitė tė pėrforcuar me fibra (FRC): sukseset dhe dėshtimet nė 5 vite

Urat Maryland nė kompozitė tė pėrforcuar me fibra (FRC) janė tipologji protezash fikse tė pjesshme (FPD) qė janė propozuar pėr tė riaftėsuar hapėsira tė reduktuara pa dhėmbė qoftė tek individė adoleshentė qoftė te tė rriturit.

E. Spinas, M.Aresu, F. Canargiu


Urat Maryland nė kompozitė tė pėrforcuar me fibra (FRC) janė tipologji protezash fikse tė pjesshme (FPD) qė janė propozuar pėr tė riaftėsuar hapėsira tė reduktuara pa dhėmbė qoftė tek individė adoleshentė qoftė te tė rriturit. Pėrfaqėsojnė njė alternativė evolutive nė krahasim me urat Maryland tradicionale me strukturė metalike me dy kapje fundore nė formė krahu dhe njė urė me elementė nė materiale estetik pėr tė zėvendėsuar dhėmbin qė mungon.
Ky lloj i urave Maryland pėrodet shpesh nė zėvendėsimin e pėrkohshėm tė elementėve dentar agenesis, nė pritje tė trajtimeve pėrfundimtare tė protezave dhe implanto - protezik.
Studimi i Spinas, Aresu dhe Canargiu i Universitetit tė Cagliari - t ka pėrfshirė njė numėr tė gjerė kampionėsh me 50 individė, tė rritur dhe adoleshent, qė i nėnshtrohen trajtimit riaftėsues me FPD-FRC dhe ka hetuar sjelljen orale tė punimeve tė realizuara me teknikėn framework indirekte.
Pas 5 vitesh tė kontrollit tė 67 FPD-FRC kanė rezultuar tė papėrshtatshėm 7 punime: 4 pėr shkak tė dėshtimit tė strukturės dhe 3 tė tjerat pėr shkak tė fenomeneve infiltrative tė vulės margjinale.
Nga tė dhėnat e paraqitura rezulton qė riaftėsimi i zonave tė pjesshme pa dhėmbė  jo nė tė gjithė harkatėn e dhėmbėve (gjerėsia maksimale 8 mm) mund tė jetė nė mėnyrė tė vlefshme e kryer me punime fikse tė tipit FPD -FRC. Kėto punime kanė treguar mbajtjen e kėrkesave tė mjaftueshme funksionale dhe estetike; veēanėrisht, nė fund tė periudhės sė vėzhgimit, te grupi i adoleshentėve me 32 punime tė vendosura plot 30 paraqisnin funksionin normal, ndėrsa grupi i tė rriturve me 35 FPD-FRC tė vendosura, 30 paraqisnin funksionin normal.
Raporti kosto/pėrfitim nė lidhje me teknikat tradicionale riaftėsuese dhe reduktimi i heqjes sė indeve dentare tė nevojshme pėr vendosjen, aspekt shumė i rėndėsishėm nė rastin e pacientėve me moshė tė re, janė faktorė qė duhet tė merren nė konsideratė me kujdes. Edhe kohėt e vendosjes pėrfundimtare mund tė jenė tė kufizuara dhe rezultati estetik komplesiv i pranueshėm.

 

Pėrmbledhje e punuar nga Anna Maria Melica, Koordinatore Shkencore e "Dental Cadmos"


Pėrktheu: Valbona Spahia




Fig. 1 Rasti 1: Agenesis e incizivit të sipërm në anën e djathtë (pamje ballore)
Fig. 2 Agenesis e incizivit të sipërm në anën e djathtë (pamje okluzale)
Fig. 3 Dizenjo dhe përhapja e përgatitjes së FPD e modelit në shkumës
Fig. 4 Pacienti  me FPD - FRC (kontrolli pas një viti)
Fig. 5 Rasti 2: Situata fillestare: mungesa e molarit të parë në nofullën e poshtme
Fig. 6 Heqja e mbushjes para ekzistuese në kompozitë dhe përgatitja e kutisë mbajtëse
Fig. 7 Punimi FPD-FRC në modelin e shkumësit, përmasa e urës është e asimilueshme me atë të një premolari (pamje linguo - okluzale)
Fig. 8 Pamja orale e FPD-FRC: kontrolli pas tre vjetësh
Fig. 9 Punimi i përfunduar në modelin e shkumësit
Fig. 10 Punimi i përfunduar në gojë

Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 105 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D