Proteza nė kompozitė: zgjidhje riaftėsuese moderne

Protezim | 1 Shtator 2015 |

Proteza nė kompozitė: zgjidhje riaftėsuese moderne

Qėllimi i kėtij punimi ėshtė qė tė pėrshkruajė pėrdorimin e materialeve kompozitė tek protezat fikse. Mundėsia pėr tė pėrdorur rezinėn kompozitė pėr realizimin e kurorave dhe urave tek dhėmbėt natyral paraqet njė zgjidhje terapeutike inovative

G. Rappelli, E. Coccia, M. Procaccini


Qėllimi i kėtij punimi ėshtė qė tė pėrshkruajė pėrdorimin e materialeve kompozitė tek protezat fikse. Mundėsia pėr tė pėrdorur rezinėn kompozitė pėr realizimin e kurorave dhe urave tek dhėmbėt natyral paraqet njė zgjidhje terapeutike inovative dhe me interes tė sigurt kur duhet tė rivendoset estetika dhe funksioni duke ruajtur nė maksimum indin e dhėmbit tė shėndetshėm. Mes avantazheve tė ofruara nga ky material nė krahasim me sistemet tradicionale, si qeramika adezive integrale, ka mundėsi pėr tė kryer punime tė tjera estetike dhe riparime intraorale pa patur rrezik qė tė dėmtohet punimi i bėrė, lehtėsia e maskimit tė kufirit tė fundit edhe nė zona shumė tė dukshme, qėndueshmėria e mirė mekanike qė arrihet kurdo qė kompozita lidhet me fibra xhami.
Evoluimi i vazhdueshėm i teknikave dhe i materialeve adezive dhe nevoja nga ana e stomatologėve, protokollet klinike tė thjeshta, ergonomikė dhe tė besueshėm kanė pėrcaktuar njė pėrdorim mė tė madh tė rezinave kompozitė si materiale proteze. Kėto materiale nė fakt, lejojnė qė tė thjeshtohen procedurat klinike dhe tė reduktohen kostot dhe kohėt operativė, duke garantuar rezultate tė shkėlqyera estetikė dhe funksionalė. Mundėsia qė tė ngjitet rezina kompozitė me indet dentare lejon qė tė reduktohen nė minimum kostot biologjike dhe qė tė kryhen punime tė tjera estetike dhe riparime intraorale, nėse nevojitet, pa zėvendėsuar ex novo punimin protezik. Nė lidhje me restaurimet tradicionale nė metal-qeramikė ose nė qeramikė integrale. Kompozita duke qėnė se karakterizohet nga njė modul elasticiteti i ngjashėm me atė tė dhėmbėve natyral, lejon njė shpėrndarje homogjene tė stresit duke garantuar njė riprodhim besnik tė karakteristikave fizike dhe biomekanike tė indeve dentare.
Nė kėto dhjetė vjeēarėt e fundit, zhvillimi i teknikave dhe i materialeve dhe kėrkesa e vazhdueshme e mjekėve dhe pacientėve pėr zgjidhjen metal-free kanė pėrcaktuar lindjen e njė dege tė re stomatologjike: proteza adezive. Paralelisht me zhvillimin e qeramikave integrale adezive, pėrmirėsimi i sjelljes mekanike dhe estetike tė rezinave kompozitė ka hapur mundėsi tė reja pėr riaftėsimin protezik nė situata klinike specifike. Realizimi i kurorave protezike qė lejojnė njė riparim tė plotė tek sektorėt e poshtėm, pėrdorimi i kurorave tė pjesshme qė ofrojnė njė imitacion tė kufirit tė fundit tek sektorėt estetikė pavarėsisht mundėsisė pėr realizimin e urave tė vogla tė kapura janė shembuj tė dukshėm tė njė qasjeje moderne tek stomatologjia protezike.
Artikulli i plotė origjinal gjendet nė seksionin Tė ndryshme nga dentistriaDownload Center.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 124 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D