Kurorat nė zirkon apo kurorat metalike - qeramike. Cila garanton njė konsumim mė tė vogėl tė dhėmbėve antagonist?

Protezim | 22 Shtator 2015 |

Kurorat nė zirkon apo kurorat metalike - qeramike. Cila garanton njė konsumim mė tė vogėl tė dhėmbėve antagonist?

Konsumimi i dhėmbėve ėshtė njė fenomen kompleks multifaktorial qė pėrfshin ndėrveprimin e faktorėve biologjik, mekanik dhe kimikė. Ai varet shumė nga lloji i okluzionit, nga toni muskulor, nga zakonet dietike individuale

Lara Figini


Konsumimi i dhėmbėve ėshtė njė fenomen kompleks multifaktorial qė pėrfshin ndėrveprimin e faktorėve biologjik, mekanik dhe kimikė. Ai varet shumė nga lloji i okluzionit, nga toni muskulor, nga zakonet dietike individuale, nga prania e patologjive tė gjymtyrėve dhe nga llojet e materialeve restauruese tė pėrdorura nė nivelin e zgavrės orale dhe nga disa para funksione.
Ngurtėsia e materialeve nga restaurimet dentare ndryshon nga ajo e dhėmbėve natyral dhe ėshtė pra e ndryshme dhe nga shkalla e konsumimit qė kėto materiale mund tė gjenerojnė te dhėmbėt antagonist.
Pėrparimi i konsumimit tė dhėmbėve ndikon nė shėndetin e sistemit stomatognatik me pasojė humbjen e pėrmasave vertikale, problematikave estetike, rritjen e ndjeshmėrisė sė dhėmbėve dhe funksion tė reduktuar gjatė pėrtypjes.
Pėr kėto arsye ėshtė e rėndėsishme tė dihet nėse materialet mė tė pėrdorura sot nė stomatologjinė protezike ofrojnė njė konsumim te dhėmbėt antagonist tė ngjashėm me atė tė dhėmbėve natyral ose mė tė madh dhe cilat midis kėtyre materialeve rezulton mė pak traumatik nė termat e konsumimit tė dhėmbėve antagonist.
Nga njė studim i publikuar te Journal of Prosthetic Dentistry nė shtator 2015 ėshtė parė qė kurorat me zirkon sjellin njė konsumim mė tė vogėl tė sipėrfaqeve antagoniste nė krahasim me kurorat metalike - qeramike, por sidoqoftė konsumimi ėshtė mė i madh nga ai qė sigurohet nga smalti natyral.
Autorėt nė studim kanė zgjedhur 10 pjesėmarrės tė tė dyja gjinive, midis moshės 18 dhe 35 vjeēare, qė kėrkonin njė riaftėsim me kurora protezike tė poshtme nė tė dyja anėt e nofullės dhe si antagonistė kishin dhėmbė natyral tė shėndetshėm. Pėr ēdo pjesėmarrės janė pėrgatitur njė kurorė nė zirkon dhe njė kurorė metalike - qeramike dhe janė cementuar njėra nė pjesėn e djathtė dhe tjera nė pjesėn e majtė. Konsumimi i smaltit natyral kundėr smaltit natyral ėshtė vlerėsuar si grup kontrolli. Pėr tė vlerėsuar konsumimin e elementėve antagonistė (premolarė dhe molarė), janė marrė gjurmė nė siloksan nė kohėn 0 (bazė) dhe 1 vit pas cementimit. Llogaritjet e rezultuara janė skanuar, duke pėrdorur njė skaner me dritė tė bardhė nė 3D, dhe nėpėrmjet software pėrkatės nė 3D ėshtė llogaritur sasia maksimale e konsumimit linear.
Rezultatet e arritura te ky studim pas njė viti nga cementimi i kurorave janė si mė poshtė :
- Konsumimi i smaltit natyral antagonist me kurorat metalike - qeramike ishte 69.20 ± 4.10 mikron pėr dhėmbėt premolar dhe 179.70 ± 8.09 mikron pėr dhėmbėt molar.
- Konsumimi i smaltit natyral antagonist me kurorat nė zirkon ishte 42.10 ± 4.30 mikron pėr dhėmbėt premolar dhe 127.00 ± 5.03 mikron pėr dhėmbėt molar.
- Ndėrsa konsumimi i smaltit natyral kundėr smaltit natyral ishte 17.30 ± 1.88 mikron nė pjesėn e premolarėve dhe me 35.10 ± 2.60 mikron nė pjesėn e molarėve.


Konsumimi okluzal i smaltit antagonist njė vit pas cementimit tė njė kurore metalike - qeramike ėshtė nė mėnyrė tė konsiderueshme mė i lartė (P<0,001) nė krahasim me kurorat nė zirkon. Tė dyja tipologjitė e riaftėsimit protezik rezultojnė mė shumė traumatike tė smaltit natyral tė dhėmbėve duke ofruar tė dy materialet njė konsumimim mė tė madh tė sipėrfaqeve antagoniste nė krahasim me atė qė sigurohet nga konsumimi smalt natyral kundėr smaltit natyral gjatė pėrtypjes.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Bibliografia:
Clinical study to evaluate the wear of natural enamel antagonist to zirconia and metal ceramic crowns. KailasMundhe,Veena Jain,Gunjan Pruthi, e Naseem Shah ; Journal of Prosthetic Dentistry 2015 Sep;114(3):358-63.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 133 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D