Rėnia e dhėmbėve tė qumėshtit

Pedodonci | 6 Tetor 2015 |

Rėnia e dhėmbėve tė qumėshtit

Rėnia e dhėmbėve tė qumėshtit ėshtė njė fenomen fiziologjik qė fillon rreth moshės 6 vjeēare, me qėllim qė t’i lėnė vendin dhėmbėve tė pėrhershėm.


Rėnia e dhėmbėve tė qumėshtit ėshtė njė fenomen fiziologjik qė fillon rreth moshės 6 vjeēare, me qėllim qė t'i lėnė vendin dhėmbėve tė pėrhershėm.
Nė zhargonin mjekėsor, rėnia dhe zėvendėsimi i dhėmbėve tė qumėshtit me ato tė pėrhershėm quhet shkėmbim. Rėnia e dhėmbėve tė qumėshtit nuk vendoset me saktėsi se kur duhet tė ndodhė sepse tek disa fėmijė dhėmbi i parė bie nė moshėn 5 vjeē, ndėrsa disa tė tjerė i kanė ende tė 20 dhėmbėt e qumėshtit nė moshėn 7 vjeē.


Simptomat
Rėnia e dhėmbėve tė qumėshtit ėshtė njė proces zakonisht pa dhimbje, qė megjithatė mund tė shkaktojė bezdi kur njė dhėmbė qėndron i kapur pjesėrisht te gingiva (ose lėviz). Herė tė tjera dhėmbi mund tė jetė thyer si pasojė e rrėzimeve ose tronditjeve (ngjarje tė shpeshta te fėmijėt): nė tė tilla raste dhėmbi mund tė bjerė pėrpara kohe dhe procesi i shkėmbimit mund tė pėsojė disa ndryshime nė kohė. Edhe pse, nė situata fiziologjike, rėnia e dhėmbit tė qumėshtit nuk shkakton dhimbje te fėmija, gingiva mund tė fryhet dhe tė skuqet, sidomos nė ditėt para shpėrthimit tė dhėmbit tė pėrhershėm. Nėse, nė kėto raste, fėmija thotė se ka dhimbje tė gingivave, mund tė kėshillohet dhėnia e paracetamolit (vetėm sipas kėshillės sė dentistit) qė, pėrveē se zbut skuqjen parandalon edhe temperaturėn. Nė fakt, te disa fėmijė, dalja e dhėmbit tė pėrhershėm pas rėnies sė atij tė qumėshtit shkakton ngritjen e temperaturės trupore.
Edhe pse janė tė destinuar tė bien dhėmbėt e qumėshtit kanė detyra tė rėndėsishme: lejojnė njė pėrtypje efikase dhe njė prodhim tė tingujve nė mėnyrė tė pėrshtatshme, drejtojnė dhėmbėt e pėrhershėm nė pozicionin e tyre tė saktė dhe mbajnė njė hapėsirė tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e dhėmbėve tė pėrhershėm. Pavarėsisht frekuencės dhe rendit tė rėnies sė dhėmbėve tė qumėshtit nuk ka parametra konstantė te tė gjithė fėmijėt, por ėshtė mundur tė pohojmė se dhėmbėt e qumėshtit kanė tendecėn tė bien sipas rendit qė kanė ndjekur kur kanė dalė. Sė pari bien incizivėt qėndror tė poshtėm; mė pas dy incizivėt qėndror tė sipėrm, molarėt e parė, kaninėt, molarėt e dytė e kėshtu me rradhė.


Nuk ėshtė ende e qartė arsyeja, por nga statistikat mjekėsore mund tė thuhet se rėnia e dhėmbėve fillon mė shpejt te femrat se te meshkujt.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 134 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D