Objektiva:
Pėrshkrimi i trajtimit endodontik i njė incizivi qėndror me dy kanale dhe i karakterizuar nga kalcifikime tė zgjeruara, duke treguar sesi ėshtė e mundur tė pėrballohet dhe sesi mund tė jetė e komplikuar tė gjendet anatomia komplekse edhye pa referime.
Materiale dhe metoda:
Ndonjėherė njė radiogramė nuk ėshtė e mjaftueshme qė tė adresojė drejt zgjidhjes sė rasteve komplekse, sepse edhe njė analizė e kujdesshme, nė rastin e kalcifikimeve tė zgjeruara, mund tė jetė e pamjaftueshme pėr interpretimin nė mėnyrė tė saktė tė anatomisė sė rrėnjėve. Ėshtė e domosdoshme pra tė verifikohen klinikisht kushtet e elementit dentar, nėse ėshtė e mundur duke pėrdorur njė mikroskop, i cili falė faktorit tė fortė zmadhues, lejon qė tė vlerėsohen tė gjitha pjesėzat qė na ēojnė drejt identifikimit tė njė anatomie qė ndonjėherė nuk mund tė njihet nė mėnyrė tjetėr. Tė kombinuara nė mikroskop, majat e montuara me ultratinguj lejojnė qė tė punohet duke mbajtur njė shikueshmėri tė mirė tė fushės operatore. Duke gjetur gjurmėt endodontike, elementi nė fjalė ėshtė trajtuar sipas teknikės crown-down dhe ėshtė mbyllur me guta-percha(pajisje mjekėsore qė pėrbėhet zakonisht nga goma, ka plasticitet tė mirė dhe arrin deri nė 40° nxehtėsi) tė termoplastifikuar duke aplikuar valė tė vazhdueshme kondesimi.
Rezultate dhe pėrfundime:
Nė rastet komplekse, pėrveē se duhet t'i kushtohet vėmendje e veēantė nė fazėn diagnostikuese me qėllim qė tė plotėsohet njė plan i saktė trajtimi pėr elementin dentar qė ėshtė prekur, ėshtė thelbėsore tė trajtohet rasti klinik duke pėrdorur mėnyrat mė tė pėrshtatshme, si mikroskopėt operator dhe majat ultrasonike: kėto pajisje, nė fakt, mund tė jenė tė domosdoshme pėr tė plotėsuar trajtimin ednodontik tė elemetėve shumė tė kalcifikuar.
Artikullin e plotė e gjeni nė seksionin Tė ndryshme nga dentistria nė Download Center.
Pėrktheu: Valbona Spahia