Ndryshimi i vlerave hemodinamike pas marrjes sė benzodiazepinės. Literatura tregon dozat e duhura pėr kontrollin e ankthit

Farmakologji | 13 Tetor 2015 |

Ndryshimi i vlerave hemodinamike pas marrjes sė benzodiazepinės. Literatura tregon dozat e duhura pėr kontrollin e ankthit

Shpesh ankthi dhe frika qė duhet t’i nėnshtrohen kurave stomatologjike ēon pacientėt nė lėnien pas dore tė kontrolleve dhe shmangien e kurave stomatologjike

Lara Figini


Shpesh ankthi dhe frika qė duhet t'i nėnshtrohen kurave stomatologjike ēon pacientėt nė lėnien pas dore tė kontrolleve dhe shmangien e kurave stomatologjike, prandaj tek kėto pacientė hasim njė incidencė mė tė madhe tė patologjive dentare dhe orale.
Kontrolli i ankthit dhe frikės shpesh mund tė arrihet nėpėrmjet njė bisede tė thjeshtė por ndonjėherė kėrkon pėrdorimin e ilaēeve.
Trajtimi qė mundėsisht mė shpesh shkakton stresin dhe frikėn ėshtė heqja e dhėmballėve tė treta (dhėmballėt e pjekurisė), qė jo rrallė herė kėrkojnė marrjen e ilaēeve anksiolitike pėr tė reduktuar sasinė e shqetėsimit nga ana e pacientit  nė lidhje me kėtė lloj ndėrhyrjeje kirurgjike dhe pėr tė lejuar profesionistin tė punojė me lirshmėri mė tė madhe.


Kontrolli i ankthin nė mėnyrė farmakologjike ėshtė njė mjet i dobishėm dhe mund tė kryhet me qetėsi nė njė klinikė dentare me kusht qė dentisti tė kontrollojė me kujdes gjendjen e shėndetit tė pėrgjithshėm tė pacientit. Kjo paraqet njė zgjedhje tė sigurt, me kosto tė ulėt nė krahasim me trajtimin e kryer me anestezi tė pėrgjithshme nė njė mjedis spitalor. Anksiolitikėt qė pėrdoren zakonisht nė klinikat dentare i pėrkasin kategorisė sė benzodiazepinės dhe janė pėr shembull midazolam dhe diazepam.
Kėto ilaēe ushtrojnė njė farė ndikimi te disa parametra hemodinamikė, si presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrės, siē kanė treguar studime tė ndryshme nė literaturė dhe mė specifikisht njė artikull i publikuar te Oral Maxillofacial Surgery nė Shtator 2015.


Nė kėtė studim, tė rastėsishėm, janė analizuar dhe krahasuar ndryshimet hemodinamike pas marrjes sė midazolam 7,5 mg dhe diazepam 10,0 mg te pacientėt e shėndetshėm qė i janė nėnshtruar ndėrhyrjeve kirurgjike tė heqjes sė dhėmballėve tė treta nė nofullėn e poshtme. Janė pėrfshirė 120 pacientė dhe janė ndarė nė tre grupe:
Grupi 1 (diazepam dhe placebo),
Grupi 2 (midazolam dhe placebo),
Grupi 3 (diazepam dhe midazolam)
Ēdo individ i ėshtė nėnshtruar dy ndėrhyrjeve kirurgjike tė dhėmballėve tė treta nė nofullėn e poshtme nė raste tė ndara nė anestezi lokale.
Autorėt kanė regjistruar dhe analizuar parametrat hemodinamikė: presionin sistolik, presionin diastolik dhe presionin mesatar tė gjakut (SBP, DBP,e MBP, pėrkatėsisht); frekuencėn kardiake (FK); ngopjen me oksigjen (SpO2).
Parametrat e listuara mė lart janė monitoruar 5 herė sipas intervaleve tė mėposhtme:
T0: koha 0 bazė pėrpara marrjes sė ēdo ilaēi dhe pėrpara ndėrhyrjes kirurgjike
T1: menjėherė pėrpara kryerjes sė anestezisė
T2: 5 minuta pasi ėshtė kryer anestezia
T3: 10 minuta pasi ėshtė kryer anestezia
T4: nė fund tė ndėrhyrjes
Rezultatet e arritura nga autorėt janė si mė poshtė: janė gjetur diferenca statistikisht tė rėndėsishme pėrsa i pėrket frekuencės kardiake nė T2 dhe T3 (p<0,005) te grupi 2, me njė normė mė tė lartė tė verifikuar gjatė marrjes sė midazolam kundrejt placebo. Diferencat e rėndėsishme janė vėnė re nė T2, T3, T4 nė tė njėjtin grup, pėrsa i pėrket vlerat tė presionit, me vlerat mė tė larta nė mėnyrė kontekstuale me marrjen e midazolam. Nė Grupin 3 (diazepam dhe midazolam kundrejt njėra tjetrės), janė gjetur diferenca tė rėndėsishme nė presionin diastolik te T3 dhe T4, me vlera mė tė larta tė verifikuara me marrjen e diazepam. Pėrveē kėsaj njė frekuencė kardiake e lartė ėshtė verifikuar nė T3 me midazolam. Ndėrsa nuk ėshtė parė asnjė diferencė statistikore e rėndėsishme pėrsa i pėrket ngopjes me oksigjen.


Marrja e ilaēeve anksiolitike si diazepam dhe midazolam pėr kontrollin e ankthit gjatė ndėrhyrjeve stomatologjike mund tė jetė njė ndihmesė e madhe qoftė pėr pacientin nė ankth qoftė pėr mjekun por kėto ilaēe kanė njėfarė ndikimi te disa parametra hemodinamikė, si presion i gjakut dhe rrahjet e zemrės.


Dozat e kėshilluara nė kėtė studim (midazolam 7,5 mg dhe diazepam 10,0 mg) konsiderohen ideale, sepse reduktojnė ankthin e shkaktuar nga ndėrhyrja kirurgjike, duke lejuar bashkėpunimin e pacientit me komandat verbale tė mjekut dhe tregojnė efekte anėsore tė pėrmbajtura dhe tė kontrolluara nė klinikė, efekte anėsore qė shėnohen nga dozat e mėdha, ose kur kėto ilaēe merren nga enėt e gjakut.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Bibliografia:
Comparative study of hemodynamic changes caused by diazepam and midazolam during third molar surgery: a randomized controlled trial de Morais HH, Barbalho JC, de Holanda Vasconcellos RJ, Landim FS, da Costa Araśjo FA, de Souza Dias TG. Oral Maxillofac Surg. 2015 Sep;19(3):267-73.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 125 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D