Teknologjitė CAD/CAM nė shėrbim tė sektorit dentar

Protezim | 23 Qershor 2015 |

Teknologjitė CAD/CAM nė shėrbim tė sektorit dentar

Sektori i stomatologjisė ėshtė karakterizuar gjithmonė nga njė nivel i lartė i punimeve me dorė. Vitet e fundit evolucioni i teknologjive po avancon gjithnjė e mė shumė tek studimet dhe tek laboratorėt me njė seri teknikash tė punimeve pjesėrisht automatike qė nė kuptimin e gjerė quhen “CAD/CAM”.

Giovanni Giogetti, ing. Angelo Salamini


Sektori i stomatologjisė ėshtė karakterizuar gjithmonė nga njė nivel i lartė i punimeve me dorė. Vitet e fundit evolucioni i teknologjive po avancon gjithnjė e mė shumė tek studimet dhe tek laboratorėt me njė seri teknikash tė punimeve pjesėrisht automatike qė nė kuptimin e gjerė quhen "CAD/CAM".
Me CAD/CAM (shkurtimi i Computer-Aided Design dhe Computer-Aided Manufacturing) nėnkuptohet pėrdorimi i sistemeve tė integruara qė lejojnė njė kalim mė efikas dhe tė kontrolluar mes projektimit dhe prodhimit tė njė objekti tė caktuar.
Shpejtėsia me tė cilėn CAD/CAM ėshtė zhvilluar nė stomatologji, tek teknikėt e dhėmbėve dhe nė kirurgjinė maksilofaciale dhe shumėfishimi i sistemeve dhe ofertave nė treg ka krijuar njė farė vėshirėsie nė orientim pėr njė blerje tė mundshme ose thjesht nė vlerėsimin e efektivitetit tė tyre. Pėr tė ndihmuar nė qartėsimin e argumentit fillojmė duke pėrcaktuar se cili ėshtė workflow i parashikuar nga ky revolucion teknologjik (fig. 1).
Fillohet nga pėrpunimi dixhital 3D i njė goje/modeluesi/modeli nė shkumės, hapi i dytė ėshtė pėrfaqėsuar nga projektimi i objektit qė do realizohet dhe hapi i tretė dhe i fundit ėshtė prodhimi fizik i objektit.


Pėrpunimi dixhital 3D pėr njė klinikė ėshtė ajo e realizuar nėpėrmjet njė skaneri intraoral qė "dixhitalizon" direkt gojėn e pacientit duke zėvendėsuar marrjen klasike tė masės pėr protezėn. Skanerat nė fjalė mund tė pėrdorin ose jo pluhur, tė zbulojnė ose jo ngjyrėn natyrale tė dhėmbėve dhe mund tė jenė pak a shumė portativė ose fiksė.

Laboratori ka mundėsi tė marrė nė 3D njė model pėr marrjen e masave ose njė model nė shkumės me njė skaner "over-the-counter".

Kjo tipologji produktesh ndahet nė dy kategori: skanerat me kontakt dhe skanerat optikė. Saktėsia mė e madhe e njė skaneri me kontakt (nė tė cilin njė tregues fizik prek njė objekt dhe nė kthen pozitėn e saj hapsinore nė dixhitale) ėshtė nė dėm tė pėrvetėsimit, karakteristikė nė fakt themelore e skanerave optikė (nė tė cilėt njė burim drite ndriēon njė objekt dhe njė seri telekamerash zbulojnė dhe pėrvetėsojnė deformimin).
Nė kėtė pikė jemi gati pėr projektimin. Ekzistojnė njė numėr i mirė software tė aftė pėr tė kėnaqur sektorė tė ndryshėm tė stomatologjisė: nga protezat me prodhimin e kurorave, tek ortodoncia me pėrgatitje tė verifikimit tė radhitjes, tek kirurgjia e drejtuar pėr implantet, tek krijimi i referimeve mbi TC-nė pėr "cutting guide" nė kirurgjinė maksilofaciale, qė projektimi parashikonte njė element provizor, njė element gjysmė tė punuar pėr t'u "porcelanizuar", njė vijėzues dentar, njė model kirurgjikal apo tė tjera prodhimi i automatizuar bėhet kryesisht nė dy mėnyra: duke hequr ose duke shtuar material.
Heqja e materialit parashikon fillimin nga njė bllok materiali nė tė cilin pėrfshihet forma pėrfundimtare qė duhet tė arrihet dhe njė krah robotik i aftė pėr tė larguar, me mjete tė pėrshtatshme, materialin e tepėrt. Makineritė qė janė bazuar nė kėtė parim janė quajtura freza CNC (Computer Numeric Control) dhe ndryshojnė nė bazė tė shkallėve tė lirisė me tė cilėn ėshtė pajisur krahu robotik dhe shumėllojshmėrisė sė materialeve qė janė nė gjendje pėr tė punuar.
Shtimi i materialit ėshtė tipik tek printerat 3D domethėnė tė makinerive tė afta pėr tė konsoliduar shtresa tė njėpasnjėshme tė materialit deri nė realizimin e objektit pėrfundimtar. Pavarėsisht saktėsisė qė ėshtė nė lojė janė pėrmirėsuar nė masė tė madhe vitet e fundit, bluarja mbetet ende njė proēes prodhues mė i saktė. Nga ana tjetėr printerat 3D arrijnė t'i pėrgjigjen gjeometrive shumė komplekse dhe nė disa raste prodhohen vetėm me makineri tė tilla.

Ėshtė e nevojshme tė specifikohet qė njė zgjidhje e plotė CAD/CAM ėshtė sot e disponueshme nė treg si sistem i mbyllur ose i hapur. Disa fabrika furnizojnė njė seri pajisjesh duke lidhur tė njėjtat pajisje ose me vetė materialet ose duke i kaluar njė pjesė tė prodhimit qendrave tė tyre tė shėrbimit. Nė kėtė rast flitet pėr sistemin e mbyllur.
Sistemi i hapur pėrbėhet nga hardware dhe software tė aftė pėr tė ndėrvepruar lirisht me sistemet dhe materialet e fabrikave tė ndryshme.
Avantazhet e njė sistemi CAD/CAM janė: nė vend tė parė kontrolli dhe analiza e produktit pėrfundimtar. Siguria e projektimit dhe mbajtja e trashėsisė konstante ose spostimet e kontrolluara ose vlerėsimi i pranisė ose jo tė dhėmbėzimeve paraqet njė nga pikat e forta tė njė sistemi tė tillė.
Jo mė pak i rėndėsishėm ėshtė komunikimi dhe shkėmbimi i tė dhėnave ndėrmjet klinikės-laboratorit-pacientit qė mund tė jetė pėrmes e-mailit duke minimizuar rreziqet e humbjes sė informacionit, keqkuptimet dhe duke paraqitur gjithashtu edhe njė mjet tė ri marketing-u. Automatizmi i proceseve tė caktuara gjithashtu ofron prodhimin edhe jashtė orarit dhe tė ditėve tė punės.
Tek avantazhet e njė sistemi CAD/CAM nuk ėshtė pėrmendur koha e prodhimit. Pavarėsisht se ėshtė e diskutueshme qė njė sistem gjysmė automatik tė kalojė tek makinat ose tek software njė pjesė tė punės, qoftė nė sektori stomatologjik qoftė nė sektori i teknikėve tė dhėmbėve, dhe shumė do tė thonė pėr "fat tė mirė" , operatorė tė varur. Koha merr njė vlerė tė ndryshme pėr shkak tė specializimit tė lartė qė risia teknologjike fut: ėshtė si tė themi koha ėshtė reduktuar por cilėsia e kohės ėshtė mė e mirė.

Njė temė mė vete ėshtė ajo pėr materialet qė teknologjia CAD/CAM fut. Nė fakt sektori industrial njeh avantazhet e projektimit dhe prodhimit qė ka ndihmuar llogaritarin pėr shumė vite. Sektori dentar ka pėrfituar nga njė zvogėlimin e makinerive dhe njė qasje ndaj kostove. Por revolucioni i vėrtetė qėndron nė zhvillimin e materialeve pėr kompozitė dhe teknopolimereve gjithnjė e mė tė lehta pėr t'u punuar por nė gjendje pėr tė furnizuar direkt produkte tė pėrfunduara ose gjysmė tė punuara nga karakteristikat biomekanike tė avancuara.

Pėrfundime:
Shumė rrugė "teknologjike" ėshtė bėrė pėr tė paraqitur njė revolucion tė vėrtetė. Gjithnjė e mė nė rritje ėshtė interesi i sektorit mjekėsor pėr CAD/CAM qė po shtyn ndėrmarrjet e mėdha pėr tė investuar burime tė konsiderueshme pėr kėrkimin e zgjidhjeve gjithnjė e mė efikase, duke hapur zona tė reja zhvillimi dhe duke ofruar zgjidhje tė reja klinike, jo vetėm nė fazėn e stimulimit por praktikisht edhe me prodhimin e pajisjeve qė nuk ishin tė realizueshme disa vite mė parė. E ardhmja ėshtė gjurmuar dhe na rezervon surpriza tė mira.

Pėrktheu: Valbona Spahia

 


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Ekstremisht interesant ( 449 votim / mesatar 5 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D