Mbajtja e higjenės tek pacienti qė ka protezė tė lėvizshme

Protezim | 12 Shtator 2015 |

Mbajtja e higjenės tek pacienti qė ka protezė tė lėvizshme

Protezat e lėvizshme e akumulojnė pllakėn bakteriale nė mėnyrė tė ngjashme me dhėmbėt natyral. Nga ana tjetėr, kanė sipėrfaqe shtesė qė favorizojnė kolonizimin e mikrorganizmave tė ndryshėm, mes tė cilėve Candida ose patogjenė nė rrugėt e frymėmarrjes.

S. Galli, A. Natali, A. Berzaghi, S. Bortolini, U. Consolo


Protezat e lėvizshme e akumulojnė pllakėn bakteriale nė mėnyrė tė ngjashme me dhėmbėt natyral. Nga ana tjetėr, kanė sipėrfaqe shtesė qė favorizojnė kolonizimin e mikrorganizmave tė ndryshėm, mes tė cilėve Candida ose patogjenė nė rrugėt e frymėmarrjes. Pllaka bakteriale e protezės mund tė jetė njė kėrcėnim pėr shėndetin e pacientėve tė prekshėm fizikisht qoftė nė mėnyrė tė lokalizuar, duke mbėshtetur stomatitin nga protezat, qoftė nė nivel sistemik, duke u larguar nga rezervuari i infeksionit. Mbajtja higjenike e protezave tė lėvizshme ėshtė pra, e rėndėsishme pėr shėndetin e pacientit dhe integritetin e protezės me kalimin e kohės. Mjete mekanike, mjete kimike dhe kombinim i tė dyjave janė tė disponueshme pėr tė lehtėsuar higjenėn e protezės. Mjetet mekanike, si larja me furēė dhe pėrdorimi i pastruesve me ultratinguj, janė efikas nė heqjen e pllakės, njollave tė errėta dhe mbetjeve tek proteza, por nuk janė tė mjaftueshme pėr tė larguar mikrorganizmat qė kolonizohen nė thellėsi tė materialit protezik. Mjetet kimike, nga ana e tyre, janė efikas nė disinfektimin e protezės, por jo tek heqja e njollave dhe pllakės bakteriale qė e pason. Pėr kėto arsye , qasja mė e mirė pėr pastrimin e protezave ėshtė protokolli i kombinuar, tek i cili strategjitė mekanike dhe kimike shėrbejnė pėr tė mbajtur protezat tė pastra dhe nė gjendje tė mirė. Higjena e pėrditshme e protezės sė lėvizshme ėshtė thelbėsore pėr kohėzgjatjen e trajtimit protezik dhe pėr shėndetin e indeve tė buta tė pjesės sė gojės qė ėshtė pa dhėmbė. Ndaj mėnyra mė e mirė e pastrimit ėshtė ajo qė bashkon tė dy mjetet mekanike dhe kimike, qė shoqėrohen me heqjen e protezės pėr disa orė nė ditė ose gjatė natės. Pra ėshtė e nevojshme qė stomatologu dhe higjenisti tė japin udhėzimet e duhura pėr pacientėt qė mbajnė proteza tė lėvizshme pėrsa i pėrket manovrave higjenike dhe t'i udhėzojnė ata qė tė kryejnė kontrolle periodike pėr tė kontrolluar aftėsinė e pacientit pėr mbajtjen e higjenės optimale. Megjithatė, manovrat e pastrimit mund tė kenė efekte anėsore, mbi integritetin e protezės, nėse pėrdoren pėr njė kohė tė gjatė. Prandaj ėshtė e nevojshme qė tė informohet pacienti qė ēdo lloj proteze ka njė jetėgjatėsi tė kufizuar dhe duhet tė ndėrrohet nė momentin qė ėshtė konsumuar shumė.


Artikulli i plotė gjendet nė seksionin Tė ndryshme nga dentistriaDownload Center.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 122 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D